Rruga ‘Hijet e Vdekjes’
Ruga e Vdekjes eshte nje rruge e New Jeresy-t, rreth 11.2 kilometra larg qytetit, dhe kalimi ne te. Fillimisht nuk te jep aspak pergjigjen e ketij emri te frikshem qe i eshte vene (Per ata qe pyesin, Hijet e Vdekjes eshte emri zyrtar, dhe jo pseudonim i vene nga banoret lokale). Nderkohe qe nuk ka shpjegime logjike per emrin e keaj rruge, kane dale ne skene shume teori lidhur me te. Me te shpeshtat thone se nje udhetar i perjetshem vjedh dhe vret te gjithe ata qe kalojne aty. Te tjere, e lidhin me terrorin qe i njejti person u ka bere atyre, para shume vitesh, duke varur trupat e dia banoreve pergjate gjithe rruges ne shenje paralajmerimi.
Ka nga ata qe besojne se emri i rruges eshte vene gjate viteve 20’-30’ kur ndodhen 3 vrasje makabre. E para lidhej me nje hajdut qe e vrau viktimen e tij me nje mjet te rende hekuri ne koke, e dyta lidhej me nje grua qe masakroi te shoqin duke e varrosur anash rruges koken me vete e trupin me vete, dhe e treta lidhet me te gjorin Bill Cummins qe u qellua per vdekje dhe u varros nen balte.
Terrori
Ka shume arsye per t’u trembur nga kjo rruge. Pergjate jugut te saj, rruga te con drejt nje liqeni ‘rastesisht’ pa emer, qe shumica e njerezve do t’u thoshin se quhet ‘Liqeni i Fantazmave’. Liqeni eshte shtepi per fantazmat e pajeta si vapore apo anije.
Qielli ne mbi kete liqen eshte gjithmone me i kthjellet dhe i ndricuar se ne pjesen tjeter te zones, pavaresisht se ne cfare ore te nates je atje. Persa i perket emrit qe i eshte vene, kjo lidhet me viktimat e udhetarit pergjate rruges, e zoterojne kete vend duke u endur dhe shfaqen me shpesh ne kabinen e braktisur pergjate liqenit. Pjesa pa rrugedalje e kesaj rruge e njohur si Lenape Lane eshte e mbuluar ne pjesen me te madhe te kohes me mjegull shume te dendur dhe ngaaty vjen edhe numri me i madh i raportimeve per fantazma. Gjate rrugetimit ne kete rruge, zakonisht ndiqesh nga nje drite me e bardhe se rreth e rrotull.
Detaji me i frikshem i rruges, i pasqyruar edhe ne Wikipedia, eshte ky:
“Nje dite gjate viteve 1990, disa vizitore gjeten me qindra foto te castit te shkrepura ne pyjet verdalle rruges. Disa prej tyre u shperndane si mostra nga Weird NJ, qe i publikoi menjehere. Imazhet me shqetesuese tregonin nje televizion qe nderronte kanalet, te tjerat tregonin nje grua, apo gra te paqarta dhe shume te veshtira per t’u identifikuar, te shtrira ne njefare objekti prej metali, te vetedijshme, por jo duke buzeqeshur. Policia lokale filloi hetimet pasi revista e New Jersey-t publikoi keto fotografi, por pjesa e mbetur e tyre, u zhduken pa lene gjurme, pak kohe me pas.”