8 MAJMUNET
(kjo histori eshte e bazuar ne nje eksperimet te vertete te bere ne Angli)Jane vendosur 8 majmune ne 1 dhome. Ne mes te dhomes eshte nje shkalle e cila te drejton ne nje grumbull me banane te varura nga nje cengel ne tavan.
Cdo here qe nje majmun perpiqet te hype shkallen per te kapur bananet, te gjithe majmunet e tjere sperkaten me uje akull te ftohte, gje e cila i torturon ata. Shume shpejt, cdo here qe nje majmun perpiqej te ngjiste shkallen, te gjithe majmunet e tjere hidheshin mbi te dhe fillonin ta rrihnin pasi nuk donin qe te sperkateshin. Se shpejti, asnje prej 8 majmuneve nuk guxonte te ngjitej ne shkalle.
1 nga majmunet ekzistues zevendesohet dhe futet nje majmun i ri. Sapo sheh bananet dhe shkallen, pyet veten se perse asnje nga majmunet e tjere nuk po ben dicka qe eshte kaq e qarte! Pa e menduar 2 here fillon te ngjise shkallen.
Te gjithe majmunet e tjere, i hidhen siper dhe fillojne ta rrahin si te cmendur. Majmuni i ri nuk e kishte idene se perse.
Gjithsesi ai nuk provon me qe te ngjise shkallen.
Nje majmun i dyte nga te vjetrit zevendesohet dhe futet nje i ri. I riu sapo sheh shkallen, shkon ta ngjise ate. Te gjithe majmunet sulen dhe e rrahin shume keq ate.
Edhe majmuni i ri, i futur pak me pare, merr pjese tek rrahja e sapo te futurit sepse te gjithe majmunet e tjere po e benin ate gje. Pavaresisht se ai vete nuk ka asnje ide se perse po e rreh majmunin.
Nje nga nje, te gjithe majmunet e vjeter zevendesohen. 8 majmunet e rinj jane tashme ne dhome. Asnjeri prej tyre nuk eshte sperkatur me uje akull te ftohte. Asnjeri prej tyre nuk tenton ta ngjise shkallen. Me entuziazmin me te madh, jane te gatshem te rrahin cdo majmun te ri i cili tenton te ngjise shkallen, edhe pse nuk kane asnje ide se perse po e bejne kete gje.
– Keshtu eshte se si traditat, sektet dhe sistemet e ndryshme krijohen dhe ndiqen.
Prandaj eshte mire qe te gjithe te mendohemi 2 here, kur ndjekim nje drejtim verberisht. Do te kishte me shume vlere, nese ne e kuptojme ate, nese ne zbulojme arsyet tona per ta ndjekur ate.