Mund të duket e çuditshme, por ja që është zbuluar një pjesë e re e trupit tonë. Kjo është bërë e mundur nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Nottinghamit, që ka gjetur në syrin tonë një shtresë të re të korneas, të quajtur “Dua”, duke marrë emrin e profesorit Haminder Dua, i cili ka udhëhequr kërkimin. Kornea është pjesa e përparme në tunikën fijore të syrit dhe përfaqëson lenten më të fuqishme të aparatit vizual.
Kjo e sapozbuluara është shtresa e gjashtë të korneas dhe gjent në pjesën e prapme të syrit. Si kanë bërë shkencëtarët të zbulojnë këtë pjesë të re? Mjaftoi të injektonin ajër mes shtresave të koreneve dhe të vërenin me mikroskop elektronik se çfarë ndodhte. Në syrin e vëmendshëm të kërkuesve u shfaq një shtresë prej vetëm 0/015 milimetrash./