Forumi Kuq E Zi
Diana Proko: Jeta ime artistike mes aktrimit dhe këngës përmetare Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Diana Proko: Jeta ime artistike mes aktrimit dhe këngës përmetare Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Diana Proko: Jeta ime artistike mes aktrimit dhe këngës përmetare Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Diana Proko: Jeta ime artistike mes aktrimit dhe këngës përmetare Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Ëndrra e rinisë ishte të bëhëj aktore, vepër të cilën e realizoi me dinjitet. Por më pas ëndrrat e saj marrin përmasa të reja. Zbulon tek vetja se ka dhe një cilësi tjetër, zë të bukur melodioz, prandaj kërkon të gjejë dhe një liman tjetër po aq të bukur si aktrimi, këngën. Nuk ishte vetëm një dëshirë e bendhsme por dhe një sfidë e re e jetës. Aktore këngëtare, një duet i magjishëm që jo gjithmonë mund të gjejë vend tek shumë femra për të mos thënë që nuk egzistojnë kaq perfekte sa tek Diana.

Ku erdhën rolet e para për Dianën?

Që me fillimin e akademisë. Rroli i parë ka qenë me trupën e Teatrit Kombëtar me regji të Gëzim Kames, asokohe profesori im i mjeshtrisë së aktorit. Drama titullohej “Ishulli i çmèndur”, e cila u vu në skenë në vitin 1993. Ishte një ditë e veçantë. Kurrë se harroj atë ditë. Po luaja në atë tempull ku kanë luajtur korifejtë e aktrimit shqiptar si Naim Frashëri, Sandër Prosi, Kadri Roshi, etj.. Ishte një ditë e bukur, magjepëse. S’ka student të Akademisë që se ka ëndërr të prekë sa më shpejt skenën e Teatrit Kombëtar. Ja dola me sukses. Pedagogu im, regjisori Kame më përgëzoi. Kisha kaluar provimin më të vështirë të jetës. Kisha kaluar atë prag që ngelet si sinor mes suksesit dhe dështimit përfundimtar. Jeta e artit për mua kishte hapur nëj ndritare të re. U ndjeva e realizuar me veten.

Si lindi dëshira për aktrim?

Fare natyrshëm. Sa herë shikoja teatër apo film kur isha e vogël, shkoja në dhomë dhe mundohesha të imitoja aktoren që luante rolin kryesor. Shkrihesha e tëra në rol. Doja të isha sa më afër personazhit (aktore) që kisha parë. Kjo m’u kthye gati në ves. Kështu aktrimi u bë pjesë për të tejkaluar ëndrrën tek unë.

Këto ndjesi bën që të trokisje në dyert e Akademisë së Arteve?

Sigurisht. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Aktrimi kishte ndërtuar folezë në zemrën time dhe nuk mund të largohej. Portat e zemrës tashmë ishin mbyllur për të dalë kjo ëndërr por kishin përgatitur shtatin e nxehtë për të vegjetuar bukur aty. Në vitet 1992-1996, unë studiova në Akademinë e Arteve të Bukura dega dramaturgji.

Nga skena në film. Kur gjeti udhë kjo pjesë tjetër e aktrimit?

Nè televizion, roli i parë ka qenë në telekomedinë “Humor parlamentar 2″ me regji të Leka Bungos. Ishin vitet e para të demokracisë kur parlamenti shqiptar ishte kthyer në bazë batutash dhe humori. Kjo ishte dhe fabula e telekomedisë. Ishte një telekomedi që në atë kohë pati sukses. Për mua humori ishte një gjini e re e aktrimit të cilën e kalova me sukses. Ajo telekomedi ku morën pjesë aktorët më të mirë të humorit shqiptar pati sukses.

Dhe rruga e artit nuk ndalet…?

Sigurisht. Tashmë kisha realizuar siguri brenda vetes. Ftesat dhe kërkesat erdhën në rritje në të gjitha gjinitë e aktrimit. Vitet 1995 -2006 ishin vite pune intensive. Konkretisht, vazhdova bashkpunimin bashkpunim me regjizorin L.Bombaj, për të vazhduar më vonë me Arian Çuliqin, i cili më ka besuar disa role. I fundit është roli i Tinës, nè telekomedinë “Piruet”, viti 2006.

Pse e veçon këtë telekomedi?

Për shumë arsye, por kryesorja se pati shumë sukses dhe unë pata një ndër rolet kryesore. Telekomeditë vitet janë ndër më të ndjekurat në ekran. Kur dalin të realizuara ato pushtojnë ekranet e vogla dhe bëhen objekt diskutimi në çdo lloj ambineti shoqëror apo familjar. Roli i Tinës mbetet një ndër më të dashurit për mua.

Por, thonë që në këtë periudhë pikën kulmore e keni realizuar tek filmi “Nata”…

Po! Për mua mbetet shumë i rëndësishèm, roli i Maries në filmin “Nata” me rregji tè Esat Mysliut… Mund të themi se sipas kritikës ky film solli një risi, për të mos thënë që përbën një revolucion ai film. Ky film u realizua në vitët (1995-1996), pikërisht atëhere kur filmi ishte në krizë. Kur m’u besua ky rol mora përsipër një përgjegjësi. Ishte një rol që kërkonte përkushtim, studim, angazhim, meditim. Brenda personazhit kishte shumë mendim, filozofi jetërore, ngjarje tronditëse. Ishte rol që nuk mund të realizohej me një përgatitje dhe përkushtim dosido. Me orë dhe ditë të tëra leoja dhe studioja tekstin për të hyrë në brendësi të personazhit, për ta zhbiruar atë, për ta bërë sa më bindës. Ishte një punë cfilitëse por dhe një gëzim i madh kur ja ndola mbanë. Role të tilla jo shpesh të vijnë apo të përkëdhelin sedrën në jetë.

Aktrimi dhe kënga. Rastësisht erdhi kënga tek Diana?

Nuk e besoj rastësisht. Ajo ishte brënda meje. Ishte tek unë në çdo hap të jetës, por duhej ajo gjëja që quhet ngacmim që të delte dhe jashtë meje, për të marrë frymën e publikut. Ishin njerëzit e mi të afërm që më nxitën në këtë rrugë të dytë që plotëson dhe aktrimin. Kënga gjatë gjithë jetës ka qenë një ndër pasionet e mia që nuk ishte kthyer në pasion.

Dhe kur mori jetë albumi i parë?

Megjithëse në skenë si këngëtare jam ngjit në vitet e para të mijvjeçarit të tretë, albumi i parë i im ka dalë në dhjetor të vitit 2009. Ai titullohet “Më mirë vonë se kurrë”… Këngët janë përmetare popullore (përveç njërës që është kompozim i ri), Të gjitha këngët e trajtuara janë sipas linjës turbo-folk, për t’iu përshtatur më shumë shijeve të rinisë. Por dua të theksoj se ato këngë janë të pastra në origjinën e tyre.

Pse zgjodhët këngët përmetare për këtë album?

(Qesh). Ato dija mè mirë. Unë jam me origjinë përmetare dhe ato këngë më dukej se më dilnin nga shpirti dhe i kam kënduar që në vogli. Me ato këngë jam rritur në ambietin familjar. Nuk e kisha shumë të vështirë në interpretim dhe tekst pasi në ço kohë kur isha vetëm apo në lëvizje i këndoja me vete.

Pas albumit a keni realizuar ndonjë këngë tjetër?

Po. Kënga ime e fundit është kënga “Ti,ti ti” me muzikè dhe orkestrim tè Adi Hilès, kënduar në “Maratonën e këngës Popullore” gjatè verës 2010. Teksti dhe titulli, janë padyshim të mite…

Jeni dhe poete?

Pra jam kantautore. Shumë tekste të këngëve të mia i kam krijar vetë. Mendoj se edhe në të ardhmen shumë tekste do t’i bëj vetë. Kjo këngë siç dihet është mirëpritur.

Ku e ndjen veten më mirë sot Diana, në aktrim apo në këngë?

Nuk mund t’i ndaj. Për mua janë si dy binjakë që s’mund t’i ndaj. Ato plotësojnë njëra tjetrën dhe mua më mbushin me shumë frymëzim dhe më motivojnë. Kur lodhem me aktrim këndoj apo e kundërta. Lodhja tek njëra gjen shlodhje tek tjetra. Janë dy arte sa të kundërta po aq dhe të ngjashme. Janë të magjishëm. Dyet perfekt.

Çështë dashuria për Dianën. Një artiste duhet të ketë një ndjenjë të fuqishme…

Patjetër. Dashuria për mua është ndjenja më e veçantë, më e bukur, më pikantja në jetën e një femre. Dashuri do të thotë, familje, fëmijë, përgjegjësi, përkushtim, motivim, kërkesa. Është një realitet i bukur që ndonjëherë i ngjan një ëndrre po kaq të bukur.

Mendimi juaj për femmrën sot. A ka më shumë liri sot dhe a respektohet sa duhet?

Demokraia ka shënuar rrugë të reja për femrën shqiptare. Dhe pse deri diku ende ruhen disa mentalitete maskiliste, femra shqiptare është më e pavarur, më debutuese. Emrat sot janë më kërkuese ndaj vetes dhe njohëse të realitetit. Janë shumë ambicioze duke ruajtur sensin e masës. Terreni për to po zgjerohet duke ruajtur personalitetin.

Kryesore për Dianën sot kush janë bukuria apo intelekti?

Sot shumë aktore apo kënëgtare nuk kujtohen për bukurinë, por këngët apo rolet e tyre të bukura që kanë lenë në arkiva. Intelekti është karaktersitika që më pëlqen tek çdo njeri, jo vetëm tek vetja ime.

Albert Zholi G
azeta Telegraf

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qenka shum simpatikeeee

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons