Vdekja misterioze e Schneiderit dhe zhdukja e dosjes së tij për UFO-t (Video)
Philip Schneider ishte gjeolog dhe inxhinier i Qeverisë amerikane, i përfshirë në ndërmarrjen e eksplodimeve nëntokësore që ishin të nevojshme për ndërtimin e bazave të nëndheshme ushtarake, si dhe të bazave të nëndetëseve për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Portali ufosightingsdaily.com, transmeton Telegrafi, sot publikoi një shkrim për të, meqë thuhet se ishte personi i vetëm që ka mbijetuar “luftën famëkeqe njerëz-jashtëtokësorë” në Dulce dhe Los Alamos, ku 66 agjentë dhe punonjës të qeverisë amerikane humbën jetën (gusht 1979).
Në dy vitet e fundit të jetës së tij ai dha leksione në lidhje me informacionin e klasifikuar, përfshirë edhe UFO-t.
Schneider u gjet i vdekur në banesën e tij më 17 janar 1996. Ai ishte vrarë, ashtu si partneri vite më parë, e që njëjtë si ky hulumtonte UFO-t. Të gjitha dokumentet, fotot dhe videot që i kishte në posedim e që synonte t’i bënte publike, u zhdukën nga apartamenti i tij. /Telegrafi/