E keni pyetur ndonjehere veten se si ka mundesi qe ju jeni te vetmit te cilet sulmohen nga ushkonjat nderkohe qe personat qe rrine me ju nuk ankohen prej tyre?
Nuk jeni te vetmit. Rreth 20% e njerezve, duket se jane vecanerisht te shijshem per mushkonjat dhe sumohen me shume se e zakonshmja. Dhe nderkohe qe shkencetaret ende nuk kane nje kure per kete pervec se evitimi i pickimeve me ane te larguesit te mushkonjave, te pakten kane disa ide se pse disa prej nesh jane me te predispozuar se te tjeret qe te sulmohen prej mushkonjave. Ja dsa faktore qe mund te luajne nje rol:
Grupi i Gjakut
Nje studim tregoi qe mushkonjat sulmonin njerezit me grup gjaku 0 pothuajse dy here me shume se njerezit me grup gjaku A. Njerezit me grup gjaku B jane diku ne mes.
Dioksidi i karbonit
Nje prej menyrave kyce qe mushkojat lokalizojne prene e tyre eshte duke nuhatur dioksidin e karbonit qe nxirret me fryme. Si rezultat i kesaj, njerezit qe nxjerrin me shume dioksid karboni, jane me te predispozuar te sulmohen nga mushkonjat.
Ushtrimi dhe Metabolizmi
Pervec dioksdit te karbonit, mushkonjat i gjejne viktimat e tyre duke nuhatur acidin laktik, acidin urik, amoniakun dhe substanca te tjera qe nxirren me ane te djerses dhe terhiqen gjithashtu nga njerezit me temperature me te larte trupore. Duke qene qe ushtrimi i rende rrit acidin laktik dhe nxehtesine ne trup, ju ben qe te bini me shume ne sy tek insektet. Nderkohe, faktoret gjenetike influencojne sasine e acidit urik dhe substancave te tjera te nxjerra nga cdo person, duke i bere disa persona qe te gjenden me lehtesisht nga mushkonjat.
Bakteriet e lekures
Kerkime te tjera kane sugjeruar qe lloje dhe sasi te vecanta te bakterieve qe jetoje ne menyre natyrore ne lekuren njerezore nderhyjne ne terheqjen qe kane njerezit per mushkonjat. Ne nje studim, shkencetaret zbuluan qe pasja e sasive te medha te disa lloje bakteriesh e bejne lekuren me te pelqyeshme per mushkonjat. Cuditerisht, diversiteti i shume bakterieve ne lekure dukej se e bente lekuren me pak terheqese.
Birra
Nje shishe e vetme birre mund t'ju beje me terheqes per insektet. Por edhe pse kerkuesit kishin dyshuar qe kjo vinte per shkak se pirja e alkolit rrit nivelin e etanolit qe nxirret me djerse, apo sepse rrit temperaturen e trupit, asnje prej ketyre faktoreve nuk duket se ishte i lidhur me sulmet e mushkonjave, duke e bere terheqjen e mushkonjave per keta persona nje mister te vertete.
Shtatezania
Ne disa studime te ndryshme, grate shtatezana jane zbuluar qe terheqin dyfish pickimet e mushkonjave ne krahasim me njerezit e tjere. Kjo mund te jete e lidhur me dy faktore: ato leshojne rreth 21% me shume dioksid karboni dhe kane temperature trupore me te larte se te tjeret.
Ngjyra e rrobave
Kjo mund te duket e cuditshme, por mushkonjat perdorin shikimin, se bashku me nuhatjen per te lokalizuar njerezit, keshtu qe veshja e ngjyrave q bien ne sy (e zeze, blu, e kuqe) mund tu beje me te lehte per tu gjetur prej tyre.
Disa kerkues kane filluar te kerkojne per arsyet se pse nje minoritet njerezish duket se terheqin rralle mushkonjat me shpresen per te krijuar gjeneraten e re te larguesve te insekteve. Duke perdorur kromatografine per te izoluar kimikatet e vecanta qe leshojne keta njerez, shkencetaret kane zbuluar qe keta njerez leshojne disa substanca qe nuk i terheqin mushkonjat. Dhe me vone, duke perfshire keto molekula ne nje spraj kunder muushkonjave, do te bejne qe edhe nje grua shtatezane me grupin e gjakut 0, qe ushtrohet me nje bluze te zeze, te largojne mushkonjat.