Izraeli gjatë sulmeve në Gazë përdor telefonata paralajmëruese. “Lëshojeni shtëpinë, i keni pesë minuta deri te goditja e raketës”, i ka thënë një ushtar një gruaje.
Sawsan Kawarea, banore në Khan Younisa, ishte në shtëpi kur cingëroi telefoni.
“Ushtari më thirri në emër e pastaj tha: keni fëmijë, dilni jashtë. I keni pesë minuta”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
Pesë minuta më vonë raketa shkatërroi shtëpinë.
Telefonatat e tilla janë pjesë e strategjisë që Ushtria izraelite përdor që nga viti 2006.
Emri im është Danny. Jam zyrtar në shërbimin informativ. Për një orë do ta hedhim në ajër shtëpinë tuaj”, ishte telefonata që atëherë ka pranuar Mohammed Deb, para se t’i shkatërrohej shtëpia.
Taktika është aplikuar edhe më 2008 e 2009. MPJ e Izraelit thotë se kanë bërë 165 mijë telefonata të tilla paralajmëruese.
Shkaqet për këto telefonata nuk dihet. Izraeli kritikohet për vrasjen e civilëve gjatë luftimeve. Por, në teori, në këtë tmerr, i bie se telefonatat u japin kohë fëmijëve e grave të ikin. Disa thonë se kjo është metodë për të treguar fuqinë e Izraelit se sa informata kanë dhe sa lehtë depërtojnë në rrjetin e Gazës. Ndërsa të tjerë shtojnë se kjo është luftë psikologjike. /Telegrafi/