Zbulimi i shekullit, filmohet në zonën sekrete 51, aty ku gjenden UFO dhe alienë
Shumëçka që na kanë fshehur do të tregohet së shpejti nga trupa televizive e Peter Yost, i cili ka patur akses në bazën sekrete amerikane dhe që premton se do të tregojë të dhëna të pabesushme. Për herë të parë në histori një ekip televiziv ka marrë autorizimin e nevojshëm për të hyrë në të gjitha zyrat, laboratorët dhe departamentet brenda bazës ajrore Nellis (Nellis Air Force Base), e njohur ndryshe si zona 51. Së shpejti njerëzit do të kenë mundësi të shohin surpriza që lidhen me UFO (Objekte fluturuese të paidentifikuara) dhe alienë (jetë jashtëtokësore). Bëhet fjalë për zonën ushtarake supersekrete e kontrolluar nga forcat e armatosura amerikane me një hapësirë prej 26 mijë kilometrash përreth territorit të shkretëtirës Groom Lake, e njohur ndryshe si Dreamland (toka e ëndrrave), në jug të shtetit të Nevada. Kjo bazë ka nivele sigurie njëlloj si në filmat fantashkencë, me sensorë lëvizje, telekamera, kontrolle satelitore, burra të armatosur, raketa tokë-ajër dhe çdo lëvizje bëhet me autorizim. Pikërisht në sajë të këtyre standardeve strikte, baza Nellis nuk shfaqet në dokumentet gjeografike. Në mënyrë zyrtare ky vend merret me projektim, zhvillim dhe eksperimentimin e aparaturave të reja, për mjete teknologjike, si avionë spiunë dhe pajisje që nisen drejt hënës. Robert Scott Lazar, një fizikan amerikan i cili ka patur mundësinë të punojë brenda kësaj baze deklaron se ka parë dise të tërë fluturues, si UFO, kabina të vogla fluturimi, të cilat mund të mbanin brenda vetëm një fëmijë të vogël dhe pajisje të ndërtuara me materiale të panjohura në tokë. Këtyre deklaratave iu bashkohen edhe dëshmitë e disa ish- punonjësve të cilët kanë pounuar në këtë bazë, duke rrëfuar se kanë punuar dhe kanë pasur kontakt me alienë për zhvillimin e këtyre teknologjive të reja. Trupa televizive që ka patur akses në zonën 51, duke filmuar anët më të errëta të bazës ashtu siç askush tjetër nuk e ka bërë, drejtohet nga producenti Peter Yost, bashkëpunues prej kohësh i redaksive në të madha televizibe, mes tyre NBC News, Discovery-Times dhe shumë të tjera. Yost ka realizuar për National Geographic Television një dokumentar me titull “Area 51 declassified”, i destinaur për tu bërë numri një në panoramën botërore të këtij hetimi, në të cilin tregohen dokumente të klasifikuar, filmime, fotorgrafi, intervista me ish punonjës etj. Gjatë eventit Television Critics Association, në Los Angeles, ai ka deklaruar se, “Programi televiziv do të publikojë fotografi dhe filmime ekskluzive brenda strukturës ushtarake si dhe intervista dhe rrëfime të padëgjuara. Kemi në posedim mijëra dokumente dhe filmime unike. Është gjithçka e vërtetë dhe e verifikueshme. Kemi edhe disa surpriza. Është vërtetë mbresëlënës fakti që kemi mundur të shtiem në dorë dokumente ushtarake të klasifikuara”./a.y