Një vajzë 4-vjeçare u shqye për vdekje nga qeni i shtëpisë në sy të mamasë së saj në Britaninë e Madhe. Lexi Hudson ishte një vajzë e ëmbël dhe e lumtur, por ajo u vra nga qeni i shtëpisë. Fqinjët thonë se mamaja, Jodi, u detyrua që të therte qenin në mënyrë që të çlironte të bijën, e cila po tundej si një kukull lecke nga kafshimet e qenit.
30- vjeçarja doli në rrugë duke kërkuar ndihmë, ndërkohë që ishte e mbuluar me gjak.
Pas ndëryrjes së fqinjve qeni është ndalur pasi nëna e vajzës e ka qëlluar atë me thikë në mënyrë që t’i hiqte të voglën nga goja por ka qenë tepër vonë. Lexi 4-vjeçare tashmë kishte ndërruar jetë.
Mendohet se mamaja po e rehatonte vajzën në krevat kur qeni sulmoi.