8 arsye që na lenë single
Nuk janë te rralla rastet kur një lidhje ne dukje funksionale nuk zgjat shume. Çështja kthehet ne problem kur kjo përsëritet. Ndoshta ka disa arsye qe bëjnë te ndodhe kështu.
Mungesa e vetëvlerësimit. Zakonisht partneri mundohet qe te zgjidhet duke qene sadopak i ngjashëm me ne. Por nëse dikujt i mungon vetëvlerësimi, është shume e mundur qe kjo zgjedhje te vështirësohet
Tendenca për te qene sa me te sigurt nga lidhja. Mungesa e sigurisë ne një lidhje, apo dëshira për ta pasur sa me te madhe atë, ndodh qe te na lere single
Kur ndjeheni perfekt. Kjo ka lidhje me fëmijërinë, kohe gjate se cilës merrnit shume përkëdheli dhe lëvdata nga prindërit. Me kalimin e kohës, ne mendjen tuaj krijohet ideja e te qenurit perfekt, dhe mungesa e këtij perceptimi edhe nga partneri, është një çështje tjetër qe ju le single
Presioni i madh nga familja. Ndërsa familja e kërkon me doemos një partner për ty, kjo mund te përbëje një presion qe shpesh here mund t’u çojë ne zgjedhje te gabuara
Vini nga përvoja te pakëndshme. Kjo përvojë negative ju rrit merakun për pamundësinë e te gjeturit te një partneri te përshtatshëm
Frika për te mos përsëritur gabime te se kaluarës. Është e natyrshme se nëse keni kryer gabimi ne te kaluarën, frika për te mos i përsëritur përsëri ato ju bën te ndjeheni ende jo gati për te ndërmarrë hapin e radhës
Dhimbje te se kaluarës. Trauma qe mund te keni kaluar me pare, edhe pse te palidhura domosdoshmërisht me një lidhje, ju bën qe te ndjeheni me dyshues
Shpërdorime te rasteve ne te kaluarën. E gjitha kjo mund te jete e mjaftueshme për te krijuar ke ju ndjesinë e te qenit te pashprese..