Zbulohet ne Haiti anija e humbur e historise
Nje anije e mbytur e zbuluar ne bregun verior te Haiti-t mendohet te jete skeleti i mbetur i Santa Maria-s, anija e hershme e Kristofer Kolombit gjate udhetimit te tij per te zbuluar Boten e Re, 500 vjet me pare.
Me ndihmen nga qeveria Haitiane, arkeologet do te germojne anijen perpara se zbulimi te konfirmohet zyrtarisht, por provat domethenese historike dhe gjeografike, jane te jashtezakonshme. Nese eshte ashtu sic mendohet, kjo mund te jete nje nga zbulimet arkeologjike nenujore me te rendesishme ne histori.
Anija ndodhet rreth 3.5-4.5 meter nen siperfaqen e ujit, sipas CNN, dhe hetimet kane filluar me perdorimin e zbuluesve metalike dhe skanimeve me hidrolokator (ultratinguj).
Kur mbetjet e anijes u zbuluanbne vitin 2003, arekeoliget zbuluan nje mjet mes mbetjeve, por nuk ishte kuptuar deri atehere rendesia e nje arme historike, sic shkruan The Indipendent. Gjithesesi, Barry Clifford, nje arkeolog i njohur i botes nenujore, hetuesi i cili udhehoqi shumicen e ekspedites ne aije, i hodhi edhe nje sy fotografive nga udhetimi i pare, dhe kuptoi se arma/mjeti i zbuluar, ishte ne perputhje me llojin qe do te ishte perdorur nga Santa Maria.
Kjo harte tregon rrugen e pershkuar nga Kristofor Kolombi rreth Oqeanit Perendimor Indian. Mbetjet qe mendohet se i perkasin Santa Maria-s, u gjeten ne bregun verior te Haiti-t.
“Te gjitha te dhenat arkeologjike, gjeografike dhe topografia nenujore, sugjerojne fort se kjo anije e mbytur eshte e famshmja Santa Maria e Kolombit”, thote Clifford per The Indipendent.
Charles Beeker, nje arkeolog detar i mirenjohur dhe profesor ne Univeristetin e Indianas, analizoi anijen e mbytur gjate misionit te muajit te kaluar dhe bie teresisht dakord me deklaraten e Clifford.
Kolombi u largua nga Spanja ne vitin 1492 ne udhetimin e tij te pare drejt Botes se Re, ne nje perpjekje per te zbuluar rrugen perendimore per ne Azi. Ai u nis me 3 anije ne ekuipazh – Nina, Pinta dhe Santa Maria. Anija e fundit pershkoi Haitin ne dhjetor dhe besohet gjeresisht se eshte anija e humbur e historise. Kolombi u kthye ne Spanje vetem me Nina-n dhe Pinta-n.
Clifford do te takohet me zyrtaret e Haitit ne muajin e ardhshem, per te caktuar hapat e ardhshme te kerkimeve.