Vampiri i Croglin Grange
Croglin Grange ishte shtepia e familjes Fisher ne Cumbria, Angli. Per shekuj shtepia ka mbajtur kete emer dhe perdorej per pushimet verore nga dy djemte e familjes dhe motra e tyre, Amelia. Nje nate vere, Amelia sheh nga dritarja e dhomes dy drita te bardha ne varrezat aty prane, qe dukej se ishin drejtuar per tek ajo. Ato ndricuan neper shtepi, mbi varreza dhe ne teritorrin aty prane. Papritur, nje fytyre u shfaq ne dritaren e saj, te cilen ajo e pershkroi “kafe, me sy te zjarrte”. Ai kishte nje dore te perberbere vetem nga kockat, me te cilen arriti te gervishte dritarenn derisa t’i lejonte vetes te hynte brenda. Ai e sulmoi Amelian, britmat e se ciles sollen menjehere ne dhome vellezerit e saj. Me pas, ai u largua perseri nga dritarja.
Vitin tjeter, e njejta krijese rikthehet per vizite, por kesaj here djemte e qellojne me arme zjarri. Krijesa perseri arriti t’ia mbathte. Diten tjeter, djemte shkojne ne varreza per te gjetur prova dhe per te zbardhur situaten, dhe pane nje varreze te mbushur me arkivole te thyer, dhe cfare kishte neper to, ishin shperndare ne menyre macabre gjate gjithe territorit. Por vetem nje arkivol kishte mbetur i paprekur. Pasi hapen arkivolin, aty shtrihej burri qe kishte sulmuar motren e tyre. Duke besuar se kishin te benin me nje vampir, djemte i vune flaken arkivolit.