Gjithmone ekzistojne shkaqet per shkak te te cilave ndodhe dicka, si per gjera te mira, ashtu edhe per ato te keqija. Nese nuk ju ecen fati ne dashuri, eshte koha te zbuloni perse ju ndodh ashtu.
U tregoni te gjitheve per lidhjen tuaj
Natyrisht se do te lavderoheni para shoqeve kur te keni nje dashnor te ri, mbase edhe do t’ua tregoni disa detaje per lidhjen tuaj, mirepo edhe ua tregoni te gjithave cdo segment te marredhenies suaj, - dashnorit tuaj kjo gje me siguri nuk i pelqen. Nese e teproni edhe me shfaqjen e tepruar te dashurise suaj ne Facebook, ka mundesi te ndihet teper i tendosur. Ne fillim te lidhjes kushtoni kujdes per ate se cka flisni, ne menyre qe te mos e frikesoni shume dhe te mos e largoni nga vetja.
Kriteret e ashpra
Jane gjera te njohura qe cdokush i do disa gjera te caktuar te partneri i vet, mirepo nese keni kerkesa te ashpra se si do te duhej te dukej i dashuri juaj, me ke do te duhej te shoqerohej dhe si do te duhej te sillej, nuk do te jeni te kenaqura me askend. Zbusni kriteret.
Jeni kembengules
Porosia e mengjesit, ftesa pas mengjesi, pastaj edhe nje porosi para kafjalli, pas ketyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe nje para se te fle gjume... Ndoshta ju mendoni se ne kete menyre do t’i tregoni se e dashuroni, nderkaq atij i duket se si ia keni vene lakun rreth qafe me te cilin po e shtrengoni me secilen porosi apo me secilen ftese te re. Nuk ka gje te keqe t’ia kushtoni tere vemendjen, mirepo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufase dhe do ta largoje nga ju.
I tregoni per ish te dashurit
Vazhdimisht, per cdo dite, ne cdo situate. Po qe se me cdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri kete gje apo ate gje e ka bere me mire apo me keq, do t’ju kuptoje sikur pikerisht deshironi te jeni me ish te dashurin dhe se si po vuani per kohet e kaluara.