Tajlandë, ferma e rritjes së krokodilëve
Tajlandë, ferma e rritjes së krokodilëve Ferma ku rriten krokodilë është një industri e vërtet fitimesh dhe, pa frikë, mund të konsiderohet si një ndër bizneset me të ardhura me gjashtë zero.
Ky lloj biznesi është shumë i diskutueshëm, por vazhdon të jetë ende i ligjshëm për tregun e brendshëm. Në Tajlandë, miniferma rrisin krokodilë dhe më pas i vrasin për të përdorur lëkurën e tyre për çanta, portofolë, rripa.
Shoqatat në mbrojtje të kafshëve protestojnë vazhdimisht kundër vrasjes së tyre dhe përdorimit të lëkurës nga industria e modës. / Top Channel