ISON, kometa me “7 shpirtra”. Misteri pas takimit me Diellin
Kometa ISON, ose ndryshe kometa e shekullit deri dje deklarohej ‘e vdekur’ pas takimit fatal me Diellin, nga nxehtësia shumë e madhe e të cilit, astrofizikanët menduan se ajo u shkri plotësisht pasi humbi nga pamja e teleskopëve.
Por mesa duket ISON qenka si macet, paska 7 jetë, pasi fotot e fundit tregojnë një pikë të shndritshme, që nënkupton se diçka mund të ketë mbetur nga kometa dhe se ajo nuk është zhdukur plotësisht.
ISON, kometa me bisht të gjatë të ndritshëm, e cila kaloi vetëm 1.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit mbrëmjen e djeshme, mendohej se u zhduk përfundimisht pas këtij momenti, duke u nisur nga fakti se ajo përbëhet nga mbetje të ngrira nga formimi i sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vjet më parë.
ISON u zbulua nga Vitali Nevski dhe Artyom Novichonok në vitin 2012.