Sipas informacioneve më të fundit viktimat janë Ermal Sokol Isufi, Diana Ademi si dhe një 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur të cilët janë dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.
Dyshohet se nga të shtënat ka edhe persona të tjerë të plagosur pasi plazhi ka qënë i mbipopulluar në momentin e krimit.
Sipas informacioneve, autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarje me një makinë fuoristradë me targa të huaja.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë si pasojë e krimit të rëndë është bllokuar për disa orë qarkullimi i automjeteve në aksin Uji i Ftohtë-Radhimë. /albeu.com/
17:05 - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në pikën turistike të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Në një ditë kur numri i pushuesve është shumë i madh një person i armatosur ka hyrë befasisht në vendin e quajtur "Kalaja" mes Ujit të Ftohtë dhe Orikumit duke hapur zjarr me një armë tip kallashnikov dhe duke lënë të vdekur në vend tre persona, dy djem 20 dhe 35 vjeç dhe një femër rreth moshës 40 vjeçare, e cila është shtetase e huaj, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, raportohet nga Vlora.
Në spitalin rajonal të Vlorës gjenden edhe dy të plagosur por sipas lajmeve që vijnë prej andej janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe policia e qytetit bregdetar po vijon hetimet intensive por paniku mes pushuesve ka qënë shumë i madh. Ndërkohë autori është larguar me makinë në drejtim të paditur...