Forumi Kuq E Zi
43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
3 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Nuk
është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së
plotë rastis me një rritje të rrugaçërisë. Jonathan Brown dhe Rebeca
Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor.


1. Faza e
Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën
nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E
parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli,
duke i dhënë pamjen e saj rrethore
2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht
3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë
4.
Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar
nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas
këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis
viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në Universitetin e
Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes së Hënës
dhe kafshimit të qenve
. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës
kishtare në shekullin e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së
plotë me transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e
përshkruan si "budallallëqe të treguara nga njerëzit"

6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e një cikli të plotë të Hënës
7.
Është i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me procesin e
Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë shkonin në
gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak të tabuve që
lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar në gjueti ishte
gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të bindur mashkullin që
të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks

8. Neo paganët
ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth Hënës së plotë dhe
quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundërshtuese të antropologut
Margaret Murray

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në
një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj
2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet

10.
"Blue Moon" (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers dhe
Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u këndua më
vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni më i
famshëm është regjistruar nga banda "Marcels" në vitin, 1961 duke shitur
më shumë se një milionë kopje
11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum
gjatë Hënës së plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një
vijë. Marinarët e njohin efektin si baticat pranverore

12. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti

13.
Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por
nëse ndodh të Hënën shihet si shenjë fati (nga vetë emri i ditës së
hënë)
14. Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë, ka shumë mundësi që t‘i përkasë gjinisë mashkullore

15.
Në tetor të vitit 1939 në Springfield, Misuri, Hëna e plotë u krijoi
idenë njerëzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontë u raportua
në gazetat lokale, por më vonë rezultoi e pavërtetë

16. Kalendari Gregorian daton Pashkën si e diela e parë, pas Hënës së plotë kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit të pranverës

17.
Festivali Kinez i Fenerëve, që daton në dinastinë Han, është vënë në
skenë ditën e pesëmbëdhjetë, të muajit të parë, të Hënës së plotë, pas
vitit të ri. Komunitetet kineze festojnë duke ndezur fenerë dhe bërë
gosti me oriz
18. Shoqëria e Hënës, që përfshinte Erasmus Darwin,
James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes
së takimeve muaj për muaj, në ditën e Hënë pranë procesit të Hënës së
plotë. Anëtarët e shoqërisë, e quanin veten si njerëzit e hënës
19. Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë
tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi
se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë

20.
Shkencëtarët janë përpjekur shumë të shpjegojnë "iluzionin e Hënës", ku
Hëna e plotë duket sikur është më e madhe, se sa duket në horizont.
Fenomeni kuptohet që është shkaktuar nga perceptimi njerëzor

21. Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje

22.
Qindra njerëz mblidhen çdo muaj në plazhet e Koh Phangan në Tailandë,
për të festuar ngjarjen e Hënës së plotë. Ata gëzojnë dhe kërcejnë gjatë
gjithë natës

23. Tributë amerikane në Britaninë e Madhe, u japin
çdo Hëne të plotë të vitit një emër si p.sh., Hëna kastor, Hëna bli dhe
Hëna luleshtrydhe

24. Hëna e plotë e këtij muaji, do të jetë më 30 qershor 2007. Mos humbisni rastin ta shikoni
25. Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze

26.
Sonata e Hënës, kompozuar mjeshtërisht nga Ludwig von Beethoven, është
padyshim një nga kryeveprat klasike më të bukura që ka lidhje me Hënën e
plotë. Titulli i melodisë nuk vjen nga kompozitori, por nga një kritik,
i cili krahasoi pjesët dhe efektin e dritës së Hënës në liqenin e
Lucernës
27. RAF përdori Hënën për të prezantuar sulmin e tij
të parë të suksesshëm në qytetin gjerman, kur aeroplanët sulmuan
Lubeckun në 1942

28. Wesak, festivali më i rëndësishëm budist
është festuar në maj, kur ka qenë Hënë e plotë . Në këtë kohë, festohet
ditëlindja e Budës, ndërsa për disa budistë të tjerë shënohet lindja dhe
vdekja e tij
29. Hëna e plotë është objekti më i shndritshëm në qiellin e darkës

30. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodën e kontrollit të lindjes dhe fertilitetit, bazuar në procesin e Hënës së plotë

31.
Një analizë e ditëlindjeve të 4,256 bebeve të lindura në një klinikë në
Francë, tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Hënës së plotë dhe
fertilitetit

32. Një studim i realizuar nga Universiteti
Tübingen në Gjermani, tregon se sipas raportimit të policisë, cikli i
Hënës së plotë ndikon duke pirë më shumë për të ardhur në qejf

33.
Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një
matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit
1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian
Galileo, në studimet e tij të mëvonshme
34. Artistët e Rilindjes tradicionalisht kanë përshkruar më tepër gjysmëhënën, se sa fazën e saj të plotë

35. Shakaja e madhe e Hënës, u bë nga Richard Adams Locke për "New York Sun" në vitin 1835

36. Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka

37.
Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia tregojnë se flenë shumë keq kur
Hëna është e plotë, por ka edhe nga ata që thonë se flenë shumë rëndë

38. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas
39. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, se sa kur është çerekhënë

40.
Muaji i mjaltit është quajtur pas Hënës së plotë në qershor. Duke qenë
se binte mes mbjelljes dhe të korrave, ky ishte tradicionalisht muaji më
i mirë për t‘u martuar

41. Kalendari i vjetër i Hënës, i cili
tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në
Lascaux në Francë. Daton para 15000 vjetësh dhe tregon fazat e Hënës me
një sërë pikash, të cilat përshkruajnë ditët e ciklit

42. Në
2001, loja e parë mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua të
luhej një ditë më vonë, në bazë të rregullit të ri të nxjerrë nga
qeveria vendase, e cila ndalonte çdo lloj sporti kur Hëna është e plotë

43.
Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për
qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur
afronte procesi i Hënës së plotë. Kjo në bazë të revistës së shoqatës së
mjekëve nga Florida.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË

A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Nëpër
shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: 'Duhet të jetë Hënë e
plotë atje përjashtë", në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të
çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një
emër që mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalës lunatik - i
çmendur.

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak,
Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi "më i lagësht" në trupin e
njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila
shkakton dallgët.
Besimi në "efektin e çmendurisë hënore", apo
"efekti i Transilvanisë" siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë
edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për
shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.
Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të
Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë,
vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe
gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme

Uji ?

Duke ndjekur
Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri
nga Majemi Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë
mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit,
trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepronë me
magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin
nervor.

Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.


pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të
gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen.
Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë
tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

Së dyti, forca gravitacionale
e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por
jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut. Së treti, efekti
gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja - kur
Hëna është e padukshme për ne.
Nga buron

Nëse efekti i Hënës është thjeshtë
një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i
përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan
jnë rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si
skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike.

Po
kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që
psikologu Jean Chapman e quan "korrelacion iluziv" - perceptimi i një
asosacioni që në fakt nuk ekziston.

Për shembull, shumë njerëz që
kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës
me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet
me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës,
korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta
nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një
pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së
plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit
Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i
çmendurisë hënore mund të përmbajë një pje
Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të
jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte
njerëzit që jetonin jashtë që të flinin - duke përfshirë shumëkënd që
kish çrregullime mendore.
Për arsye se mungesa e gjumit shpesh
herë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara
psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion
maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit
të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt,
në fjalët e tyre mund të jetë një "fosil kulturor".

Ne mund të
mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në
botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta
bazat.

Scott O. Lilienfeld, Hal Arkoëitz/nandaweb
sëz të vërtetë në kuptimin që
dikur mund të ketë qenë real.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons