Një avion i linjës malajziane MH17 me 295 vetë në bord është rrëzuar në Ukrainë, në afërsi të kufirit me Rusinë, është qëlluar me raketë tokë-ajër. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave avioni Boeing-777 i linjës Amsterdam-Malajzi, kishte humbur kontaktet me kullën qëndrore, ndërsa mësohet se për pasojë të gjithë 280 pasagjerët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit kanë gjetur vdekjen në aksident.
Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha për Associated Press se avioni ishte goditur nga një raketë në një lartësi prej 10.000 metrash.
Një burim i Reuters shprehet se avioni u gjet duke u djegur në tokë, në pjesën lindore të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë. Avioni pritej të hynte në hapësirën ajrore ruse në orën 17:20 sipas orës lokale, por kjo gjë nuk u arrit kurrë, shprehet një burim për agjensinë Reuters.
Ndërkohë separatistët rusë kanë mohuar çdo lidhje të tyre me këtë ngjarjes duke u shprehur se nuk ka në qenë ata që kanë qëlluar avionin pasi nuk kanë raketa që të godasin më shumë se 5000 metra lartësi, ndërkohë që avioni është goditur në lartësinë 10 000 metra mbi nivelin e detit.