Kandidati i LSI-së dhe tashmë fitues i pashpallur deputet në qarkun e Beratit, Nasip Naço sapo ka konfirmuar në një intervistë për Top Channel, se “Ilir Meta do jetë kryeministër!”.
Naço u shfaq tepër furioz dhe epërorë në këtë intervistë ku ka ripëmendur se LSI-ja është forca e parë, ose siç e tha ai “Ne jemi dy lokomotiva që tërheqim të majtën”, sigurisht që nuk nënkuptonte se njëra lokomotivë ishte PS-ja, por vetëm LSI.
Madje, i pyetur nga gazetari Balla për deklaratat e bërë prej tij në një tubimin madhështor të organizuar nga LSI në qytetin e Beratit ku Naço kishte dëshmuar se kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë Ilir Meta. Ç’donit të thoshit me këtë?
- “Po, është e vërtetë, e kamë thënë dhe e kam deklaruar në eterë (qiell të hapur), se kryeministri i ardhshëm do të jetë Ilir Meta dhe kjo qëndron”, është përgjigjur Nasip Naço duke lënë me gojë hapur panelin e Top Channel./alb-observer/