Forumi Kuq E Zi
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Prova qe fantazmat ekzistojne. Vertet?!
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) 1
Per te gjithe ata qe besojne ose duan te besojne ne fantazmat, ja dhe nje arsye me shume. Nje konkurs i organizuar nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Herdfordshajr (University of Hertfordshire) ka zgjedhur fotografine qe paraqet me qarte nje fantazme! Fantazmat kane terhequr gjithnje imagjinaten e njerezve, dhe per kete arsye jane studiuar ne disa aspekte, nga te cilet ai psikologjik eshte ndoshta me i rendesishmi.
Konkursi i zhvilluar me se fundi kishte si qellim dergimin nga ana e publikut, nepermjet internetit te fotografive ku shfaqeshin te ashtuquajturat “fantazma”. Me pas keto fotografi votoheshin nga vete publiku per te zgjidhur mis-Fantazmen. Deri ketu asgje me shume e asgje me pak se shume ide te tjera qe shfaqen ne internet. E cuditshmja, qendron ne menyren se si u percoll ky lajm nga mediat pak a shume ne te gjithe boten.
Duke filluar nga The Times, Corriere della Sera, dhe deri ne Top Channel ky lajm nuk shpetoi pa u publikuar. Por teksa gazeta britanike e percjell lajmin duke shfaqur edhe njefare analize dhe shpjegimi parapsikologjik per fotot, nga ana tjeter qofte Corriere della Sera, qofte Top Channel e sjellin si fakt te sigurte ekzistencen e fantazmave pa asnje lloj shpjegimi. Ajo cka eshte edhe me e cuditshme dhe pak profesionale eshte siguria me te cilen raportohet lajmi. Nese citojme artikullin e Top-channel (qe eshte pak a shume nje perkthim i keq i lajmit te Corriere della Sera): “Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!”. Pra nje prej pyetjeve qe e ka ndjekur njerezimin gjate te ekzistences se tij, dhe ka shqetesuar gjumin e miliona njerezve, qe nga femijet e vegjel deri tek Hamleti, sapo ka marre nje pergjigje. Nje pergjigje te provuar, te faktuar dhe qe me nje siguri shkencore raportohet nga dy burime mjaft te rendesishme informacioni.
Megjithe sigurine qe permban kjo fraze, asnje argumentim nuk jepet se pse personi i dale ne fotografi duhet te jete me patjeter nje fantazme. Perse nuk mund te jete nje person, nje vizitor qe duhej te ndodhej brenda ne keshtjelle? Lajmi i paraqitur ne burimet italiane (e cila denjon te pakten te vendose thonjezat ne titull) dhe shqiptare, duket qarte qe ka si qellim sensacionin, deshiren per te bere per vete dhe per te terhequr sa me shume lexues, te cilet pse te mos i besojne edhe fantazmave.Krejt e kunderta ndodh tek gazeta britanike, e cila pervec stilit mjaft te qarte dhe terheqes shfaq edhe shpjegime mbi besimin ne fantazmat, mbi faktin se si eshte e mundur qe te shfaqen njerez te dyfishte ne fotografi etj. Duke filluar nga frika qe njeriu ndjen, dhe proceset qe shfaqen ne subkoshiencen e tij qe e bejne te krijoje qenie te paverteta perreth, deri ne problemet ne aparatet fotografike te cilat mund te mbivendosin imazhe per te krijuar pamje qe nuk ekzistojne ne realitet, gjithcka paraqitet e interpretuar dhe shpjeguar nga gazetari i The Times-it.
Nese do te merresha me analizen e problemeve te shtypit shqiptar, jam i sigurt se ndoshta ky lajm do te ishte i fundit qe do te me shqetesonte. Megjithate siguria dhe thjeshtesia me te cilen pasqyrohen te ashtuquajturat “fakte” per vertetimin e nje prej pyetjeve qe per nje pjese te mire te njerezve jane mjaft serioze, dhe fakti qe edhe kur kopjojne, kopjojne burimin e gabuar, me duken me te vertete shqetesuese. (Edhe) Ne kete rast deshira dhe nevoja per te publikuar, per te krijuar sensacion, ka mbizoturuar ne karakterin e paformuar te te ashtuquajtureve “gazetare”.

Per te gjithe ata qe deshirojne te dine me shume rreth konkursit, i cili sic shprehet vete autori kishte si qellim te studionte perceptimin dhe interesin qe shfaqin njerezit rreth fantazmave, kjo eshte adresa e blogut ne internet. Me poshte fotoja ime e preferuar, “fantazma qe lan kembet” (mbuloni me gisht kembet dhe veshtroni nese arrini ta dalloni)..
Fantaymat dhe demonet... (Vidjo) FANTA_6

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons