Heshtja e Sali Berishës që u thye sonte në mbrëmje, duke dhënë dorëheqjen nga c’do funksion i partisë Demokratike, ka publikuar edhe fjalimin e tij në facebook. Profili i tij mbeti i bllokuar nga data 23 deri më sot!
Shënimi i fundit i Berishës ishte ai i datës 23 që thotë “Fitoreeeeeeeee! Nr. 44 ju pret të gjithëve! Nr. 44 pret çdo vote! Përpara drejt fitores! Sb”. Faqja është i mbushur me komente nga mijëra vetë, shumica përkrahës të PD-së, por ka edhe nga ata që shprehin kënaqësinë për humbjen e thellë.
Ka nga ata që shkruajnë se “shqiptarët nuk meritojnë rrugët, tunelet e ndërtuara prej Berishës” dikush numëron shkaqet e humbjes së PD-së: “U ndëshkove Sali për gjithë të rinjtë e ’90 që donin ndryshimin, u ndëshkove për piramidat, u ndëshkove për ’97, u ndëshkove për puçin e ’98, për Gërdecin, për 21 Janarin, për të përndjekurit politikë që i preve në besë, për Fazlliçin që deshe t’i shisje Shqipërinë 1 euro, për detin që desh ia dhe grekut, për miliardat e sat bije Argites, për ministrat e tu qe kurrë nuk dhanë dorëheqjen edhe pse e sakatuan këtë milet, u ndëshkove Sali…..të paktën disfatën pranoje me dinjitet….Rrugë të mbare në rrugën që ndërtove vetë!”. Të tjerë akoma kujtojnë që “Me mijëra emigrantë që u kthyen dhe bënë punën e tyre …Në momentin e votimit u kujtuan që paguanin shumë euro ambasadave Shqiptare për një certifikate …apo…Ju lumshin duart o Emigrante!!!”.
PO ka dhe nga ata që shkruajnë “Më shumë se humbje është një zhgënjim i madh. Ky rezultat tregon se puna dhe mundi i bërë nga Partia Demokratike dhe kryeministri z.Sali Berisha nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet. Shqiptarët treguan se nuk janë në gjendje të bëjnë ndryshimin e vërtetë. Gjithsesi koha do tregojë gjithçka . Forca PD sot duhet të jemi më të fortë se kurrë me në krye liderin e përhershëm të Shqipërisë z.Berisha”.
Burimi: albparajsa.com