Ajo është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit,një nga më të preferuarat e rinisë Shqiptare,bëhet fjalë për Argjentina Ramosaj, këngëtaren nga Kosova e cila po korr shumë sukses në muzikë. Argjentina vjen në një intervistë ekskluzive për “Trafik Vip”,duke zbuluar të fshehtat e jetës së saj private dhe artistike.Sapo keni realizuar këngën tuaj të fundit “Perfect”, cili ka qënë impakti i parë tek publiku për këtë këngë?Reagimet kanë qënë shumë pozitive dhe është pritur shumë mirë si këngë dhe videoklip.SuperHiti “Perfect” është realizuar edhe me një videoklip i cili ishte konkurues dhe në “Video Fest”,a dolët e kënaqur..Po , shumë e kënaqur. Fitova çmimin “Best Female” që do të thotë shumë për mua. Në atë kategori kanë qënë të nominuar edhe këngëtare shumë të vlerësuara që kanë shumë vite në skene si psh: Leonora Jakupi, Besa Kokëdhima & Tuna Sejdiu,në këtë konkurencë të fortë fitova unë, një këngëtare e re që ka vetëm një vit që ka dal në skenë.
Kush janë bashkëpunëtorët tuaj për realizimin e videos dhe këngës, e cila realisht është një nga më të realizuarat dhe të vlerësuarat?
Për këngën kam bashkëpunuar me Enis Preshevën dhe Big Bastën. Për videoklipin, me “Pulla Production” në Kosovë.
Le të kalojmë pak edhe tek planet më të afërta të Argjentinës…ndonjë album së shpejti?
Albumi besoj se do të lançohet në fund të vitit. Për realizimin e tij po punoj me Enis Preshevën. Uroj dhe shpresoj që të pëlqehet nga publiku dhe te gjithë dashamirësit e mi.
A do të jetë Argjentina sërish pjesë e “Kënga Magjike”?
Në qoftë se kam materialin e duhur, besoj se po. Kënga magjike më ka sjellë shumë sukses me këngën “Ëngjëjt Qajnë”, ndaj dhe do të ishte një kënaqësi dhe një hap mjaft i mirë për karrierën time pjesmarrja në “Kënga Magjike 2011”.
Le të kalojmë paksa në jetën private të Argjentinës. Çfarë mund të na zbuloni?
Për momentin bashkëjetoj me të fejuarin tim Valonin në Prizren (dhe Prishtine). Kaloj mjaft mirë dhe jam shumë e lumtur.
Si janë marrëdhëniet e tua me njeriun e zemrës tënde? A është xheloz kur sheh se të gjithë meshkujt e preferojnë Argjentinën?
Jo aspak, ai vetëm kënaqet me sukseset e mia dhe ka shumë besim tek unë. Nga i gjithë ky besim i ndërsjelltë është krijuar dhe lidhja jonë e cila është shumë e fortë.
Na fol pak për marrëdhënien tuaj me kushërirat e tua gjithashtu shumë të suksesshme, Beatrix dhe Anxhelina. A jeni xheloze për njëra-tjetrën?
Jo, sidomos për kushërirat nuk jam. Në përgjithësi gëzohem kur kolegët e mi arrijnë sukses. Anxhelinën dhe Beatrixën i dua shumë dhe i konsideroj motra.
Të gjithë fansat tuaj do të donin të dinin se kush është gjëja më e çmëndur që ka bërë një fans për Argjentinën?
Kam shumë fansa që bëjnë çdo gjë për të qënë më afër meje, por dua t’a veçoj një fans që ka ardhur nga Maqedonia në Kosovë vetëm për të më takuar dhe më ka dhuruar një dhuratë shumë të bukur.