Forumi Kuq E Zi
Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit Arian-10

Zbuloni "Zonen e Lire" te vete Arian Canit
Nuk jane te rralle ata qe e shohin Arian Canin duke e pritur me padurim radhen e tij. Madje ka nga ata qe prej lodhjes dhe stresit te dites i dorezohen ndoshta jo gjumit, por dremitjes e megjithate, kur ai shfaqet ne skenen e “Tv Klan”, gjumit, dremitjes apo endrrave te shkurtra u vjen fundi. Ky eshte Arian Cani i gozhduar ne memorien e spektatorit...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Duket se shkallet e suksesit vazhdojne te kene vetem ngritje per nje nga figurat me te ndjekura te ekraneve televizive. Ai nuk e ka friken e skenes dhe para spektatorit tregon forcen e tij te komunikimit, shkathtesine e prezantimit dhe batutat gjithe lezet, qe pervijojne ne figuren e tij tiparet e nje njeriu qe di te jete i sigurt edhe kur situata mund t’i rreshqase sado pak nga duart.
Njeriu qe per kaq vite me radhe ka arritur te mbaje te pandryshueshme audiencen, i spikatur per menyren e drejtperdrejte me te cilen ai komunikon, pergatitjen qe reflekton gjithmone,  vazhdon te na surprizoje me gjetjet dhe pyetjet e tij provokuese
Arian Cani, nje person pa komplekse dhe mjaft i rezervuar per sa i perket jetes se tij private, ndryshe nga cfare jemi mesuar te shohim ne ekran, nuk nguroi te na jape interviste ku pjesa me e madhe e informacionit qendron pertej fjalive te shkurtra qe perbejne gjithe-gjithe pergjigjen me te gjate te tij.
Arian, si jeni bere gazetar, fare rastesisht apo dikush ka zbuluar talentin tuaj prej gazetari?
Me ka zbuluar Armand Shkullaku i “Klan Kosova”, qe ne vitin 1993. Atehere jetoja ne Paris dhe Shkullaku vinte shpesh ne ate qytet...
A e konsideroni gazetarine si profesion “aksidental” dicka qe ka ndodhur aksidentalisht apo si nje profesion te shpirtit tuaj gazetaresk?
Me shume si kjo e dyta.
Jeni gazetar i dy zhanreve te gazetarise, asaj te shkruar e televizive. Cila u flene ne shpirt me se shumti e cila u ‘djersit” me se shumti?
Qe te dyja, por djersa ka aroma te ndryshme te njera dhe tek tjetra.

Te qenit moderator, eshte nje vlere. A ka dicka te lindur ne kete profesion, apo eshte pune dhe pasion?
Them se jane te trija bashke.

Spektaklit i jepni sharm, humor dhe shume dore, si sajues dhe moderator. Keni me shume kenaqesi, apo nganjehere edhe bezdi?
Vetem kenaqesi.
A jeni parimor dhe a ia vlen te mbahet parimi, ne nje vend ku nuk cmohet shume parimi?
Parimi eshte nje kriter qe ne rastin tim ka lidhje me kodin e profesionit. Pra, duhet respektuar.
A ka moshe moderatori, apo me mire te them a i duron ekrani rrudhat, apo kerkon fytyra te bukura, te zgjuara, te qeshura dhe te disponuara?
Mosha dhe rrudhat nuk kane asnje rendesi nese behet fjale per nje profesionist.

Cilat tipare duhet t’i permbush nje i ri qe te behet yll ne moderim(gazetari)?
Te dije te joshe ate qe e sheh pas kameres.

Njiheni edhe si adhurues i botes se bukur. Ua ka dridhur dikush zemren, apo jeni besnik ndaj familjes?
Zemra dridhet shpesh, por kjo nuk e pengon zemren te mbetet besnike.

Sa xheloze ndihet bashkeshortja, kur te sheh aq te cliruar ne emision, pra nuk ke komplekse dhe kur puth ne buze personazhe vip?
Xhelozia eshte fjale e huaj per ne...

A eshte tradhtia ndaj bashkeshortes nje “veti e ndaluar” apo nje “tradite qe vazhdon”?
Tradhtia eshte fjale e huaj per ne...
A e mbyllni ndonjehere celularin tuaj per disa ore ne mbremje dhe a ngjall dyshime kjo te bashkeshortja juaj, e ne fakt ju keni qene vetem duke pire kafe me nje mik tuajin te ngushte?
Dyshimi eshte fjale e huaj per ne...
A jeni “eksploziv” edhe ne familje apo Shqiperi apo jashte saj?
Jam i qete si tip.
Keni ndjere ndonjehere bezdi, apo vetem kenaqesi ne TV?
Vetem kenaqesi.

Iu kujtohet ndonje lapsus, ose ndonje moment kur jeni ndjere ngushte(pisk)?
Lapsuset jane pjese e punes time, shpesh i stimuloj vete.

Ua ka dikush ziline, e perjetoni xhelozine?
Xhelozia eshte fjale e huaj per mua ne kete zanat...
Nga “Vizion Plus” kaluat te “Tv Klan”. Me cilin ‘klan’ jeni? E kam fjalen per klane politike, per klane kulturore, ekonomike, etj.
Me asnje klan...
A eshte e ngarkuar shoqeria shqiptare me klane?
Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjehere, por nuk kam asgje kunder klaneve, mjafton qe ato t’i sherbejne komunitetit...
Po flitet se “Tv Klan”-i eshte ne ‘klan’ me Berishen. A eshte e vertete kjo?
Po me ke te jete pervec Berishes? Ka ndonje tjeter verdalle ne kete katund?
A jeni parimor dhe a ia vlen te mbahet parimi, ne nje vend ku nuk cmohet shume parimi?
Parimi eshte nje kriter qe ne rastin tim ka lidhje me kodin e profesionit. Pra, duhet respektuar.
Cili eshte niveli i gazetarise ne Shqiperi sot. A eshte e percare per arsye politike gazetaria ne Shqiperi?
Jo, nuk mendoj. Gazetaria ne Shqiperi eshte nje treg si gjithe tregjet e tjera, me up & down-et e veta...

Cili prej personaliteteve te njohura te kohes ju ka ‘munguar’ ne emisionin ‘Zone e lire’?
Askush...
A keni ne plan qe te “shpernguleni” nje dite nga “Zones se lire”?
Jo... ajo tashme nuk eshte vetem e imja
/Burimi: Telegrafi

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
pfff llafazanin snuk smunem me e duru

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons