Turqia po bëhet gati për sulmin eventual kundër Sirisë. Një autokolonë prej 20 automjeteç të blinduara, u dislokuan në kufi me Sirinë, në krahinën Hatay në Turqinë jugore.
Që nga fillimi i vitit 2012, Turqia ka shtuar në kufij praninë me tanke dhe artileri kundërajrore. Po ashtu, raketat Patriot të NATO-s janë rreshtuar në disa qytete në jug.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka strehuar mbi 500 mijë refugjatë sirianë. Ky vend mbështet sulmet kundër regjimit sirian të Bashar al-Assadit.