Forumi Kuq E Zi
Cfare eshte stresi? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cfare eshte stresi? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Cfare eshte stresi? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Cfare eshte stresi? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Cfare eshte stresi? Empty Cfare eshte stresi? 19/5/2011, 15:59

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.
Pranojeni stresin si nje sfidë dhe do t’ia dilni mbane më mire me të.
TIPET E STRESIT
Ekzistojnë dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.
Jo të gjitha format e stresit janë negative.Fjala – Eustres- përdoret për të përshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.
Distresi është stresi negativ.
Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.
PLANIFIKIMI I KOHËS
Përdorimi i papërshtatshem i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë- JO- ka qëne nje sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqëtësimet.
Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë.
Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punemarresit në menyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashëtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres.-Nuk është puna që bën por ambjenti personal që ka rëndësi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJËRAT.
PËR ÇDO TAKIM KEMI NJË STINË.
Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojne aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazem në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zevëndësojnë njera-tjetren në pranverë.Studiuesit thonë që një udhetim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshem.
Nëse të duhet të realizosh një takim në dimer, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngreje moralin e pjesëmarresve por do të rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.
Sindroma e prekshmërise stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llampe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është.
Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpermendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.
Nuk humbet asgjë nël rast se pyet për diçka.
Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqëndrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty.
Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.
FITORJA MBI STRESIN.
Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë.
Përpiqu t’a zgjidhesh problemin në vend që të shqëtesohesh për të.Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshem për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqëtesime.
Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë.
Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqëndruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kenaqshme|.”
Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetes por mund të jetë edhe puthja e vdekjes ne kuptimin që zgjedhja të perket ty. Të duhet të mësosh sesi t’a bësh stresin të punoje për ty në menyrë që ti të jesh produktiv në vend që t’a lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.
SI TË REDUKTOHET STRESI?
Duhet të dish çfarë të nevojitet.
Krijo një ambjent pune të rehatshem për veten.
Përcakto kufij në kohën tënde.
Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhëse, relaksuese.
Vendose kohën në veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetën tënde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH
Humori mund të të sheroj shpejt dhe pa dhimbje.
Inteligjenca emocionale mund të të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të të ndihmojë të ecësh përpara në jetë.
Duhet të kesh largpamesinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në menyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia.
Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia për të njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm.
Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerez që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes së përditshme. Duhet t’u them këtyre njerëzve që stresi është një sherbetor i mirë por një mjështër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet t’a përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojë.
Rrallë ndodh që njerezit të kenë sukses në raport me dicka nëse nuk kanë dëshirën per të dalë të suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.

2Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 19/5/2011, 23:42

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Elementet zhvillimorë të epokës sonë na shkaktojnë stres kryesisht nëpërmjet situatave të mëposhtme:

1. Ndryshime shumë të mëdha në kohë shumë të shkurtër.
Në mënyrë të veçantë, kur njeriu gjatë jetës së tij ekspozohet ndaj 2 ose më shumë përmbysjeve kulturore, ritmi i tillë i zhvillimit në mënyrë të paevitueshme prodhon stres.

2. Kur nuk ke përgatitjen e duhur për t'iu adaptuar kërkesave të reja.
Kur individit i mungojnë modelet për të imituar ose shprehitë (përgjigjet dhe veprimet e aplikuara me përpara dhe që i kanë siguruar atij zgjidhje të sukseshme) atëherë përballimi i streseve bëhet i vështirë dhe përmasat e stresit të prodhuar janë të mëdha.

3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zëvendësimin e përshtatshëm të tyre.
Vlerat mund të jenë filozofi, ngjarje, person, objekt, përvojë apo teori që kur zgjidhet në mënyrë të lirë i kontribuon kuptimit të jetës së individit. Është në karakterin e epokës sonë që shumë vlera tradicionale të humbasin domethënien përballë problemeve të kohës. Moszëvendësimi i tyre çon në boshllëk të vlerave dhe rrjedhimisht përbën një burim stresi.

4. Ndjenja e depersonalizimit në erën teknologjike.

Zhvillimi i vrullshëm i krijon tek individi ndjenjën sikur ai është i nënvlerësuar dhe i parëndesishëm. Kjo mund të nxisë depersonalizimin, ndjenjën e vetmisë dhe ndërgjëgjësimin e të qenit jashtë kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kanë hartuar të ashtuquajturën "shkallë të ripërshtatjes shoqërore", e cila vlerëson nga pikpamja sasiore në njësi ndikimin që kanë ngjarjet mbi jetën e njeriut. Një përmbledhje e shkurtër paraqitet në tabelen 1.1 të mëposhtme.Nga studimet e këtyre autorëve del që stresi bëhet i rrezikshëm veçanërisht në qoftë se gjatë një viti individi grrumbullon mbi 150 njësi. Gjatë një periudhe 6 mujore, 37% e atyre që kanë grumbulluar 150-199 njësi, 51 % e atyre që kanë grumbulluar 200-299 njësi dhe 79% e personave që kanë pasur 300 e më shumë njësi janë sëmurur, të paktën një herë.Sigurisht që vlerësimi sasior i stresit i dhënë në tabelën e mëposhtme varet shumë edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirtëror kombëtar: Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe shqiptari në veçanti, duke kaluar në periudhë përmbysjesh të sistemit shoqëror, është duke iu nënshtruar kërkesave të reja, përmbysjeve kulturore, rivlerësimit të vlerave dhe traditës e rrjedhimisht një stresi të fuqishëm. Vështirësitë ekonomike dhe humbjet masive në njerëz e kanë bërë stresin të kudondodhur ndër ne. Pasojat e këtij stresi reflektohen në mënyra të ndryshme në jetën e njerëzve tanë. Kështu mjekët referojnë për shtim të numrit të të sëmureve të konsultuar, ndërsa kardiologët referojnë që infarkti i miokardit këto kohët e fundit po takohet në mosha të reja, çfarë tregon për rolin favorizues ose shpërthyes të stresit.

3Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 27/6/2011, 21:37

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
stresi eshte nje gjendje depresioni kur ste presin rrotat mire

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

4Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 27/6/2011, 22:18

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ik e futi nje dyfletsh dhe te kalon hahahahaha

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 27/6/2011, 23:10

Vizitor

Anonymous
Vizitor
anarki-94 shkruajti:stresi eshte nje gjendje depresioni kur ste presin rrotat mire
je gabim ketu ,,,po ke pak sede ke edhe stres kete do thoja une Cfare eshte stresi? 427059701

6Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 24/7/2011, 08:18

kleo

kleo
VIP
VIP
ahahahahahaha sa te trash o popull ......stresi esht kengetar

7Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 30/7/2011, 17:05

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
o kleo ca thu ti re stresine vrava une me thike

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

8Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 6/2/2013, 06:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ritmi i shpejte i jetes krijon strese te
pjesa me e madhe e njerezve,duke i vene ata nen presion qe te kryejne
gjithnje e me shume detyrime per nje kohe gjithnje me te
shkurter.Ndonjehere ballafaqohemi me humbjen e te dashurve tone apo edhe
me fatkqesi e tragjedi te ndryshme ne jeten e perditshme.E tere kjo
eshte tmerresisht stresuese.Ballafaqi mi me stresin mund te sjelle emocione te dhembshme siç jane ANKTHI dhe DEPRESIONI.
Shikuar
pergjithesisht,stresi eshte perjetim i ngjarjeve si rrezikim i
mireqenies fizike dhe psikologjike.Keto ngjarje jane te njohura si
stresuese,kurse reagimet e njerezve ndaj tyre quhen REAGIME NDAJ
STRESIT.
Kudo qe ka jete ka edhe stres.Nese kjo eshte e
paevitueshme,atehere pse te brengosemi?ç'eshte e verteta,ka mjaft arsye
per brengosje,spse stresi i pakontrolluar eshte shkaku kryesor i shume
çrregullimeve fizike dhe psikologjike te njerezit.
Stresi i pakonrolluar e demton rende kualitetin e jetes sone.
Nga ngjarjet stresuese mund te shkaktohet
sulmi ne zemer.Eshte konstatuar se vdekjet nga sulmet e zemres jane
rritur dukshem gjate termetit te vitit 1996 ne Los Angelos.
Ne lidhje
me stresin jane edhe veshtiresit e tjera te zemres.ANGINA ose DHEMBJA E
MUSKULIT TE ZEMRES,e shkaktuar nga mospajisja e mjaftueshme me oksigjen
e qelizave te muskujve te zemres,mund te jete pasoje e stresit.
Stresi
i pakontrolluar mund te shkaktoje edhe nje varge veshtiresi tjera,siç
jane:diabeti,çrregullime e tretjes,renia e imunitetit,astma,problemet
neuromuskulore dhe skeletore,probleme me lekure,nderlikimet e
shtatzanise,veshtiresit ne funksionimin seksual etj.
Stresi poashtu sjell edhe DEPRESIONIN-kete gjendje te perjetuar si humbje e fuqise,humbje e shpreses dhe lodhje.
Ne perballimin e stresit ndihmojne:perkrahja emocionale,meditimi dhe relaksimi.

9Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 6/2/2013, 06:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Stresi: Si të luftojmë çdo ditë sëmundjen e jetës moderne

Para
se të “shpërthejmë”, është mirë të ndalim një çast, sepse shumë tension
i akumuluar brenda nesh mund të vërë në rrezik shëndetin mendor dhe
fizik. Ja veprimet e vogla të përditshme që na ndihmojnë të luftojmë
sëmundjen e shekullit.

Mikesha juaj më e mirë ka vendosur të
martohet në mes të verës dhe ju nuk e keni gjetur ende kohën për të
blerë fustanin e duhur? Në zyrë, për shkak të pushimeve të verës ke
mbetur vetëm me një mal me punë çdo ditë. Fëmijët janë prekur nga ndonjë
virus i lehtë i stinës kur jeni në prag të pushimeve. Na ndodh shpesh
që periudha të ndryshme të jetës sonë të jenë më shumë të ngarkuara se
sa duhet, duke na rënduar së tepërmi gjendjen mendore dhe fizike. E gjitha për faj të stresit, sëmundjes së stilit modern të
jetesës. Por a është e mundur të mendojmë për veten pa u stresuar dhe
sforcuar? Sigurisht që po, edhe pse shumë femra janë të paafta të gjejnë
kohën e duhur për t’u kujdesur tërësisht për veten. Por nëse pak
tension mund të aktivizojë shqisat dhe mendjen, shumë tension mund të
vërë seriozisht në rrezik shëndetin mendor dhe fizik. Stresi është një
faktor që ndikon negativisht në të gjithë organizmin tonë, duke filluar
që nga lëkura e deri te truri. Të pushosh pak, të ushqehesh keq, të mos
bësh aktivitet fizik, të mos pushosh kurrë, të mos i kushtosh asnjë
moment të vetëm vetes, është një stil jetese që ndikon jo vetëm në
humorin tonë, por edhe në paraqitjen estetike. Ndryshimi i parë vërehet
te lëkura, e cila është më e fishkur se kurrë më parë. Ajo humbet
elasticitetin, shtohen rrudhat dhe dobësohen muskujt e fytyrësÇlodhja

Është një nga elementet e para të domosdoshme për
të rivendosur në ekuilibër ekzistencën tuaj, duke reduktuar rreziqet
fizike që shkaktohen nga stresi.

Meditimi

Është një
mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe ndier kënaqësi. Mos mendoni që të
meditoni do të thotë vetëm të qëndrosh në një pozicion të parehatshëm
trupor dhe të përsëritësh fjalë relaksuese me sy mbyllur. Të meditosh do
të thotë edhe të ecësh, të notosh, të pikturosh, të lash makinën apo të
lyesh portën. Me pak fjalë, çdo lloj aktiviteti që të ndihmon qetësisht
të përqendrosh vëmendjen mbi atë që je duke bërë. Përsëritja e
veprimeve do ju ndalojë të mendoni pa pushim ndaj problemeve të punës,
partnerit, familjes dhe miliarda gjërave që keni për të bërë. Nëse
mendja juaj nuk ndalon asnjë çast dhe është shumë aktive për të ndaluar dhe medituar, imagjinoni një
situatë relaksi. Provoni të “prodhoni” fantazi pozitive që ju çon larg
tensioneve të përditshme. Shkoni larg me mendjen tuaj, imagjinoni sikur
ktheheni në atë ishullin e bukur ku keni parë perëndimin më të bukur të
jetës suaj, apo mendojeni veten në një dhomë hoteli me miqtë e tuaj të
dashur, duke treguar barsoleta e duke u kënaqur.

Ushqimi


hash ndihmon gjithmonë në qetësimin e simptomave të stresit. Por është
shumë më mirë nëse gatuani vetë pjatën e preferuar. Pavarësisht stinëve,
frutat dhe perimet me ngjyra ndihmojë gjithmonë në qetësimin e gjendjes
shpirtërore.Merrni frymë thellë

Për ta shndërruar tensionin në relaks,
një tjetër mënyrë është ajo e të marrit frymë thellë. Stresi lidhet
ngushtë me frymëmarrjen, duke e bërë më të vështirë dhe duke shtuar
ndjesinë e ankthit. Në këtë mënyrë toksinat nuk nxirren jashtë, duke
përfshirë në veprim nerva dhe muskuj që rrezikojnë të manifestojnë
lodhje dhe rrahje të shpejta zemre. Për të hequr ankthin duhet të
fokusohemi te gjërat pak nga pak, jo menjëherë.

Shijoni gjërat që
ju rrethojnë, që nga lulet e vendosura në ballkon, nga muret e dhomës
të lyera me ngjyrat që keni zgjedhur. Me pak fjalë kënaquni duke parë
vetëm gjërat e bukura.
Uji

Mos harroni të kujtoni se kur jeni të stresuar lëngjet
e freskëta dhe sidomos uji ju bëjnë gjithmonë mirë. Nëse jeni nervozë,
evitoni kafenë dhe pini lëngje frutash, pije pa gaz dhe pa kafeinë. Çaji
jeshil është një aleat i mirë për shëndetin e bukurinë dhe mbi të
gjitha nuk përmban kafeinë. Po ashtu, kamomili qetëson shumë, ashtu si
çaji i malit, dafina apo mëllaga.

Dhuroni dashuri

Fakti
se jeni i rrethuar nga njerëz që doni ju bën të ndiheni më mirë.
Përkëdhelni fëmijët para se të shkojnë për të fjetur, përqafojini, edhe
pse nuk janë më fëmijë. Puthni të dashurin ose bashkëshortin tuaj, apo
një pjesëtar të familjes. Flisni për gjëra pozitive që ju kanë ndodhur
në jetë, në vend që të ankoheni për problemet që keni. Bëjini një
telefonatë mikeshës suaj që është gjithmonë optimiste e alegro dhe që
është e aftë t’ju bëjë të buzëqeshni edhe kur jeni pa humor. Ndërveprimi social, komunikimi, ndihmon trurin të
punojë më mirë, duke e “inkurajuar” të gjejë zgjidhje të reja edhe për
probleme që duken të pazgjidhshme.

Kafshët

Nëse
keni një kafshë në shtëpi shijoni deri në maksimum kënaqësinë që ju fal.
A e dinit se të jetuarit me një qen apo mace mund t’ju ndihmojë të
mbani të ulët tensionin e gjakut dhe të zvogëloni hormonet e stresit. Në
momentin kur të duket sikur jeni duke shpërthyer nga gjithë ai presion
që keni brenda vetes, është mirë të bëni pak pushim. Gjeni një vend të
qetë ku të uleni, merrni frymë thellë, përqendrohuni për të ulur
tensionin dhe qetësuar të rrahurat e zemrës. Qetësoni mendjen dhe
kujtoni se hallet nuk mbarojnë kurrë, më e rëndësishme është shëndeti.
Sipas ekspertëve, edhe muzika mund të shërbejë si ndihmë në situata të tilla. Një studim ka treguar se të dëgjosh për
gjysmë ore muzikë klasike është e barabartë me marrjen e një doze prej
10 mg valium. Pra ka efekte qetësuese.

Shqip

10Cfare eshte stresi? Empty Re: Cfare eshte stresi? 6/2/2013, 06:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëse do të krahasonim jetën e para tridhjetë viteve me të sotmen,
sigurisht që gjërat kanë ndryshuar. Ndryshimi i parë vjen nga lodhja dhe
stresi që na përcjellin koncepte dhe forma të reja bashkëjetese.
Përballja me stresin përbën një sfidë më vete për të gjithë. Rrethanat
duken se janë të njëjta. Dhe vështirësia për t'u përballur me të mbeten
po të njëjtat. Si ta evitojmë stresin në dashuri, familje apo punë.
Njihuni me situata që përjetohen çdo ditë prej nesh...
Jeni sërish në
një gjendje tensioni. Debatet duket se nuk kanë fund. Edhe kësaj radhe
po përjetoni zënkën e radhës. Çfarë duhet bërë?
Jeni në mes të një
debati i cili duket se nuk do të mbarojë kurrë. Ajo që dëshironi më
tepër është të fitoni dhe të sillni argumente që do ta bindin partnerin
tuaj, por gjasat duken të vogla. Sipas mendimeve të kultivuara prej
kohësh zgjedhja më e mirë do ishte ta bindnit partnerin tuaj duke i
sjellë shumë argumente, por përmes taktikave të buta dhe jo atyre
kërcënuese. Harrojeni, edhe pse ju do të donit me tërë forcën tuaj t'i jepni fund
këtij debati, ai me sa duket nuk pret të njëjtën gjë. Ashtu si ty të
paktën. Ndaj të mbeten vetëm dy zgjidhje,sjellja e shumë argumenteve ose
ti japësh fund debatit duke u larguar. Ose, të biesh dakord për të mos
qenë më pjesë e diskutimeve që përsëriten herë pas herë. Bëj atë që të
leverdis më tepër. Dhe sigurisht atë që të bën të ndihesh më mirë,
shpirtërisht.
Lidhja dhe jeta për më tepër, nuk po të ecin sipas planeve që kishit projektuar. Si duhet vepruar?
Ideja
për të kërkuar për një person tjetër për të të rregulluar jetën nuk
është më në planet tuaja. Kjo përfshin traditën e vjetër psikologjike
'duaje" dhe 'përshtatu' me atë që të është dhënë. Lidhjet e reja
dashurore janë sërish në modë, ku çiftet rizbulojnë lumturinë dhe
kuptimin e jetës. Tendenca e re ka të bëjë me të gjeturit e mënyrave që
mund t'i japin më shumë funksion dhe kuptim lidhjes suaj aktuale. Të
përpiqeni që familja juaj të funksionojë duke e mbajtur atë të bashkuar,
jo duke ndryshuar atë apo të tjerët, por duke pasuruar vetëm jetën tuaj. Nëse nuk të pëlqen mënyra se si ai i lë
rrobat nëpër shtëpi. Apo nëse gërhet, atëherë përshtatu ose gjej një
zgjidhje që ti kërkon vërtet. Por ajo që sugjerohet është përshtatja.
Për t'i dhënë jetës suaj më shumë stabilitet dhe më pak stres.
Diskutoni çdo detaj të marrëdhënies suaj me shoqet. Kjo është ajo që femrat bëjnë, apo jo?
Zakonet
tuaja qoftë të vjetra apo të reja nuk kanë ndryshuar. Keni qenë
gjithmonë pro rrëfimit të detajeve qoftë edhe atyre më intime të
historisë suaj, shoqeve apo mikeve më të ngushta. Nuk keni pse i
shpjegoni marrëdhënien tuaj askujt. Kur ajo funksionon, të dy bashkë e
kuptoni që funksionin. Por a ia vlen të tregoni çdo gjë rreth
intimitetit tuaj, duke shpenzuar kohën tuaj me radhën e 'Bridget Jones',
që me një gotë verë iu mëson se mënyra më e mirë është të ndaheni?
Ndajeni jetën tuaj me ata miq që vërtet iu ndihmojnë dhe suportojnë në
momente keni nevojë. Raportet në çift po bëhen qendra e jetëssërish. Jemi shumë të zënë për t'i bërë jetët tona përralla, që të tjerët të na i dëgjojnë.
Jeni lidhur aq shumë me njëri tjetrin dhe keni kuptuar që rutina po iu streson.
Ai
të njeh aq mirë saqë di edhe ushqimet e tua të preferuara apo edhe ato
që mund të të shkaktojnë alergji. Jeni lidhur kaq shumë me njëri tjetrin
sa edhe ky lloj intimiteti iu ka futur në vorbullën e mërzitshme të
rutinës. Asgjë nuk është romantike, ndaj sugjerohet diçka ndryshe.
Largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri dhe merruni me projekte pak më
personale. Kjo do t'iu bëjë që t'ia ndieni sërish nevojën dhe mallin
njëri-tjetrit. Kujdes, pauza të tilla duhet të jenë në masë sepse nëse
abuzohet mund të shkaktohet ajo që ndryshe quhet 'ftohja emocionale'.
Kjo do shkaktonte dhe jo reduktonte stresin në çift.
Kuptoni se jeni në një krizë të lidhjes suaj, do të donit që jeta t'iu ndryshonte në një tjetër drejtim.
Është
vënë re se krizat e vogla familjare dhe ato dashurore ndodhin në fillim
të tridhjetave, dhe zakonisht ku jeni ende e re. Kalimi i saj nuk do të
sugjerohej nëse do t'i ktheheshit punës me vrap, por përmes një tjetër alternative
shumë më tepër efikase. Përkushtimi juaj thelbësor mbi familjen do të
krijonte rrethana me më shumë emocion dhe shpërblim. Rreth të dyzetave
jeta bëhet me e stabilizuar ku shumë prej planeve mund të jenë
realizuar, ose shumë prej tyre presin të ndodhin. Megjithatë gratë kanë
ndryshuar. Sipas një sondazhi amerikan zbulohet se gratë në të njëzetat e
tyre nuk e duan të ndjekin atë model jete që kanë pasur nënat e tyre .
Këto gra të reja duan të rrinë në shtëpi me fëmijët e tyre dhe të jenë
të lumtur. Vajzat nuk duan më të jenë një shtyllë familjeje duke kërkuar
dëshpërimisht për një jetë me shumë projekte, karrierë apo sfida. Duan
gjëra më të thjeshta, me më pak stres. Kjo është motoja e shekullit të
ri, mbi modelin e lumturisë në çift si dhe familje.
Keni kuptuar që
komunikimi mes jush dhe partnerit është më se i vështirë. Madje ai nuk
iu ka kushtuar aspak vëmendje së fundmi. Si duhet vepruar?Ndonjëherë kuptoni se po bëni jetë të ndryshme paralele, ku asgjë nuk iu
bashkon. Nuk ndien harmoninë që dikur iu mbante fort të bashkuar në një
harmoni të plotë. Flisni gjatë gjithë kohës por fjalët tuaja, duket
sikur bien në vesh të shurdhër. Por duhet pranuar se fjalët nuk janë
gjithmonë çelësi që bën një raport të funksionojë, të zgjidhë probleme.
Në fakt të folurit është një ekzagjerim që i është bërë si zgjidhja më
efikase e mundshme. Ajo që sugjerohet më mirë është të praktikuarit e
aktiviteteve më tepër fizike. Për shembull bëni një shëtitje me makinë,
apo në këmbë, shkoni në palestër. Pra, veprime që nuk kanë nevojë për
shumë fjalë.
Keni karrierën, raportin, fëmijët, shtëpinë e makinën. Kështu duhet të ndiheni përsosmërish të kënaqur, apo jo? Gabim.
Tridhjetë
vitet e fundit ka qenë gjenerata e 'SuperBabe', e udhëhequr nga ideja
për të pasur sukses në punë dhe shtëpi njëkohësisht. Ka qenë në fakt një
betejë e universit. Tashmë që gratë kanë kontrollin në duart e tyre,
shumë prej tyre po bëjnë pyetjen, 'Për çfarë vlen e tërë kjo?'. Gratë duan më pak. Më pak
përgjegjësi, stres, punë, debate, papastërti, apo edhe para. Pra duket
se gratë e brezit "dua gjithçka" nuk i dashkan të gjitha, në fund të
fundit. Po çfarë duan vërtet ato? Ushqime të gatshme, punë part-time,
diell dhe miq të mirë. Brezi i ri i "Sex & the city" fokusohet
kryesisht te familja, fundjavat çlodhëse, rritja e fëmijëve me baltë dhe
lodra moderne. Janë të lumtur kur janë të gjithë së bashku duke
konsumuar edhe ndjesitë më të çuditshme. Kjo është ajo që duan. Edhe pse
mund të tingëllojë e një tradite jashtë mode.
Të qenurit një familje do të thotë të ndash çdo gjë dhe të jesh aty kur fëmijët iu duan.
Asnjë
marrëdhënie nuk mund t'i mbijetojë dëshirës së vazhdueshme që kanë
fëmijët për ju dhe prezencën tuaj. Kështu për të pasur jetën tuaj intime
nga njëra anë, si dhe për të pasur edhe fëmijët të qetë, kërkohen
rregulla që duhen vendosur nga vetë ju. Përcaktoni ditë dhe orare që
duhet t'i përkushtoheni vetëm
familjes e sidomos fëmijëve. Dhomat duhet të jenë të ndara në mënyrë që
të respektohet privatësia juaj. Kështu do të keni më shumë kohë për
njëri tjetrin dhe fëmijët. Ata kanë nevojë për ju dhe jeta juaj do të
ketë më pak stres nëse ajo mirë koordinohet mes palëve.
(GSH/BalkanWeb)

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons