Shkencëtarët amerikanë arritën të rrisin një zemër funksionale miu, të ndërtuar me inde njerëzorë, në një zbulim të madh që mund të ndryshojë të ardhmen e shkencës përgjithmonë.
Nëse rezultatet tejet inkurajuese të deritanishme do të konkretizohen, organet apo qelizat e domosdoshme për të kuruar shumë sëmundje mund të jenë të kudondodhura, për të gjithë ata që do të kenë nevojë.
Eksperimenti mbi minjtë u krye duke marrë zemrën e tyre, e cila zhvishej nga qelizat e saj dhe pajisej me qeliza njerëzore të rritura në një nivel të caktuar në kushte laboratorike.
Pavarësisht këtij ndryshimi gjenetik, zemra e miut vazhdonte të ishte funksionale dhe lejonte brejtësin që të vazhdonte jetën, pasi i ritransplantohej në trupin e mbajtur gjallë për disa ditë me anë pajisjesh.
Aftësia për të vënë në funksion organe të veshur me qeliza laboratorike do të thotë se në të ardhmen, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të krijojnë edhe organet në këto kushte, po ashtu si qelizat e nevojshme për të luftuar sëmundje si parkinsoni apo alzheimer.
/ Top Channel