Forumi Kuq E Zi
10 njerëz në planet që besojnë se janë Zoti Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 njerëz në planet që besojnë se janë Zoti Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
10 njerëz në planet që besojnë se janë Zoti Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 njerëz në planet që besojnë se janë Zoti Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

10 njerëz në planet që besojnë se janë Zoti


Për disa jeta që kanë nuk është e mjaftueshme dhe janë në kërkim të një të dyte. Për të tjerë, besimi dhe feja është kthyer në një mënyrë për të bërë para.
Sido që të jetë, janë të paktën 10 persona në botë që aktualisht deklarojnë dhe pretendojnë se janë në një mënyrë ose tjerën “Zoti” apo Jezu Krishti.

1. Alan John “A.J” Miller
Një ish- drejtues i Dëshmitarëve të jehovait, A.J Miller krijoi fenë e tij në Australi. Ai pretendon se është rimishërimi i Jezusit dhe madje partnerja e tij është rimishërimi i Maria Magdalenas.

2. Apollo Quiboloy
Quiloboy është themeluesi i një Kishe me bazë në Filipine dhe deklaron se është “Biri i Atit të Shenjtë”. Ai është akuzuar për lavazh truri të pjesëtarëve të fesë së tij dhe për vrasjen e një familje në vitin 2008.

3. Charles Manson
Manson është i famshëm për vrasjen e aktores Sharon Tate, si dhe atë të gruas së regjisorit Roman Polanski. Megjithatë ai qëndron prapa shumë vrasjeve të tjera të viteve ‘60 në Kaliforni. Sipas Manson, ai parashikonte një luftë racore mes të bardhëve dhe të zinjëve në Amerikë, ku këta të fundit do të fitonin, por në drejtimin e familjes Manson. Në mënyrë që kjo luftë të niste, Manson dhe familja e tij (ndjekësit) nisën të vrisnin njerëz të pasur të bardhë.

4. Jehovah Wanyoni
Jehovah e konsideron veten Zot dhe djalin e tij Jezus. Nuk jemi të sigurt se cilin djalë në fakt, pasi ai ka 25 gra dhe 95 fëmijë. Jehovah deklaron gjithashtu se mund të kurojë AIDS. Përveç grave, ai ka edhe 1000 ndjekës që besojnë se është Zot.

5. Wayne Bent
Bent është lideri i Kishës “Lord Our Righteousness” në Meksikë. Ai pretendon se në vitin 2000, u kontaktua personalisht nga Zoti i cili i tha se ishte Bent ishte Messiah.

6. Hogen Fufunaga
Fukunaga themeloi kultin Ho No Hana në vitin 1987, pasi kuptoi se nuk ishte vetëm rimishërim i Jezusit, por gjithashtu edhe Buda, Siddartha Gautama. Kulti i Fukunagas konsiston në leximin e këmbës, nga ku ai mund të japë diagnoza dhe të parashikojë të ardhmen e njerëzve. Ai paguhej 900 dollarë për një lexim të këmbës. Fukunaga falimentoi në vitin 2001, pasi njerëzit kuptuan që ishte mashtrues. Ai u shpall fajtor për mashtrim dhe u dënua me 12 vite burg.

7. Ariffin Mohammed
Ariffin është lideri i një sekti në Malajzi të quajtur Kerajaan Langit. Ai pretendon se nuk është vetëm rimishërimi i Jezusit dhe Budës, por gjithashtu i Muhamedit dhe Shivës. Kulti i tij u përplas me gjyqin sharia dhe që prej 2009, Ariffin jeton në mërgim në Tailandë.

8. Inri Cristo
Irni pretendon se është Jezusi dhe ka udhëtuar nëpër botë duke u sjellë si i tillë dhe duke promovuar një epokë të re paqeje në tokë. Një pjesë e mirë e ndjekësve të tij janë vajza të reja megjithatë deri më tani nuk ka patur ndonjë skandal për të.

9. Shoko Asahara
Asahara krijoi grupin me emër Aum Shinrikyo, që ka për qëllim mësime biblike dhe u vetëdeklarua “Krishti”. Ai ka parashikuar profeci të ndryshme që lidhen me lufta bërthamore, konspiracione etj. Më i njohuri është parashikimi i tij në 1995, ku një sulm me gaz në Tokyo i mori jetën 13 njerëzve dhe u plagosën qindra të tjerë.

10. Vissarion
Sergey Torop pretendon se ka “rilindur” në vitin 1990 nën emrin Vissaron dhe është rikthimi i dytë i Krishtit. Sipas tij ai nuk është Zoti, por fjala e tij. Feja që praktikon është një kombinim mes asaj kristiano-ortodokse ruse dhe budizmi. Ndjekësit e tij e kanë të ndaluar të konsumojnë mish, alkool, duhan, ku dhe paraja është gjithashtu e dënuar. Raportohet se janë me qindra ndjekës që jetojnë në Rusi dhe besojnë tek Vissarion.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons