Një fotografi që po qarkullon nëpër portalet botërore ku shihen rebelët sirian derisa masakrojnë një luan në një kopsht zoologjik, tani më është bërë temë diskutive.
Disa nga reporterët sugjerojn se luani ishte rrjepur me qëllim që lëkura e tij të përdoret për ngrohje (veshje), disa të tjerë njoftuan se luani ( që tani po rrjepej ) ishte futur në procesin e masakres pasi që ai kishte ngordhur.
Fotografuesi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, shfaq tre burr atë cilët po qëndrojnë rreth trupit të luanit, deri sa e shqyejnë atë.
Nuk përjashtohet mundësia që luani u vra edhe për t`u ngrënë. Copat e mishit të cilat duken në skenë, të bëjnë të dyshosh se kjo mund të këtë ndodhur si pasojë e mungesës së ushqimit. Në zonat e prekura nga lufta e vrazhdë civile ushqimi tani më është mjaft i cekët.
Raportohet se Luani është nga kopshti zoologjik Al-Qarya al-Shama.