Planeti me dendesi identike si Toka
Planeti 400 vite dritë larg është zbuluar nga shkencëtarët, të cilët e kanë quajtur atë planetin "Kepler 78b". Shkencëtarët thonë se është 1.2 herë më i madh se Toka dhe ka një dendësi pothuajse identike me të. Megjithatë, jeta në këtë planet është e pamundur pasi temperaturat shkojnë deri në 2800 gradë celcius.
Ata besojnë se përveç përmasave thuajse të njëjta me rruzullin tonë, ky planet i ri ka edhe të njëjtën sasi të hekurit dhe të shkëmbinjve.
''Edhe pse planeti është i pabanueshm, autorët e studimit mendojnë se është një ogur i mirë për zbulimet e tjera shkencore''.
“Kepler 78b”, rrotullohet rreth një ylli, i cili është pak më i vogël se Dielli dhe ndodhet rreth 400 vjet dritë larg nesh.