Një bimë ekzotike që ushqehet me dele ka çelur për herë të parë në një serë në Britaninë të Madhe.
Bima mishngrënëse, me emrin shkencor Puya chilensis, është një bimë shekullore që lulëzon në Kili.
U mboll në kopshtin “Wisley” të Royal Society para 15 vjetëve dhe ka arritur një lartësi prej rreth 3.5 metra.
Trungu është plot me gjemba me formë ganxhe, që janë shumë të mprehta dhe persin si thikë, duke izoluar me këtë metodë kafshët, edhe delet, të cilat humbasin jetën të izoluara.
Pastaj trupi i kafshëve dekompozohet duke furnizuar si ushqim bimën, pasi transferohet në pleh dhe bima e merr nëpërmjet tokës.
Përgjegjësit e Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës pohojnë se prindërit mund të hyjnë të shikojnë nga afër bimën, por nuk këshillohet për fëmijët se vihen në rrezik.
Kujdestarët e kopshtit, e “ushqejnë” bimën ekzotike, e cila do të mbajë lule për një javë me pleh të lëngët.