Edhe pse kanë kaluar më shumë se tri vite nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother 3”, ku u bë e njohur, natyrisht që nuk e keni harruar Olta Shetën, vajza e cila trazoi ujërat në atë shtëpi me lojën e saj mes çiftit Erion dhe Bertina.
Këto vite Olta ka preferuar të qëndrojë larg medies, edhe për faktin se nuk ka mundur të depërtojë dot në botën e televizionit, një terren që ka rezultuar në shumicën e rasteve i pamundur për personazhet që dalin nga ky “reality show”.
E gjithsesi, për linjat ajo vazhdon të kujdeset, duke guxuar edhe me ndërhyrje plastike. E ndryshe nga shumica e vajzave që kërkojnë të zmadhojnë gjoksin me anë të ndërhyrjes plastike, Olta ka kërkuar ta zvogëlojë atë për të qenë më rehat në plazh me bikini. Por në vend që operacioni t’ia thjeshtonte punën, rezultati jo i mirë në estetikën e tij pas ndërhyrjes e ka detyruar Oltën të mos mund të zhvishej fare këtë verë.
Nuk dimë detaje se çfarë i është dukur keq Oltës në gjoksin e saj të ri, por një nga problemet e evidentuara nga ajo janë shenjat e dukshme të bisturisë. Olta ka vendosur të hapë një proces gjyqësor ndaj spitalit privat ku kreu ndërhyrjen dhe ku do të kërkojë dëmshpërblim në para për dëmin e shkaktuar, ose një rindërhyrje falas për të arritur rezultatin e pretenduar nga ana e saj.
Avokati që do e mbrojë në këtë çështje në Gjykatë, z. Idajet Beqiri, thote: “Po, është e vërtetë që i jemi drejtuar Gjykatës për t’i kërkuar spitalit që kreu ndërhyrjen që t’i shpërblejë klientes që unë përfaqësoj dëmin e rëndësishëm moral e financiar dhe shqetësimin shpirtëror që i është shkaktuar Olta Shetës”.