Sipas informacioneve të fundit, është mobilizuar edhe majori Tzoitis i njësisë të antiterrorizmit në kërkimet intensive të policisë greke për zbulimin dhe kapjen e grupit të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalës!
Kështu, sipas informacioneve të alb-observer.com, burime nga Athina bënë të ditur se majori i antiterrorizmit Alkiviadis Tzoitis është mobilizuar për zbulimin dhe arrestimin e grupit të shqiptarëve të arratisur të cilët kanë terrorizuar shtetin fqinjë.
Duhet theksuar se ditët e fundit mediat greke e kanë lidhur arratisjen dhe aktivitetin kriminal të grupit shqiptarëve me UÇK-në, duke i dhënë jehon të madhe!!!
Madje konsiderohet se e “sigurt” trajnimi i tyre në çetat e UÇK-së, kjo ishte dhe arsyeja që për herë të parë merrë pjesë në kërkim ndaj kriminelëve, ushtria dhe major të policisë greke që specializohen në fushën e antiterrorizmit./