Fizika kuantike provon jetën e mëtejshme
Shumica e shkencëtarëve do të thonin se koncepti i një jete të përtejshme ose nuk ka sens ose është i paprovueshëm.
Megjithatë, një ekspert pretendon se tashmë ka prova për të konfirmuar këtë ekzistencë të përtej varrit, e lidhur me fizikën kuantike.
Profesori Robert Lanza pretendon se teoria e biocentrizmit mëson se vdekja siç ne e njohim është një iluzion i krijuar nga ndërgjegjia jonë.
Sipas Lanzës, ndërgjegjia jonë krijon një univers dhe jo e kundërta, ndaj ka ardhur koha që të pranojmë vdekjen si "pjellë të trurit tonë".
Në logjikën e fizikantit, mosprovimi i jetës së mëtejshme deri tani nuk tregon se ajo nuk ekziston, por tregon se thjesht teoritë tona për ta provuar atë janë të gabuara.
"Ne mendojmë se jeta është vetëm aktiviteti i karbonit dhe i miksit të molekulave. Jetojmë për pak kohë dhe më pas vdesim, por kjo nuk është e vërtetë", argumentoi Lanza, pedagog i Universitetit Mjekësor të Karolinës së Veriut, në një libër të botuar prej tij.
Në një shembull të thjeshtë të shpjegimit të tij prej qindra faqesh, Lanza përmblodhi: "Ne shohim qiellin blu dhe themi se është i tillë pasi kështu na kanë mësuar. Nëse do të na thonin që ajo është ngjyra e kuqe, atëherë do të mendonim se qielli është i kuq. Këtë na mëson edhe fizika për vdekjen"