Forumi Kuq E Zi
Bylis Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Bylis Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Bylis Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Bylis Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Bylis Empty Bylis 29/12/2013, 20:40

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Bylis Bylis

Bylisi eshte nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike te Shqiperise, renditur per nga vlerat monumentale. Bylisi ka qene qyteti me i madh ilir ne Ilirine e Jugut, dhe ka nje pozite zoteruese mbi kodrat e Mallakastres dhe mbi luginen e Vjoses. Emeri i tij permendet relativisht vone nga kronikat e kohes, ne fillim del ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49-48 p.Kr., kur ju dorezua Cezarit dhe sherbeu si baze per furnizimin e ushtrise se tij. Burimi me i hershem per Bylisin eshte gjeografi grek Pseudo-Skylaksi 380 p.Kr. i cili shkruante: - ”Oriket banojne ne krahinen e Amantise, amantet qe shtrihen deri ketu jane ilire nga bylinet”, - duke lene te kuptohet se lidhja midis amanteve dhe bylineve shpreh nje bashkesi politike, nje koinon.
Bashkesia e bylineve ishte pjese e krahines se madhe ilire te Atintanise, e cila perfshinte tere luginen e poshtme e te mesme te Vjoses. Qyteti antik i Bylisit ka kaluar ne disa etapa duke filluar qysh nga lindja e tij deri ne renie. Sipas Stefan Bizantini themeluesi mitologjik i Bylisit eshte Neoptolemi, biri i Akilit, pasi dhe fqinjet e tyre amantet e kishin prejardhjen e tyre nga abantet eubeas qe erdhen pas luftes se Trojes.
I themeluar ne gjysmen e pare te shek. IV p.e.s. gjate historise se tij Bylisi ka qene pergjithesisht nje qytet i lire por here pas here ka njohur edhe sundime te ndryshme. Keshtu ne 385 p.Kr. krahina byline ishte nen sundimin e mbretit ilir Bardhyl. Ne 314 p.Kr. kjo krahine u pushtua nga mbreti maqedonas Kasandri. Pas largimit te Kasandrit duket se territori bylin ishte ne varesin e mbretit ilir Glaukia dhe te paradhesit te tij Monun i cili kishte rezidencen e vet ne qytetin ilir ne Gurzeze (prane Cakranit) dhe rrjedhimisht prane Bylisit. Ne nje periudhe te shkurter qyteti ka qene nen pushtetin e Pirros se Epirit dhe ndofta edhe djalit te tij Aleksandrit. Pas viti 270 p.Kr. qyteti dhe krahina perqark mund te kene kaluar nen sundimin e mbretit ilir Mytil.
Ne 229 p.Kr kemi zbarkimin e trupave romake ne Apolloni dhe lidhjen e aleances mes Atintanias dhe romakve kunder mbretereshes ilireTeutes e me pas kunder mbretit ilir Gentit ne 168 p.Kr. Kjo aleance do te vazhdoj deri ne shnderrimin e Bylisit ne nje koloni romake ne kohen e Augustit.
Bylisi si te gjithe qytetet e tjera ilire ka pasur zhvillimin e tij duke filluar nga themelimi i tij qe eshte nje shprehje e qarte e parimit te Synecizmit (krijimi i nje qendre qe sherbente si kryeqytet ne funksion te nje bashkesie apo federate qytetesh ose fisesh). Po te shohim planimetrin e tij dhe teknikat e ndertimit te mureve nuk te çojne me heret se vitet 370-350 p.Kr. Ndertimi i menjehershem i nje qyteti te madh ishte rrjedhim i nje zhvillimi te hershem te jetes qytetare ne kete treve. Kjo treve ka nje shtirje te gjere me qender Bylisin ku perreth tij ishin nje sere qytetesh te tjera antike si: Nikaja (prane fshatit te sotem Klos), Gurezeza prane Cakranit, Margelliç, prane Patosit, Rabije e Kalivaç ne territorin e Tepelenes qe perbenin dhe kufiri lindor te kesaj bashkesie qytetesh.
Ne kete zone prej 20 km2 ne krahinen e sotme te Mallakastres duke patur si boshte luginen e lumit Gjanica rreth vitit 270 p.Kr. bylynet kishin formuar plotesisht koinonin e tyre si nje bashkesi politike. Ky koinon kishte sistemin e tij politik duke filluar me Eklesin qe ishte mbledhja e qytetarve te lire, Keshilli i Damiorgeve, senati i perbere nga perfaqesuesit e fiseve, Prytani qe kishte pushtetin ekzekutiv, Stategu, Hiparhu komandanti i kaloresve, Peripolarhu, komandant i rojeve kufitare, Gramateu sekretar i keshillit, Gimnasiarhu drejtues i edukimit, Tamiasi taksambledhesi.
Koinoni i bylineve kishte dhe monedhen e tij prej bronzi. Prerjet e para dolen rreth vitit 270 p.Kr. dhe vazhduan deri ne vitin 167p.Kr. kur koinoni u shperbe nga romaket. Monedha kryesore kishte ne faqe Zeusin, ndersa ne shpine bririn e bollekut te mbushur me fruta, rreth te cilit rrotullohet nje gjarper. Nje monedhe tjeter paraqet ne faqe koken e Neoptolemit, ndersa ne shpine ka topuzin, simbol te Herakliut, apo shqiponjen e rrufene simbole te Zeusit. Nje tip tjeter moendhe ka ne faqe koken e nje Nimfe dhe zjarrin e nimfeut. Qyteti mori nje zhvillim te madh ne mesin e shek. III p.Kr. dhe lagjet etij ishin ndertuar sipas sistemit hipodamik ose ortogonal. Me kthimin e Bylisit ne nje koloni romake monedhat e tij ndryshuan, ne vend te mbishkrimit bylionon tani shenohej vetem Byllis. Ndryshime pati dhe ne institucionet e qeverisjes me daljen ne skene te institucioneve tipike te nje kolonie siç ishin: keshilli i dekurioneve, dy nenpunes ekzekutiv, duumviret, si dhe dy augustalet, qe ushtronin kultin e perandorit. Bylisi duke qene qender e krahines byline dhe duke patur nje zhvillim te madh ne vitin 458 p.Kr ai kishte nje peshkop te tijin dhe nderkohe ishte bere qendra peshkopale e Epirit te Ri.
Edhe pse gjate dyndjeve barbare ai u shkaterrua nga vizigotet ne kohen e sundimit te Teodosit II (408-450) ai filloi te rindertohej. Gjate gjysmes se pare te shek. V u ngriten nje numer relativisht i madh kishash (deri tani jane zbuluar pese te tilla) si brenda dhe jashte murit rrethues duke e shendruar Bylisin ne nje nga qytetet me nje trashegimi te madhe monumentesh paleokristiane. Edhe pse qyteti u rindertua dhe fortifikua nga gjysma e dyte e shek.VI m.Kr. ai pati periudhen e tij te renies, dhe ne 586 dyndjet sllave bene qe ai te shkaterrohej gje qe solli dhe fillimin e braktisjes se tij.
Qendra e peshkopates u vendos ne Ballsh dhe kjo qender trazhgoi emrin e qytetit te vjeter i cili gjate shekujve u transformua nga Byllis ne Ballis dhe se fundi ne Ballsh.

Bylis 06_big

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons