1.Malet Supersticioze
Malet supersticioze quhen vargmalet qe shtrihen ne lindje te Phoenix-it, ne Arizona. Sipas legjendes, ne vitin 1800 nje burre i quajtur Jacob Waltz zbuloi nje miniere ari qe dyshohej se ishte Miniera e Humbur e Arit. Ai e mbajti sekret vendndodhjen deri sa ra ne shtratin e vdekjes, dhe nuk kishte folur me asnje njeri per kete sekret me pare. Pavaresisht kesaj, miniera nuk eshte gjetur asnjehere, edhe pse ka patur mjaft ekspedita. Disa besojne se shpirtrat e njerezve qe kane vdekur ne kerkim te arit vazhdojne te pushtojne keto male. Nje legjende popullore e vendasve amerikane thote se malet ruhen nga krijesa te quajtura Tuar-Tums (Njerez te vegjel) qe jetojne ne shpella dhe tunele nentokesore. Besohet se hyrja per ne ferr gjendet ne keto tunele.
2.Anomalite e South Atlantic
Keni menduar ndonjehere se mund te kishte nje Trekendesh Bermuda ne Hapesire? Po, ekziston nje i tilled he quhet Anomalia e South Atlantic. Kjo eshte zona ku brezi i rrezatimit i njohur si rripi i brendshem i Tokes (Van Allen) vjen me afer siperfaqes se tokes. Kjo zone perqendrohet vetem pak kilometra larg gjirit te Brazilit dhe eshte shkaktare e problemeve te panumerta te anijeve hapesinore dhe sateliteve. Programet e ketyre pajisjeve fillojne te cakordohen apo te mos funksionojne me. Teleskopi Hubble eshte zakonisht i fikur kur vezhgohet apokalohet ne kete zone. Stacioni Nderkombetar Hapesinor zakonisht i shmang vizitat hapesinore mbi kete zone (levizja mbi kete zone ndodh rreth 5 here ne dite).
Nuk ka vetem probleme teknike ne fakt: disa austronaute kane pare kometa te bien mbi kete zone gjate kalimit te tyre atje. Shkaku i gjithe ketyre problemeve nuk eshte bere asnjehere i kuptueshem, sepse nuk eshte zbyuluar ende. Shumica besojne se aty ka nivel te larte rrezatimi qe shkakton anomaly, por shencetaret nuk jane te bindur per shkakun real te ketyre efekteve.
3.Liqeni Anjikuni
I pakenaqur duke zhdukur njerez, Liqeni Anjikuni vendosi te kalonte ne stadin tjeter duke zhdukur te gjithe fshatin. Ndoshi ne nentor te vitit 1930 kur lundruesi oe Labelle po kerkonte nje strehe per te kaluar naten. Ai e njihte fshatin Inuit, popullsia e te cilit llogaritej rreth 2000 persona. Ai u drejtua per nga ky fshat kur u gjend prballe nje skene mbinatyrore – banoret nuk gjendeshin asgjekundi, dhe fshati dukej i braktisur. Gjithcka tjeter, si ushqimi apo armet, ishin ne vendin e tyre.
Labelle iu drejtua autoriteteve dhe kerkimet nisen shume shpejt. Ne varrezat e fshatit, u zbulua se varret ishin hapur (dhe qartesisht jo nga kafshet) dhe ishin boshatisur. Rreth 92 metra larg fshatit, u gjeten trupat e ngordhur te 7 qeneve te slitave. Ata kishin ngordhur nga uria edhe pse dyqanet dhe ushqimet ndodheshin ngado, te braktisura. Disa versione tregojne se nje drite e fuqishme dhe e cuditshme kishte mbuluar liqenin ne kohen e zhdukjes masive.
4.Deti i Djallit
Deti i Djallit njihet ndryshe si Trekendeshi i Dragoit, dhe ndodhet ne Oqeanin Paqesor. Aty ndodhin pothuajse te njetjat gjera qe ndodhin ne Trekendeshin e Bermudes. Zona ndodhet ne afersi te bregut te Japonise, dhe eshte burim i deklaratave te panumerta te fenomeneve te cuditshme dhe anomalive magnetike, dritave te pashpjegueshme dhe sigurisht, zhdukjeve te mistershme. Kjo zone eshte kosideruar nje rrezik nga autoritet japoneze qe i ndalojne peshkataret te lundrojne ne afersi te kesaj zone.
Nje histori e vendasve tregon se ne vititn 1952, qeveria japoneze dergoi nje anije kerkimi me emer Kaio Maru nr.5, per te hetuar misterin e Detit te Djallit. Natyrisht, anija dhe ekuipazhi prej 31 vetesh nuk u pane me kurre. Nje tjeter histori tregon per Kublai Khan, qe eshte perpjekur vazhdimisht te pushtoje Japonine, kur provoi te kalonte nga Deti i Djallit, humbi 40.000 luftetare.
Jane hedhur disa pista dhe ide: aliene, universe paralele, aktivitet vullkanik. Megjithate, mbetet i pazbuluar misteri.
5.Ferma Bigelow
Kjo ferme, e njohur ndryshe si Ferma Skinwalker apo Ferma Sherman, eshte nje prone prej 480 akrash te veriperendim te Utah-ut nga ku raportohen vizita te panumerta UFO-sh, mutacione dhe gjymtime te cuditshme te kafshet, dhe te tjera ndodhi te cuditshme. Edhe pse misteri i pare eshte dokumentuar ne vitet ’50, gjera te pazakonta filluan t’u ndodhnin fermereve Terry dhe Gwen Sherman pasi u vendosen aty ne vitin 1994.
Diten e pare qe erdhen ne kete prione, ata pane nje ujk te madh ne kullote. Ujku dukej i zbutur dhe ata shkuan edhe per ta perkdhelur. Ai u tregua i dashur me Sherman-et, por perfundoi duke kapur nga turiri nje vic, qe nga gardhi qe e rrethonte. Terry e qelloi me pistolete, por plumbat nuk kishin asnje efekt. Ujku iku kur Terry doli nga shtepia me cifte ne dore, edhe pse kjo e fundit perseri nuk i shkaktoi asnje demtim ujkut. Cifti u perpoq te ndiqte gjuret e ujkut deri ne dia metra larg fermes, por me pas gjurmet ishin zhdukur.
Ky nuk ishte fund ii historise. Shermanet, u goditen shpesh nga ngjarje te tjera si vizita UFo-sh, apo orbita fluturuese inteligjente, te cilat mendohet se kane djegur tre nga qente e fermes dhe kane gjymtuar bagetite ne menyre rrenqethese. Situata u be kaq e keqe, sa Shermanet e shiten ferment e Robert Bigelow ne vitin 1996, i cili themeloi me vone Institutin Kombetar te Zbulimeve Shkencore. Ai ishtei interesuar te zbulonte misteret qe rrethonin fermen. Ai ende e zoteron kete ferme, dhe zbulimet nga insituti i tij jane rigorozisht te paaksesueshme.
6.Point Pleasant
Point Pleasant eshte nje emer ironik ne fakt, pasi zona permban nje numer te madh historish, perrallash dhe misteresh te frikshme. Nje nga keto mistere perfshin nje krijese te quajtur Mothman (njeriu-flutur, ku moth- nga anglishtja, flutur nate). Ai terrorizoi komunitetin e vogel te Virxhinias Perendimore per gati nje vit (nentor 1966-dhjetor 1967). Me shume se 100 individe te ndryshem te kesaj zone, jane deshmitare okulare te kesaj krijese rreth 2.2 meter te gjate, me sy hipnotizues te kuq, dhe krahe rreth 3 meter te gjate.
E njejta histori eshte shnderruar ne nje subjekt libri, e me pas filmi, dhe qe ka statujene vet ne Point Pleasant. Disa besojne se ai esht nje jashtetokesor, disa mendojne se eshte nje mutacion gjenetik, dhe disa te tjere nuk besojne asgje. Sidoqoft situata, kjo gjallese puhoi se terrorizuari popullsine vetem pas renies se ures ‘Silver Bridge’ e cila u shemb ne 15 dhjetor 1967, duke vrare 46 njerez. Shume besojne se keto dy ngjarje jane te lidhura.
Pervec kesaj, disa tregime te tjera paranormal nga Point Pleasant, perfshijen vizita nga UFO-t, dhe raportime te shfaqjes se te ashtuquajturit “Njerezit ne te zeza”- qe jane krijesa njerzore ne dukje, por shokojnepopullsine me fjalimet e tyre te vencanta, paraqitjen dhe sjelljen. Keta njerez, sipas raportimeve, pyesin dhe kerkojne informacion per aktivitete paranormale.
7.Trekendeshi i Michiganit
Nje tjeter trekendesh gjeografik i pozicionuar ne Liqenin e Michiganit. Eshte shkaktar i zhdukjeve te panumerta ne toke dhe uje. Me te famshet perfshijne:
Kapiteni Donner – 28 prill 1937: Kapiteni ishte drejt rruges se tij nga Erie, Pensilvani, ne protin e Washingtonit dhe i duhej te kalonte permes trekendeshit. Sipas tregimeve a ii kerkoi shokut te tijte bordit ta zgjonte kur te shihte token, dhe shkoi te pushonte. Pas rreth tre oresh, shoku zbuloi se Donner nuk isht ne kabine, dhe nuk gjendej asgjekundi. Kerkimet perkete rast, nuk gjeten as edhe nje shenje te vetme.
Flututrimi 2501 – 23 qershor 1950: Ne bord kishte 58 pasagjere. Si pasoje e motit te keq, avioni ndryshoi rrugen per nga Liqeni i Michigan per te shmangur stuhine. Rreth mesnates, aviatori kerkoi leje per te ulur lartesine nga 1 kilometer, ne 700 meter nga toka, pa ndonja arsye specifike. Atij iu mohua kjo kerkese, dhe ky ishte komunikimi i fundit me Fluturimin 2501. Pozicioni i fundit i regjistruar ishte Trekendeshi i Michiganit.
Disa thone se mbetjet e avionit mbi kete zone jane gjetur, por kerkimet vazhdoje cdo vit, pasi nuk eshte gjetur as trupi i avionit, as mbetjet e trupave te njerezve.
8.Lugina San Luis
Lugina San Luis, ne Koloradon jugore, eshte nje zone e fenomeneve dhe ndodhive te pashpjegueshme qe perfshije UFO dhe gjymtime te pazakonta te kafsheve neper ferma. Ka aq shume njerez qe kane deklaruar te ete pare UFO, sa tashme kjo eshte bere e zakonshme ne kete zone, pavaresisht se mbetet e frikshme per ta. Nje grua, Judy Messoline, ka vendosur edhe nje tabele ne pronen e saj qe paralajmeron njerezit te kene kujdes nga UFO-t, pasi qe nga viti 2000 ka pare rreth 50 shfaqje te tyre.
Per skeptiket, mbetet i pashpjegueshem fakti qe kafshet gjymtohen vazhdimisht ne kete zone. Ketu mund te permendim rastin e kalit Snippy ne vitin 1967. Ai u gjet nje mengjes i gjymtuar, dhe truri i tij mungonte, por rruazat e qafes nuk tregonin asnje shenje dhune. Qe prej asaj kohe, kafshe te tjera gendeshin te gjymtuara ne menyre te pashpjegueshme, por me disa te perbashketa: nuk u gjend kurre asnje gjurme gjaku dhe prerjet e tyre ishin shume percize. Kjo ishte qartesisht nje shenje qe gjymtimi nuk ishte bere nga grabitqaret. Te gjitha gjymtimet behen naten, dhe jo tek kafshet e shendetshme.
9.Trekendeshi Bennington
Nje tjeter trekendesh: gjendet ne jugperendim te Vermont-it dhe eshte i famshem per 5 zhdukje te medha nga 1945-1950:
1- 12 nentor 1945- Middie Rivers, 75 vjec, udhehiqte nje grup gjuetaresh. Aiu shkeput perpara nga grupi dhe nuk u gjet kurre me. Qesja e tij e ushqimit qe u gjet ne ne nje perrua, ishte prova e vetme e zbuluar.
2- 1 dhjetor 1946- 18 vjecarja Paula Welden, u zhduk gjate nje eskursioni duke ngjitur kete mal, dhe nuk u kthye me kurre.
3- Vetem 3 vite me pas, ne 1 dhjetor 1949, nje veteran me emrin Tetford, kthehej nga te afermit e tijne shtepi, ne Bennington me autobus. Deshmitaret e pane te hipte ne autobus, por ne pikemberritje, ai nuk gjendej gjekundi. Valixhet e tij, gjithesesi ishin ne autobus.
4- 12 dhjetor 1950 – Paul Jepson ishte nje 8-vjecar i cili u zhduk ne menyre te mistershme gjate kohes qe e ema po ushqente derrat. Ai kishte veshur nje xhaete te kuqe qe binte shume ne sy, por nuk u gjet kurre as edhe nje gjurme e tij.
5- 28 tetor 1950 – Freida Langa eshte e zhdukura e fundit. Ajo kishte shkuar per vizite se bashku me kusheririn e saj, kur rreshqiti ne nje perrua. Ajo vendosi te kthehej per t’u nderruar, dhe trupi i saj i pajete eshte i vetmi qe eshte gjetur ne zonen ku u perqendruan kerkimet ne 12 maj te vitit 1951 (rreth 6 muaj me vone). Trupi i saj ishte i sakatuar dhe asnje shkak nuk mund te gjendej per vdejen e saj.
10.Trekendeshi Bridgewater
Ky trekendesh gjendet ne juglindje te Massachusetts, ne jug te Bostonit. Eshte vendi me raportimet me te medha dhe te lamrishme te ngjarjeve mbinatyrore.
Jane pare kafshe te cuditshme te gjata, me shume qime, qe nxirrnin tinguj te tmerrshem dhe te cuditshem. Keto raportime kane filluar ne vitin 1970. Per me teper, jane pare kafshe fluturuese gjigande te luftojne me njera-tjetren ne qiell. Ne vitin 1976, nje burre raportoi se kishte pare nje qen-fantazme me madhesi gjigande dhe sy te kuq, qe kishte kafshuar per vdekje fytin e 2 prej kuajve te tij. Kafshe te tjera te gjymtuara jane zbuluar ne numra te medhenj, por askush nuk e di se nga vijne keto qenie.
Si t mos mjaftonte, jane pare UFO, qe nga viti 1970. Shpesh, te tilla raste jane rapotuar si ‘sfera te zjarrta’ ne qiell si dhe helikoptere te zinj te mistershem. Viti 1994 ka regjistruar raportime te panumerta te objekteve trekendore me drita te kuqe e te bardha mbi Bridgewater, dhe ai qe i ka pare ishte nje oficer ligjor qe banonte aty.
Ne nje nate Halloween-i te vitit 1908, dy udhetare pare nje fener gjigand drite qe qendroi aty rreth 40 minuta perpara se te zhdukej.