Marrja me vete e sekreteve në vendin e prehjes përfundimtare nuk është një gjë aspak e re dhe ne të gjithë me siguri do të kemi disa sekrete për t'i marrë me vete - ndoshta për të mbrojtur të tjerët, apo ndoshta për të mbrojtur reputacionin dhe trashëgiminë tonë. Disa sekrete, për shkaqe të pasojave historike apo vëmendjes që u është kushtuar atyre me kalimin e viteve, shndërrohen në një lloj misteri. Kjo listë përmban dhjetë sekrete të tillë
Axel Erlandson
1884 - 1964
Erlandson e nisi si një fermer alfalfa dhe si hobi nisi të shartonte dhe t'u jepte forma trungjeve të pemëve. Më vonë, me kalimin e dekadave ai do të "stërviste" pemët që të rriteshin sipas formave që ai vetë i kish projektuar. Ai eksperimentoi me lloje të ndryshme pemësh, duke bërë forma unazash, zemrash, shkallë në formë spiralesh, zigzage, unaza, kafaze zogjsh, kulla, korniza pikturash dhe shkallë. Erlandson i gjeti si një mënyrë shumë efikase argëtimi pemët e tij dhe vendosi që të krijojë 'Cirkun e pemëve". Erlandsoni nuk do t'ia rrëfente askujt sekretin e teknikave të tij dhe ai e vazhdoi në vende të fshehtë shartimin për t'iu fshehur spiunëve. Erlandson vdiq në vitin 1964 bashkë me procedurën e tij sekrete të përdorur për përhapjen e pemëve.
Fakt interesant: Në vitin 1985, kur Cirku i Pemëve përfundoi veprimtarinë, pemët u blenë nga milioneri Michael Bonafante dhe ato u transplantuan në parkun e tij të argëtimit Gilroy Gardens në Gilroy, Kaliforni.
"Jerome"
1840 - 1912
Në 8 shtator 1863, një i huaj kokërruar që besohej se ishte në të njëzetat, u gjet nga dy peshkatarë në Sandy Cove në Digby County, Kanada. Të dy këmbët e këtij njeriu sapo kishin qenë prerë dhe një kanë me ujë bashkë me pak bukë ishin vendosur pranë tij. I panjohuri ishte i paaftë apo nuk donte të fliste, dhe thuhet se ai ka belbëzuar jo më shumë se sa dy apo tri fjalë, pasi është gjetur. Një prej fjalëve të belbëzuara prej tij mendohet të ketë qenë "Jerome" dhe atij shumë shpejt iu dha ai emër. Jerome mbushej me zemërim kur dëgjonte të përmendeshin fjalë të caktuara, gjë që bëri shumëkënd të besojë se, Jeromi fshihte një lloj sekreti që nuk lejohej ta thoshte. Jerome sillej me dinjitet dhe kur atij i ofroheshin para, shfaqej i fyer. Ka shumë teori që shpjegojnë se çfarë ishte në të vërtetë Jerome, por asnjë histori prej tyre nuk është vërtetuar. Jerome vdiq në 19 prill 1912.
Fakt interesant: Jerome vazhdon të jetë pjesë e psikikës kolektive të komunitetit ku ai u gjend. Një qendër strehimi për njerëzit me të meta u ngrit me emrin e tij, për të janë shkruar dhe kompozuar këngë dhe ai është shfaqur shumë herë në piktura e madje për të është bërë edhe një film.
E huaja
1793 - 1816
Gjatë vjeshtës së vitit 1816, në Alexandria, Virginia, dy njerëz, një burrë dhe bashkëshortja e tij hynë në Hotel Taverna e Gadsby. Gruaja ishte e sëmurë dhe mendohej se ajo vuante nga ethet e tifos. Gjendja e saj shëndetësore vazhdoi të përkeqësohej, pavarësisht se për të po kujdesej një prej doktorëve të Alexandrias. Më pas, bashkëshorti mblodhi doktorin dhe stafin e hotelit e madje edhe bashkëshorten e pronarit në një dhomë dhe u bëri atyre një kërkesë shumë të pazakontë: ai kërkoi që të gjithë të pranishmit të bënin aty një betim se nuk do të zbulonin asnjëherë identitetet e tyre. Të gjithë ranë dakord dhe secili e mori me vete në varr sekretin. Disa ditë pas betimit, e huaja vdiq dhe deri sot e kësaj dite askush nuk e di identitetin e tyre. Përpara se të zhdukej, bashkëshorti i saj kërkoi që në varrin e të huajës të vendosej një gur varri ekstravagant dhe e varrosi në varrezën e St Paulit në Alexandria, Virxhinia.
Fakt interesant: Në gurin e madh të varrit janë skalitur këto fjalë:
Në kujtim të
NJE TE HUAJE
Vuajtjet e të cilës morën fund
Në ditën e 14 të tetorit 1816
Në moshën 23 vjeç dhe 8 muaj.
Ky gur është vendosur këtu nga bashkëshorti
i saj i pangushëllueshëm, në duart e të cilit ajo
nxorri frymën e fundit, dhe i cili ka dëshmitar Zotin,se bëri të pamundurën për të zbutur
vdekjen e ftohtë
Njeriu i lëkurtë
Njeriu i lëkurtë ishte një endacak, i cili udhëtonte në një rreth të pafund 365 milje ndërmjet Konektikatit dhe lumenjve Hadson. Ai fliste rrjedhshëm frëngjishten, por komunikonte në pjesën më të madhe të kohës me hungërima dhe xheste dhe vishej me lëkurë, nga kapelja deri tek këpucët. Ai merrte vazhdimisht cigare rrugës dhe pranonte me mirënjohje duhanin apo cigaret që njerëzit e fshatrave i jepnin teksa përshkonte në heshtje fshatrat e tyre. Kur e pyesnin se nga vinte apo për të kaluarën e tij, ai e ndërpriste në mënyrë të menjëhershme bisedën. Gjithashtu, në bredhjet e tij ai ishte gjithashtu i sigurtë se njerëzit do të kishin ushqim shtesë të gatshëm për të në një kohë të caktuar çdo 34 ditë. Nuk dihet se si i fitonte paratë, ndonëse në një prej dyqaneve mbahej e regjistruar porosia e tij: "Një copë bukë, një konservë sardele, një kek, dy kafe si dhe një shishe konjak dhe një shishe birrë". Pas një stuhie dëbore në mars 1889, trupi i Njeriut të Lëkurtë u gjet në shpellën e pyllit të tij në Saw Mill, në zonën e Sing Sing, pranë Nju Jorkut. Ai vdiq nga kanceri në gojë, kryesisht për shkak të konsumit të duhanit. Pranë tij u gjet një çantë, në të cilën kishte vegla për përpunim lëkure, si gërshërë, bizë, pykë, një sëpatë e vogël si dhe një libër i vogël lutjesh në frëngjisht.
Fakt interesant: Në varrin e Njeriut të lëkurtë është shkruar: "Vendi i prehjes përfundimtare të Jules Bourglay nga Lioni, Francë, 'Njeriu i Lëkurtë". Megjithatë, lajmi i botuar në gazetë ku pretendohej se dihej emri i tij i vërtetë më vonë u tërhoq. Sipas studiuesve, identiteti i tij mbetet ende i panjohur.
Arne Beurling
1905 - 1986
Arne Beurling ka qenë një matematicien suedez dhe profesor i matematikës. Në vitin 1940, matematicieni theu kodin gjerman që përdorej për komunikimet strategjike ushtarake. Kjo arritje e tij konsiderohet nga shumëkush si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e kriptografisë. Duke përdorur vetëm shirita teleprinteri dhe tekste të koduar, ai arriti të deshifrojë kodin që gjermanët besonin se ishte i pamundur të zbërthehej. Dhe e bëri këtë brenda vetëm dy javëve. Beurling krijoi më pas një pajisje, e cila i mundësoi Suedisë që të deshifronte trafikun gjerman të teleprinterit që kalonte me anë të kabllit nga Norvegjia, përmes Suedisë. Kur Beurlingun e pyetën se si e kishte deshifruar kodin, ai u përgjigj: "Një magjistar nuk i zbulon sekretet e tij".
Fakt interesant: Deshifrimi i kodeve prej Beurling u mundësoi autoriteteve suedeze që të siguronin njohuri në lidhje me Operacionin barbarosa (emri i koduar që nazistët përdorën për pushtimin e Bashkimit Sovjetik) që përpara se të ndodhte.
James Black
1800 - 1872
James Black ishte një farkëtar nga Arkansasi si dhe krijuesi i thikës origjinale Bowie e projektuar nga Jim Bowie. Bowie ishte i famshëm në dyluftimet me thika që nga dueli i tij i famshëm i vitit 1827. Por, vrasja prej tri e tre vrasësve në Teksas si dhe vdekja e tij në Betejën e alamos e bënë atë, bashkë me thikën e farkëtarit, një legjendë. Thikat e Black ishin të famshme se ishin jashtëzakonisht shumë të forta, por njëkohësisht fleksibël. Black i mbante shumë të fshehta metodat e tij në krijimin e thikave dhe të gjithë punën me to ai e kryente prapa një perdeje të lëkurtë. Shumë pretendojnë se, Black rizbuloi sekretin për prodhimin e çelikut të Damaskut i cili ishte një lloj çeliku që përdorej në prodhimin e shpatave në Lindjen e Mesme që nga viti 1100 deri në vitin 1700 dhe që ishte në gjendje të thyente shpatat evropiane të një cilësie më të ulët. Teknikat origjinale për prodhimin e thikës së James Black nuk mund të përsëriten as sot e kësaj dite. Black vdiq në 22 qershor të vitit 1872 në Uashington, Arkansas.
Fakt interesant: Në vitin 1839, shumë pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Black pothuajse u verbua kur vjehërri i tij dhe një ish-partner i tij hynë me forcë në shtëpinë e tij dhe e sulmuan me mjete të forta, pasi ai kishte kundërshtuar që e bija të martohej me të katër vite më herët. Pas këtij sulmi, Black nuk ishte në gjendje që të vazhdonte më tregtinë e tij.
Eduard Leedskalnin
1887 - 1951
Edward Leedskalnin ishte një emigrant letonez që kishte ardhur në SHBA dhe me profesion skulptor. Leedskalnin ndërtoi me vetëm një dorë monumentin e njohur si kështjella Korale në Florida dhe ai njihet gjithashtu për teoritë e tij të pazakonta për magnetizmin. Leedskalin ishte një njeri shumë i shkurtër dhe me peshë shumë të vogël dhe shumë prej gurëve të tij ai i rendiste në mënyrë astronomike dhe i integronte në një plan madhor arkitekturor i bazuar i gjithi në të dhëna matematikore dhe astronomike. Leedskalnin përdorte vetëm vegla të thjeshta për të prerë, formësuar dhe më pas montuar 3 milion paundë blloqe të dendur koralë për të ndërtuar kështjellat e tij. Kur e pyetën: "Si e ndërtove kështjellën?" ai u përgjigj: "Nuk është e vështirë, në të vërtetë sekreti është thjeshtë të dish se si". Kur Leedskalnini zhvendosi Kështjellën e tij Korale dhjetë milje më tutje në Homestead, Florida ai i kërkoi kamionistit që të kthente kokën në anën tjetër kur erdhi koha për të ngarkuar dhe më pas shkarkuar blloqet koralë. Leedskalnin vdiq nga kequshqimi për shkak të kancerit në stomak në vitin 1951 në moshën 64-vjeçare, pa e zbuluar asnjëherë sekretin e tij.
Fakt interesant: Billy Idol e kompozoi dhe regjistroi këngën e tij "Sweet Sixteen" dhe e filmoi videoklipin në Kështjellën Korale. Kënga ishte frymëzuar nga historia e ish-të dashurës së Leedskalnin, Agnes Scuffs, e cila besohet të jetë arsyeja kryesore përse Leedskalnini ndërtoi kështjellat Korale.Johann Bessler
1680 - 1745
Johann Bessler u lind në Zittau, Gjermani dhe ndërtoi një makinë, e cila ai pretendonte se ishte e vetëlëvizshme. Deri në vitin 1717, ai kishte bindur mijëra vetë, që nga më të zakonshmit deri tek më të pushtetshmit se ai në të vërtetë kishte zbuluar sekretin e një mekanizmi që punonte në mënyrë të pavarur. Makineria e tij iu nënshtrua testeve të panumërt dhe kaloi nëpër inspektime shumë rigorozë. Ajo ishte ndërtuar për të kryer punë të rënda për periudha të gjata, dhe në një test zyrtar ajo vazhdoi të punojë në mënyrë të vazhdueshme për 54 ditë me radhë. Projekti i brendshëm i makinës ruhej gjithmonë nga afër prej shpikësit. I pushtuar nga paranoja si dhe një temperament shumë i keq dhe duke mos patur ligje mbi patentën që ta mbronin, Bessler, i shkatërroi makinat e tij në një moment kur e kish mbërthyer zemërimi dhe e mori sekretin me vete në varr. Fuqia e vërtetë lëvizëse që qëndronte prapa demonstrimeve të Bessler si dhe burimi i energjisë që bënte të lëviznin peshat e brendshme të rrotave mbetet ende e pashpjeguar. Eshtë e qartë se një makinë e tillë është në kundërshtim me ligjin e ruajtjes së energjisë, i cili thotë se energjia nuk mundet kurrë të krijohet apo shkatërrohet, por më pas duhet të ngrihet pyetja se si arriti Bessler që t'ua hedhë aq shumë njerëzve për një kohë aq të gjatë?
Fakt interesant: Kohët e fundit, janë zbuluar një seri karakteristikash të koduara mes dokumetave të shumtë të publikuar prej Besslerit. Ai ndërtoi një shumëllojshmëri kodesh që nga ata shumë të thjeshtët, deri tek shumë kompleksët, të cilët me kalimin e kohës mund të bëhen bashkë për të zbuluar sekretin e tij. Shumë prej kodeve tashmë janë zbuluar, ndërkohë që shumë të tjerë mbeten të padeshifrueshëm.
Benjamin Franklin
1706 - 1790
Benjamin Franklin është një prej baballarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, ai kish edhe talente të tjerë, mes të cilëve: shkrimtar, satirist, teoricien politik, shkencëtar, shikës, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat. Në vitin 1730, Franklin pranoi se kishte një djalë të paligjshëm, të vetmin e tij me emrin William. Ai u rrit nga babai i tij, Ben dhe bashkëshortja e tij, Deborah Rea. Disa prej shumë teorive spekulative nënvizojnë se, arsyeja përse nëna e këtij djali të paligjshëm nuk u zbulua është se çifti nuk qe i martuar kur lindi William dhe se Franklini dëshironte që të merrte ai përsipër të gjithë fajin dhe pasojat dhe për të mos lejuar çnderimin e Deborah. Të tjera prova sugjerojnë se, nëna e tij ishte një prostitutë. Identiteti zyrtar i nënës së William mbetet ende i panjohur.
Fakt interesant: në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai ndihmoi babanë e tij në të famshmin eksperiment të balonës. Më vonë, William u bë një lojalist i palëkundur gjatë të gjithë luftës revolucionare, pavarësisht rolit të babait si një prej patriotëve më të spikatur gjatë konfliktit, një dallim ky që i ndau një herë e përgjithmonë.
Antonio Stradivari
1644 - 1737
Stradivari ishte një punues italian i instrumentave me tela si violina, kitara e harpe. Për shekuj të tërë, shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë sekretin e Stradivarit në prodhimin e instrumentave. Mjetet moderne kërkimore të kohëve të fundit si dhe pajisje si lazerët skanues po ndihmojnë kërkuesit në testimin e teorisë, sipas së cilës formësimi i kujdesshëm i harkut të pjesës së pasme, me qëllim "orientimin" e frekuencave tingëlluese mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Edhe zamkat si dhe llaku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjithashtu gjerësisht dhe mund të jenë një faktor i rëndësishëm në tingullin dhe cilësinë e instrumentave të tij. Ekspertët pranojnë se nuk ka tashmë një konsensus për faktin që nuk është një faktor i vetëm që spjegon superioritetin e Stradivarit dhe me shumë gjasa është kombinimi i të gjithë faktorëve, si dhe diçka ende e panjohur.
Fakt interesant: Vlerësohet se, Stradivari ka bërë afërsisht 1100 instrumente. Sot, mbeten vetëm 650 të tillë, duke përfshirë afërsisht 500 violina. /Standard.al