Musika: Durrësi njihet për muzikën tip "monodi", ku kënga është vendosur në një linjë të vetme e ëmbël dhe melodioze.
Kuzhina tradicionale: Gatimet tradicionale për qytetin e Durrësit janë:
-Byrek me presh dhe qumësht (mbushja përgatitet me presh të fërguar, qumësht, vezë, piper dhe djath).
-Byrek me oriz (mbushja bëhet me oriz të zier si pilaf i trashë).
-Mëlçi pule me petë ose tuçmaç (petët e përgatitura me miell, vezë, ujë e kripë priten në feta katrore e mbushen me mëlçi e plendësa pule të ziera me qepë e pak oriz dhe mblidhen në forma boçëze ose trekëndëshe, skuqen pak dhe zihen me pak lëng pule).
-Tavë lemi (mbi qepën e fërguar me mish të zierë dhe spec të kuq shtohen vezët e rrahura me kos, lëng mishi, niseshte e kripë, spërkatet me gjalp dhe piqen në furrë).
Festa:
14 Mars – Dita e Verës, është festë e hershme, e cila organizohet me piknike në kodrat përreth, ku familjet shkëmbejnë ushqim dhe pije ndërmjet tyre.
14 Maji - Festivali i Detit, ku të gjithë njerëzit drejtohen tek plazhet për të festuar deri në orët e vona.
15 Gusht – Festa e Shën Marisë, ku Manastiri i Shën Vlashit organizon lojëra dhe të gjithë e kalojnë natën përreth zjarrit.
20 Dhjetor - Parada e Karnevaleve e cila organizohet në qendër të qytetit.