Zulohet pakez histori ne fund te detit Adriatik
Arkeologet shqiptare thane se kane zbuluar amfora dhe pjese anijesh antike ne thellesite e detit te Durresit. Ata thone se zbulimet e fundit shtojne argumente te reja ne debatet mbi ekonomine dhe tregtine e hershme te Ilirise ne Detin Mesdhe, nga Kroacia deri ne Spanje dhe Afrike. Korrespondenti i VOA, Ilirian Agolli, bisedoi per keto gjetje me profesor Adrian Anastasin, drejtues i arkeologjise nenujore te Shqiperise.
Arkeologet shqiptare sapo kane bere nje zbulim me rendesi ne detin Adriatik. Ata kane gjetur ne kepin e palit dhe ne zonen perballe Durresit amfora dhe ngarkesat e nje anijeje tregtare te shekullit II dhe I para eres se re, te cilat japin deshmi te rralla te lidhjeve ekonomike qe kishte bregdeti adriatiko-jonian me ate spanjoll dhe afrikan. Instituti i arkeologjise po identifikon shkencerisht tani objektet e gjetura pa ndihmen e kolegeve te huaj.
Ky eshte zbulimi i pare i ketij lloji ne detet shqiptare ndersa eshte i 18 ne bote. Sipas specialisteve, gjetjet e fundit ne Durres hedhin drite mbi nje rruge te re tregtare ne dete. Teoria e pare mbi levizjet e anijeve eshte drejtimi perendim – lindje; nga bregdeti italian drejt atij ilir, rruga e dyte eshte levizja e anijeve veri – jug; nga bregdeti kroat drejt atij ilir apo italian. Profesor Adrian Anastasi, drejtues i arkeologjise nenujore shqiptare, thote se zbulimet e fundit po forcojne idene e nje trajektoreje te re – nga jugu ne veri, bazuar nga pozicioni i mbytjes se anijes dhe nga tipi i amforave te gjetura.
Specialistet pohojne se dendesia e larte e zbulimeve arkeologjike ne detet shqiptare hedhin poshte si te paverteta hamendjet e zmadhuara per nje pirateri te forte ilire, perkundrazi, transporti dhe tregtia eshte shume e zhvilluar dhe e pashqetesuar nga sulmet detare ne asnje nga rruget detare te kryqezuara nga cfaredo drejtimi. Lloji i spirancave te gjetura ne Duures eshte gjithashtu nje tregues bindes per kete zhvillim te gjere tregtie.
Arkeologet shqiptare vazhdojne kerkime sistematike dhe intensive me nismat e veta dhe me ndihmen e kolegeve nga Italia. Zbulimet e tyre kane befasuar qarqet shkencore nderkombetare. Arkeologjia shqiptare i ka te gjitha kapacitetet njerezore per te vazhduar me tej kerkimet shkencore, por natyrisht i nevojitet nje mbeshtetje teknike me e madhe per te ndricuar fakte te panumerta historike qe gjenden nen token dhe nen detet e Shqiperise.
/Burimi: Gazeta Dita