I PARALIZUARI FILLON TE ECE PASI KAFSHOHET NGA MERIMANGA!
Kafshimi i një merimange helmuese është dëshmuar si çudibërës për David Blancarten, një i paralizuar nga Kalifornia. Njeriu pas 21 vitesh në karrocë invalidësh ka filluar të ecën sërish.
David Blancarte është paralizuar pasi i ka mbijetuar një aksidenti me motoçikletë. Pasi është pickuar nga një merimangë e hirtë e shkretëtirës, ai ka përfunduar në spital ku ka kaluar nëntë muaj në rehabilitim. Gjatë një rehabilitimi kane vërejtur se muskujt po i forcohen dhe ka vendosur të bëj një test.
“Më kanë nënshtruar ndaj elektro-valëve, e unë e kam ndier rrymën dhe kam bërtitur”, ka treguar Blancarte për rrjetin televiziv amerikan CBS13.
Për më pak se një javë është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ecën pas njëzet vitesh të kaluara në karrocë invalidësh. Mjeket i kane thënë se muskujt i kishin rënë në gjumë, derisa helmi i merimangës duket se i kishte zgjuar ato.