Forumi Kuq E Zi
Simbolika ne Tatuazh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Simbolika ne Tatuazh Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Simbolika ne Tatuazh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Simbolika ne Tatuazh Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Simbolika ne Tatuazh Empty Simbolika ne Tatuazh 1/8/2011, 20:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tatuazhi

Një tatuazh është projektimi me një ngjyrë tjetër apo pigment, zakonisht dekorativ ose simbolik, i paheqshëm, në lëkurë. Ky është një lloj i ndryshimit te trupit.



Historia

Ne fakt, tatuazhi eshte nje praktike shume e vjeter.Historiani latin Plini tregon se populli Troci e konsideronte nje shenje lirie te kishte lekuren e tatuar.

Po keshtu mendonin popullatat parakolumbiane, egjiptianet e vjeter, indianet dhe kinezet qe tatuonin ne lekure fytyra vajzash, lule dhe flutura. Se fundi, per Maoret, te tatuoheshe ishte nje rit dhe nje oferte ndaj perendive, qe finalizohej me mbrojtjen nga ana e tyre te te tatuarit dhe te familjes se tij.

Tatuazhi eshte nje "veshje" qe s'hiqet me, gati te na kujtoje deshirat tona me sekrete. Ideograma kineze "Wen" qe perfaqeson tatuazhin do te thote shkrim, pra nje thirrje permanente, nje lutje e vazhdueshme e aktivuar fale pamjes simbolike, me te cilen njeriu identifikohet.

Gjuha e tatuazheve

Motivet qe i shtyjne njerezit te tatuohen jane te shumta dhe shpesh te zorshme per t'u identifikuar. Nje njeri tatuohet per t'u shquar nga te tjeret, per te deklaruar identitetin e tij, por nderkohe per te treguar se i perket nje grupi te caktuar.

Por njeriu mund ta doje tatuazhin edhe per devocion, si nje instrument fetar, apo sic ndodh ne kulturat tribale si nje prove, si nje rit iniciacioni apo perkatesie ndaj nje grupi.

Me tej ka nga ata qe permes tatuazhit realizojne nje deshire ndeshkimi, shprehin nje fajesi reale apo imagjinare sic benin dikur marinaret qe i perdornin tatuazhet si nje stampe te nje fati te veshtire te perbashket.

Ne pjesen me te madhe te rasteve tatuazhet përdoren për qellime estetike, pa njohur simboliken e tyre. Disa tatuazhe simbolizojne djallin apo gjërat e tjera satanike, shume te tjera janë me te lehta dhe kanë motive romantike.

Kengetaret e njohura si Madonna dhe Cher, mbajnë tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumë te tjerë qe besojnë ne astrologji vendosin simbolin e henes apo diellit, për te qenë ne ndikimin e tyre.

Ne Japoni tifozeve u keshillohet qe tatuazhet ti mbulojne pasi ne kulturën vendase tatuazhet janë te lidhura me kriminalitetin.

Perdorimi i tatuazheve jo rrallë përdoret krejt rastesisht.

Nder figurat me te hasura te tatuazheve, janë trëndafili, zemra dhe dielli qe janë simbol i dashurisë, ndërsa tatuazhe me motive te tilla si : gjaku, thika dhe gjarpri percjellin mesazhe satanike.

Zonat me te preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona te tjera me te ndjeshme, qe kanë gjithashtu edhe rrezik me të madh nga infeksionet.

Mundesite e ofruara ne tregun e tatuazheve jane te shumta. Mund te tatuosh sirenat, anijet, delfinet dhe thikat e pirateve, te zgjedhura per te sfiduar vdekjen.

Ka tatuazhe dashurie, nje shigjete qe pershkon nje zemer, iniciale te dy te dashuruarve, lule, vizatime komplekse te formuara nga pika, vija dhe forma gjeometrike. Bime dhe kafshe aludojne per nje identifikim me to. Shume te modes jane dhe dielli, hena, simbolet zodiakale qe quhen si fatsjelles me veti magjike dhe mbrojtese. Edhe ngjyrat kane gjuhen e tyre.


Tatuazhet e Veriut

"Luleboje" të gdhendura mbi shpinë të dorës

Tatuazhet i kemi njohur relativisht vonë. Në fillim nga djemtë e lagjes që ktheheshin nga ushtria. Ata tregonin me krenari o krahun, o parakrahun e tyre, ku me siguri do të qe gdhendur ose ndonjë tank, ose ndonjë spirancë dhe më rrallë ndonjë femër me goxha të ndenjura.

Pastaj erdhi shpërthimi i modës së tatuazheve që janë njësoj si ato simbolet aziatike që mbajnë të rinjtë anë e kënd globit. Me pak fjalë, na ishte krijuar bindja se tatuazhet mes nesh janë gjë relativisht e re. Porse ka qenë një bindje e gabuar.

Mjafton të shfletojmë një dorëshkrim të vjetër dhe ndërrojmë sakaq mendim. Janë malësorët e Veriut ata që na bëjnë të ndryshojmë mendje. Një simbol nazist për kohën tonë për ta nuk është veçse "dilli i Hotit", ose "drita e dillit t‘Zotit", apo një yll, që për ne është i Davidit hebre, për ta është "hylli i Pejgamerit".

Për ta nuk ekziston fjala eklips. Për ta një rreth i ndarë në të bardhë e të zezë nuk është gjë tjetër veçse "hana qi xen dillin" dhe kur ndodhte kjo, atëherë diçka e mbarë do të vinte me siguri. Një botë e mbushur me simbole, me besime dhe frikë, me dëshira dhe urime, kjo është bota e tatuazheve të malësorëve të Veriut.

Nëse i kundron gjatë këto tatuazhe, që kanë ardhur nga thellësitë e shekujve, duket sikur kridhesh në atë atmosferën e brymtë të maleve të Veriut tonë, atje ku koha nuk ecën aq shpejt sa poshtë ndër fusha e qytete, atje ku janë të përziera bashkë predikimet e priftit a të hoxhës me legjenda të stërlashta. Malësorët tanë vetëm vonë e kanë mësuar fjalën tatuazh.

Për ta simbolet që mbanin në trupin e tyre ishin thjesht "luleboje", pra zbukurime të bëra me bojë, të cilat sjellin fat e largojnë shpirtrat e këqij që i sillen rrotull çdo njeriu. Në disa raste ata tatuazhin e kanë quajtur thjesht "lule e bame me ferrë". Ferrë në këto anë i thonë gjembit të madh me të cilin bëheshin tatuazhet. Boja është në të shumtën e herëve e zeza dhe ishte po nga ai lloj që përdorej për të ngjyrosur mëndafshin.

Nuk mund t‘ua paraqesim këto tatuazhe pa folur për njeriun që i ka mbledhur ato për më shumë se tridhjetë vjet. Imagjinoni sikur sa herë të njiheni me një njeri, ta shikoni atë ngultas nga shpina e dorës. "Shumë i bukur. Kur e keni bërë dhe kush ua ka bërë? Ç‘do të thotë kjo shenjë"? Këtë pyetje personazhi ynë e ka përsëritur me qindra herë në më shumë se tridhjetë vjet ndër kasolle fshatarësh apo mbi karroceri kamionësh, në errësira kullash, apo mes barinjve në bjeshkë. Ai quhet Gëzim Uruçi, këtij duhet t‘ia dimë për nder këtë zbulim shumë të rëndësishëm etnologjik.

Së bashku me emrin e tij lind edhe vështirësia më e madhe e këtij shkrimi. Është vështirë të shkruash për Gëzim Uruçin, sepse ai në fakt ka shkuar dy jetë paralele. Që t‘i rrëfesh të dyja, do të duheshin disa gazeta të marra së bashku. Njëra ishte ajo që e lidhte me malin, me shpellat, me aparatin e tij fotografik të pandarë, me makinën e tij të shkrimit, me librat dhe me studimet e panumërta, me sportin dhe muzikën. Kjo ishte pjesa e mbarë e jetës së tij, ajo që e bënte të ndihej mirë dhe që do të dëshironte të zgjaste pa fund. Jeta e tij e dytë ishte e përditshmja, ajo që e dërgonte sa në fermë si punëtor i thjeshtë, pastaj si nxënës këpucar, më vonë si xhenerik e mekanik. Kjo ka qenë për shumë dekada jeta e përditshme e Gëzim Uruçit, një betejë pa fund për të mbajtur familjen e tij.

"Aventura" e tij më e fundit ishte mposhtja e një sëmundjeje të rëndë që e mbajti të paralizuar për disa vjet. Duke u çapitur na vë përpara një mal me dorëshkrime. "Janë afro 15 dorëshkrime. Këto të gjitha i kam gati për botim. Ma shumë janë të etnokulturës, speleologjisë dhe alpinizmit, por ka edhe ndonjë gjë letrare".

Kështu u njohëm me tatuazhet e Veriut që feksnin menjëherë në grumbullin e madh të letrave. "Katalogu i tatuazheve te shqiptarët", është titulli i dorëshkrimit që i përmbledh. Një pjesë shumë të vogël të tyre po e botojmë me shpjegimet e thjeshtuara, duke ruajtur dialektin gegnisht të mbartësve. Në origjinal ato janë shumë herë më të detajuara.

Sikurse do ta shihni, emrat e mbartësve të këtyre "lulebojëve" janë shënuar vetëm me iniciale. Gëzimi ka dashur t‘i ruajë malësorët nga ndonjë pasojë e mundshme. Asokohe të thoshe Krisht apo Pejgamber ishte njësoj sikur t‘ia vije vetë prangat vetes, pa le t‘i kishe të ngulitura fort nën lëkurën tënde këto simbole.

Kjo që do të shihni nuk është veçse një fije shumë e vogël nga puna kolosale që ka bërë ky njeri i habitshëm. Sekush prej nesh, që kemi vetëm një jetë në këtë tokë, lë gjëra pas. Disa mbeten, disa harrohen. Imagjinoni se çfarë ka lënë pas njeriu të cilin e cilësuam "me dy jetë".

Nr. 25

L.K.U., e datëlindjes 1898, bijë e Thethit. Nga fshati Nikç i Kelmendit. Monogramin e saj në dorën e djathtë ajo e quan "Tbani (kasollja në stan) i babës në Qafë Pejë me dritë t‘diellit t‘Zotit". Këtë tatuazh ia ka punuar një shoqe e saj nga Thethi. Është shkruar me bojë të zezë (regjistruar më 14 shkurt 1971).

Nr. 26

P.N.P., e datëlindjes 1890, bijë e Shoshit. Me banim në Nikç të Kelmendit. Tatuazhin në dorën e saj të djathtë ajo e quan "Tbani (kasollja në stan) n‘bjeshkë i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (në çati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Është punuar me bojë blu. "Me mereqep shkollet", thotë mbartësja e saj (14 shkurt 1971).

Nr. 27

A.M.P., e datëlindjes 1899, bijë nga Lotaj. Banuese në Nikç të Kelmendit të Shkodrës. Figurën në dorën e saj të djathtë ajo e quan: "Dilli i Zotit". Atë ia ka punuar një kushërirë e saj, ndërsa ndodheshin në bjeshkë. Tatuazhi është punuar me bojë blu (15 shkurt 1971).

Nr. 55

F.K.I., e datëlindjes 1920, nga Dajçi i Bregut të Bunës së Shkodrës. Këtë tatuazh në dorën e saj të djathtë mbartësja e interpreton si "Kryqi i Fatit" dhe emrat e burrit të saj, Markut dhe të sajin, File. Tatuazhin e ka punuar vetë i shoqi i saj me bojë të zezë mëndafshi (11 gusht 1972).

Nr. 56

T.M.I., e datëlindjes 1918, bijë nga Bushati, banuese në Dajç të Bregut të Bunës. Tatuazhin e saj mbi dorën e djathtë ajo e quan: "Dilli i Shenjtës Mari". Ia ka punuar i shoqi pas martesës me bojën e zezë tradicionale të mëndafshit ( 11 gusht 1972).

Nr. 57

M.F.P., e datëlindjes 1900, nga Dajçi i Bregut të Bunës. Këtë figurë në dorën e saj të djathtë bartësja e quan: "Kur dilli xen hanën". Ajo nuk ka asnjë ide se çfarë mund të jetë eklipsi. Thotë se edhe gjyshja e saj nga Nënshati i Zadrimës e ka pasur një të ngjashëm. Vetë gjyshja ia ka bërë mbesës atëherë kur kjo e fundit ishte vajzë e re, vetëm pak muaj para martesës. Tatuazhi është punuar me bojë të zezë mëndafshi. Mbartësja na tregon se kur ishte e vogël, ajo kishte parë në shumë zona të Zadrimës gra dhe vajza që kishin të punuara tatuazhe të tilla, "me dill e hanë", por edhe me vetëtima e yje të vegjël, por përse i bënin, ajo nuk di ta shpjegojë (11 gusht 1972).

Nr. 58

F.N.K., i datëlindjes 1899, nga Pentari i Bregut të Bunës në Shkodër. Tatuazhin që mban në dorën e tij të djathtë ai e shpjegon kështu: "M‘nimo o Zot, me e dashtë Marijen me gjithë zemën". Tatuazhi është punuar nga një kushëri i tij në Suka të Dajçit pas katër vjetësh martesë. Vitet e martesës përfaqësohen nga katër kryqet e vegjël. Tatuazhi është punuar me bojë të zezë mëndafshi (13 gusht 1972).

Nr. 59

M.K.K., e datëlindjes 1908, nga Pentari i Dajçit të Bregut të Bunës në Shkodër. Tatuazhin e ka në dorën e djathtë. Sipas saj, kryqi i thyer është "dilli i Hotit n‘Malësi t‘Madhe", kurse dy inicialet janë germat e para të emrit të saj, Marije dhe të të shoqit, Matish. Ky tatuazh ka të njëjtin autor, kushëririn e të shoqit nga Suka e Dajçit. Katër kryqet dhe rrethi i vogël tregojnë se tatuazhi është bërë pas pesë vjetësh martesë. Rrethi nuk është gjë tjetër veçse një vit burg që kaloi i shoqi, Matishi, në Burgun e Podgoricës. Dënimi erdhi pas një sherri që Matishi pati me një malazez nga Tivari, ndërsa po peshkonte në Bunë. Tatuazhi është punuar me bojë shkrimi të zezë italiane (13 gusht 1972).

Nr. 60

M.P.K., e datëlindjes 1887, bijë nga Kukli i Lezhës, banuese në Pentarë të Bregut të Bunës. Tatuazhin e saj mbi dorën e djathtë ajo e shpjegon kështu: "Peshku i Shejtit Jezu Krisht me dill të Zotit, në gojë që po i jep jetë". Sipas saj, ajo, nëna e saj dhe shumë gra të tjera e kanë kopjuar nga një gravurë e kishës së msheftë në Malin e Kakarriqit, në të cilën Dom Ndre Zadeja bënte meshë "kur pat hy serbi n‘Shkodër". "N‘atë kohë shumë kisha në Zadrimë u vodhën e u plaçkitën. Unë vetë kam pasë marrë pjesë në shumë mesha në Kishën Shpellë të Malit të Kakarriqit", thotë mbartësja e tatuazhit, i cili është punuar me bojë të zezë (13 gusht 1972).

NR. 61

L.P.M., e datëlindjes 1903, nga Shirgji i Bregut të Bunës. Këtë figurë bartësja e quan thjesht "kryqi me rreze". Është punuar nga një shoqe e saj me bojë të zezë (15 gusht 1972).

Nr. 62

K.F.I., i datëlindjes 1908, nga Shirgji i Bregut të Bunës. Tatuazhin e tij mbi dorën e djathtë ai e quan: "Kryqi i shpirtit të Zotit, në kishë t‘rrënueme të Shirgjit në Breg të Bunës". Tatuazhi është bërë nga një shok i tij, i cili ka kopjuar motive nga muret e rrënuara të kësaj kishe. Tatuazhi është punuar me bojë qielli të errët. Bartësi i tij është i njohur në krejt zonën si interpretues popullor me gjethe (15 gusht 1972).

Nr. 63

M.K.I., e datëlindjes 1918, nga Shirgji i Bregut të Bunës. Është bashkëshortja e K.F.I.-së. Ky është munduar që të bëjë me të shoqen të njëjtën gjë që shoku i tij pat bërë me të. Mbartësja thotë se ky tatuazh i pëlqen shumë, sepse atë ia ka bërë i shoqi kur ishin të rinj. Tatuazhi është me bojë të zezë (15 gusht 1972).

Nr. 73

M.K.Gj., i datëlindjes 1892, nga Nikçi i Kelmendit. Tatuazhin mbi dorën e tij të majtë e ka bërë vetë në kohën e Luftës së Parë Botërore, apo "Italisë së Parë" sikurse e mban mend ai vetë. Asokohe ai ishte ushtar me pagesë në Shkodër. Tatuazhin e tij mbartësi e shpjegon si "Bajraku Shqiptar Katolik". Është përdorur bojë e zezë italiane (20 korrik 1975).

Nr. 74

P.T.V., i datëlindjes 1899, nga Nikçi i Kelmendit. Tatuazhin në dorën e tij të djathtë ai e shpjegon: "Shqypja e Shqypnisë". Atë ia ka punuar një kushëri i tij në Vukël. Është përdorur bojë e zezë "kinash" (një lloj bime me kokrra të zeza)dhe u regjistrua më 20 korrik 1975.

Nr. 75

A.L.S., e datëlindjes 1882, nga Nikçi i Kelmendit. Tatuazhi që ajo mban mbi dorën e djathtë paraqet sipas saj "Shenjtat e Krishtit me dill të gjyshave të Hotit". Tatuazhi është punuar nga djali i xhaxhait të saj, Martini, "i cili asht vra në Andrijevicë nga shkjetë për me na i vjedhë bagëtitë". Tatuazhi është punuar me bojë të zezë (20 korrik 1975).

Nr. 76

L.P.M., e datëlindjes 1907. Tatuazhin e saj në dorën e majtë me dafinë ("me gjeth larit") ajo e shpjegon kështu: "Ky asht gjethi i shenjtë i ditës së bekimit të të Lartit". Është punuar nga nëna e saj para se vajza të martohej, si ogur i mirë "që t‘i shkonte jeta bukur e erëmirë". Tatuazhi është punuar me bojë të zezë (2 korrik 1975).

Nr. 77

A.M.K., e datëlindjes 1889, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin e saj mbi dorën e djathtë ajo e quan thjesht: "Peshku i t‘Shejtit Jezu". Është punuar me bojë të kaltër nga një kushërirë e saj, kur mbartësja ishte ende vajzë e re (22 korrik 1975).

Nr. 78

F.N.P., e datëlindjes 1897, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin që mban në dorën e saj të djathtë e quan "Peshku i të madhit Zot, me dill t‘Hotit". Tatuazhin ia ka punuar gjyshja e saj kur ishte vetëm 14 vjeç. Kur e pyetëm për "Dillin e Hotit apo të Gjyshave t‘Hotit", ajo na u përgjigj se "qyshse asht kriju dyrnjaja, dilli asht pituru qeshtu. Bile dhe bajrakun e kanë pasë me nji dillë të madhe dhe dy buça (gjarpërinj) anash. Pa shqiponjë. Atje dhe në të tanë Malësinë e Madhe edhe gurt e vorreve i piturojnë me to, se janë gjanat ma të shenjta për to" (22 korrik 1975).

Nr. 79

A.K.V., nga Nikçi i Kelmendit. Tatuazhin e ka punuar vetë mbi dorën e majtë. Ajo e quan "lule bjeshke" dhe nuk bën asnjë koment tjetër (23 korrik 1975).

Nr. 80

N.D., e datëlindjes 1899, e besimit mysliman, nga Nikçi i Kelmendit. Mbartësja e ka në dorën e djathtë. Është punuar nga e ëma kur ishte vajzë e re, për ta ruajtur Zoti, "se kam qenë vajzë shumë e shkathët". Ajo vetë këtë shenjë e quan "Ylli i hazretit Pejgamerit me dill të Hotit". E mban të fshehur nga të tjerët, sepse ka një nip komunist dhe ka frikë se mos i prish punë (23 korrik 1975).

Nr. 81

G.F.M., nga Nikçi i Kelmendit. Shenjën që ajo mban në dorën e saj të djathtë e quan "Kryqi në bjeshkë të Jamës". Është punuar nga i shoqi me bojë të zezë (23 korrik 1975).

Nr. 172

M.K.N., e datëlindjes 1920, nga Gomsiqja e Vaut të Dejës. Tatuazhin mbi dorën e saj të djathtë e quan "Zemra e Jezu Krishtit" (17 shtator 1981).

Nr. 173

A.P.M., e datëlindjes 1917, nga Gomsiqja e Vaut të Dejës. Tatuazhin mbi dorën e saj të djathtë kjo malësore e quan "Zemra e Krishtit" (17 shtator 1981).

Nr. 174

K.F.P., e datëlindjes 1910, nga Gomsiqja e Vaut të Dejës. Tatuazhin që mban mbi dorën e saj të djathtë malësorja e quan "Kryqja e Krishtit". Tatuazhin ia ka punuar me bojë blu një kushëriri i saj në Mazrek (17 shtator 1981).

Nr. 175

Z.K.P., nga Gomsiqja e Vaut të Dejës. Ky malësor, brigadier i blegtorisë, na rrëfen se këtë tatuazh e kishte bërë në nderim të gruas së tij, me të cilën ishte dashuruar në aksionet në hekurudhë. Është punuar me bojë të zezë kineze (17 shtator 1981).

Nr. 177

L.P.N., e datëlindjes 1923. Malësorja që e mban tatuazhin në dorën e saj të djathtë jep këtë shpjegim: "Zemra e të lumit Krisht" (19 shtator 1981).

Nr. 178

S.P.P., e datëlindjes 1900, nga Mnella në Hajmel të Shkodrës. Malësorja e moshuar na thotë se tatuazhi që ajo mban në dorën e djathtë, ka këtë shpjegim: "Hana me zemrën e Krishtit". Tatuazhin e ka punuar një shoqe e saj nga Bregu i Matës (20 shtator 1981).

Nr. 179

L.M.K., e datëlindjes 1898, nga Mnella e Hajmelit në Shkodër. Kjo malësore na informoi se edhe gjyshja e saj dhe plot të moshuara që ajo mbante mend në të gjithë fshatrat e Malit të Rrencit, që nga Shëngjini e deri në malin Kolaj në Velipojë, mbanin të tilla "luleboje" (tatuazhe). Tatuazhin mbi dorën e saj të djathtë ajo e quan: "Dilli dhe hana e të lumit Krisht" (20 shtator 1981).

Nr. 180

N.F.P., i datëlindjes 1905, nga Mnella e Hajmelit të Shkodrës. Fshatari këtë tatuazh mbi dorën e tij të djathtë e quan: "Zemra dhe gozhda e Krishtit". Është punuar me bojë të zezë (20 shtator 1981).


Tatuazhet, figurat dhe vendet me të preferuara

Pikturimet e ndryshme nëpër trup dhe pirsinget janë bërë tashmë shumë të pranishme në modën tonë. Ato pëlqehen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Truke dhe tipat e ndryshëm të operacioneve plastike janë pranuar deri diku nga shoqëria jonë.

Në vendimin tone moda e tatuazheve dhe e piercingve filloi të përhapej gjerësisht pas viteve ‘90-të. Megjithatë, historia dëshmon se pikturimi i trupit dhe bërja e vrimave në të, është forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore. Të vendosish një pirsing ose të trukosh një tatuazh janë një nga gjërat më të preferuara në modën tonë, duke marrë modele nga stile të modave të tjera.

Simbolika

Në pjesën më të madhe të rasteve tatuazhet përdoren për qëllime estetike, pa njohur simbolikën e tyre. Disa tatuazhe simbolizojnë djallin apo gjërat e tjera satanike, mjaft të tjera janë më të lehta dhe kanë motive romantike. Vipat e njohur mes tyre Madona dhe Sher, mbajnë tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumë të tjerë, që besojnë në astrologji vendosin simbolin e hënës apo diellit, për të qenë në ndikimin e tyre. Në Japoni tifozëve u këshillohet që tatuazhet ti mbulojnë, pasi në kulturën vendase tatuazhet janë të lidhura me kriminalitetin.

Figurat

Përdorimi i tatuazheve jo rrallë përdoret krejt rastësisht. Një prej risive të modës, e ashtuquajtura “Fifteen”, hodhi në treg dy vjet më parë xhinset me bel të zhvendosur, ku tatuazhet dhe pirsing-et ishin pjesë e menusë që zgjidhnin personat që ndiqnin këtë modë. Ndër figurat më të hasura të tatuazheve, janë trëndafili, zemra dhe dielli që janë simbol i dashurisë, ndërsa tatuazhe me motive të tilla si: gjaku, thika dhe gjarpri përcjellin mesazhe satanike. Zonat më të preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona të tjera më të ndjeshme, që kanë gjithashtu edhe rrezik më të madh nga infeksionet.

Vipat

Tatuazhet nuk janë më për bandat e engjëjve të ferrit. Jo, ato janë zvarritur nga puset e bitumit dhe janë ngjitur në shpatullat, krahët dhe vithet e femrave më magjepsëse të Hollivudit.

Ndoshta keni menduar prej kohësh të bëni një tatuazh, por keni qenë të pavendosur se cili do të ishte kujtimi që do ta mbanit gjatë gjithë jetës në trup. Ndoshta ato nuk ju pëlqejnë aspak ti keni mbi vete, megjithatë i shikoni figurat e të tjerëve me kënaqësi. Tatuazhi, ose pigmentimi i lëkurës është një shenjë e krijuar duke futur një pigment në lëkurë për qëllime dekorative.

Ato praktikohen në të gjithë botën. Indigjenët e Japonisë i vizatojnë ato në fytyrë, po kështu edhe polinezianët, fiset në Filipine, Borneo, Afrikë, Kinë dhe shumë vende të tjera, prej të cilave e marrin origjinën shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Për shkak se prishet mbrojtja e lëkurës, tatuazhet kanë edhe rreziqe shëndetësore, ku duhet përmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike.

Edhe pse tatuazhet janë permanente, është e mundur të hiqen apo të modifikohen, ashtu siç kanë bërë shumë prej këtyre personazheve. Rreziku që shfaq për shëndetin heqja është edhe më i lartë, për shkak se kryhet me lazer, që reagon me bojën e tatuazhit, duke e shpërbërë atë.

Tatuazhet, rritet numri i të penduarve që i kanë bërë

Vazhdon të rritet numri i personave që bëjnë tatuazhe. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm në grupmoshën e të rinjve ky target përbën 25% të popullsisë.

80% e personave që kanë një tatuazh shprehen të kënaqur me vizatimin në trupin e tyre, megjithatë vërehet një rritje e personave që po shfaqin shenja pendese, e kjo vërehet kryesisht tek femrat.

Tatuazhi dikur ka qenë një shenjë dalluese e marinarëvë dhe personave që shëtisnin botën, një markë e përhershme që tregonte një kategori personash, dhe thuajse vetëm meshkuj. Më pas u bë e modës, pasi bëhej kryesisht nga njerëz të fushës së spektaklit të cilët i bënin tatuazhet në ato pjesë të trupit që ngjallnin më shumë kuriozitet.

Tashmë tatuazhi kryhet kudo dhe nga kushdo që ka dëshirë duke humbur kështu kuptimin origjinal të tij dhe duke u kthyer kryesisht në një çështje estetike. Megjithatë, në rradhët e ushtrisë së tatuazheve kanë filluar të vërehen shenjat e para të pendimit dhe janë kryesisht gratë ato që duan të kthehen mbrapa.

Këtë fakt e tregon edhe një studim i bërë nga kërkuesit e Texas Tech University të cilët pasi vërejten se 1 ne 4 amerikanë të moshës nga 18 deri ne 30 vjeç ka një tatuazh, iu drejtuan klinikave kryesore të Arizonës, Kolorados, Masaçusets dhe Teksasit ku kryhen terapi me lazer për heqjen e tatuazheve.

Në këto klinika studiuesit vunë re një përqendrim të lartë të grave; 2/3 e personave që duan të heqin përgjithnjë tatuazhet i përkasin universit rozë. Profili tipik i personave që kanë kryer tatuazh i përket një femre e cila ka kryer vizatimin në trup rreth moshës 20 vjeç dhe kur ka shkuar rreth të 30-ave vendos të bëjë një hap mbrapa dhe të heqë atë çka ka vizatuar në trupin e saj, duke iu nënshtruar seancave të njëpasnjëshme të cilat bartin rrezikun e iperpigmentimit.

Kërkimi, i publikuar në faqet e gazetës “Archives of Dermatology” nxjerr në pah dhe arsyet e pendimit, duke treguar se edhe pse bëhet fjalë për një fenomen të përhapur, tatuazhi vazhdon të krijojë probleme sociale.

I papërshtatshëm për një martesë ose në raste të veçanta, jo estetike për disa veshje; sipas Myrna Armstrong tatuazhi vazhdon të përfaqësojë një rrezik social pasi ekziston një paragjykim në lidhje me këtë çështje viktima të së cilës janë kryesisht gratë.

Tashmë në vend të biznesit të tatuazheve mund të lindë biznesi i heqjes së tyre.

Tatuazhet, tashmë një biznes në krizë

"Piktorët" e trupit në plazhin e Durrësit ankohen për rënie fitimi: Njerëzit nuk kanë

Në shpatull, mbi gjoks, kraharor, qafë apo në fundshpinë, pikturat mbi trup vazhdojnë të jenë sërish tendenca e trupave të zhveshur. Të kesh një tatuazh për shumë të rinj do të thotë të ndjekësh modën, ritmin e kohës, por edhe të kesh në lëkurën e nxirë nga dielli diçka të bukur për të ekspozuar. Kuptohet, përveç linjave trupore.

Edhe pse jo cilësore tatuazhet e përkohshme, në dallim nga ato që zgjasin gjithë jetën, janë gjithnjë e më të kërkuara në plazhet e mëdha ku të qenit seksi patjetër që kërkon dhe një pikturë të errët të fiksuar në pjesët më të ekspozuara të trupit. Po shpesh dëshira për të qenë pjesë e tendencës së stinës së nxehtë përplaset me rënien e fuqisë ekonomiko-financiare të familjes shqiptare.

Inflacioni që ka shtrirë tentakulat e tij kudo në shoqërinë shqiptare, ndihet edhe këtu. Të ashtuquajturit artistë të tatuazheve në plazhin e madh të Durrësit dëshmojnë se në 3-4 vitet e fundit ky është sezoni më i dobët për sa i përket fitimit.

Raporti i të rinjve që kërkojnë të kenë një tatuazh në trupat e lakuriqosur e të nxirë me ata që e realizojnë tatunë në trup është i thellë. "Kërkesat janë të mëdha, po kur mësojnë për çmimet stepen dhe shumë prej tyre largohen. Nuk kanë lekë për të plotësuar dëshirën e tyre", tregon Fredi, një i ri nga Berati që pas një eksperience në Greqi e ushtron aktivitetin së bashku me një shokun e tij në brezin ranor të Durrësit, qytetit ku prej vitesh ka zhvendosur jetën e tij. Punon vetëm gjatë verës, pasi kjo është dhe stina e artë për tatuazhet.

Në të vërtetë, të paguash një tatuazh që në varësi të madhësisë që kushton nga 400-2500 lekë të reja nuk është pak, veçanërisht po të mendosh që boja e cila përdoret nuk është fort cilësore. Tatuazhi shpesh nuk arrin të qëndrojë në trup as një javë dhe paratë për ta bërë të kanë shkuar dëm. Koha e ekspozimit nuk ka qenë e duhura, ndërsa të duhet të ribësh një tjetër për të qenë rishtas tip "trendy".

Përgjatë plazhit të madh të Durrësit, në pjesën e lagur të rërës, mes ujit dhe çadrave, gjen 3-4 çadra të atyre që sigurojnë fitimet e stinës nëpërmjet tatuazheve. Sokoli dhe Fredi tregojnë se ky vit është i varfër në të ardhura: "Bëjmë rreth 30 tatuazhe në ditë". Po të llogarisësh paratë e siguruara nuk duken pak për një ditë të zgjatur pune nga paraditja deri në mbrëmje, kur largohen dhe pushuesit e fundit.

Megjithatë, ata janë të pakënaqur. "Vitet e kaluara nuk merrnim dot frymë. Qëndronin në radhë për të bërë tatuazhe, tani pyesin shumë dhe largohen. S‘ka para", vazhdon Fredi, ndërsa shoku i tij është përqendruar në realizimin e një tatuazhi në pjesën e brendshme të parakrahut.

Arti i trupit mbetet ende sugjestiv për shumë persona, veçanërisht për moshat e reja. Me kalimin e viteve, gjithnjë e më shumë të interesuarit për tatuazhe braktisin dëshirën për të pasur një të përhershëm dhe zgjedhin ato që zgjasin veç pak javë.

Gjithnjë e më shumë të rinjtë zgjedhin tatuazhet me bojë, të cilat në rastin më të mirë rezistojnë rreth dy javë. Një pendim që vjen shpesh me rritjen në moshë a me ndryshimin e preferencave për llojin e tatuazhit të gdhendur në trupin tënd e bën të dhimbshëm procesin e zhbërjes, përtej pendimit që i paraprin.

Frika nga infeksionet e mundshme të transmetuara ndaj përdorimit të gjilpërave kolektive për klientët ende nuk është e pranishme te të gjithë dashamirësit e artit të lëkurës. Më shumë i frikësohen asaj që do të ndodhë në të ardhmen me ngjarjen a personin që simbolizon tatunë e zgjedhur, por edhe me moshën që kalon dhe pamjen që mund të ketë një trup me lëkurë të rrudhur ku tatuazhi katranoset dhe të shëmton fisnikërinë e moshës.

Teksa bën një tatuazh tribal, një pushuese 19-vjeçare nga Tirana, tregon për gazetën se kishte dëshirë të bënte inicialet e emrit të të dashurit, po pastaj ndryshoi mendje. Një shoqe më e rritur i sugjeron diçka tjetër dhe të përkohshme në emër të dashurisë, "pasi lidhjet nuk zgjasin përjetësisht".

Ndërkaq, ata që bëjnë tatuazhe, të cilët duken që s‘janë artistë të mirëfilltë, po thjesht kanë mësuar të nxjerrin mbi lëkurë figurat dhe më pas t‘i mbushin ato me bojën e zezë, thonë se janë të shumtë ata që zgjedhin germat kineze për të fiksuar emrat e të dashurve në lëkurë. Kështu, është më e lehtë që të mos japin shpjegime të drejtpërdrejta për kuptimin e tatusë që mbajnë. Vendimi që të bartin gjithnjë emrat e njëri-tjetrit mbi trupa është një dëshirë që me kalimin e moshës kupton se ka qenë një budallallëk rinor.

Përveç tatuazheve tribalë, hieroglifëve kinezë shumë të përzgjedhura nga të rinjtë në plazhin e Durrësit, veçanërisht nga vajzat janë diejt në fundshpinë, fluturat e lulet e vogla në shpatulla.

Një figurë që gjithnjë e më shumë po përdoret në tatuazhe është dhe shpendi-simbol i kombit, shqiponja. Në përmasa të ndryshme ajo zë vend mbi kraharorët dhe krahët e meshkujve, po në përmasa të vogla preferohet dhe nga femrat.

Tatuazhistët thonë se nuk janë vetëm pushuesit nga Kosova që e kërkojnë shqiponjën në trup. Janë të shumtë dhe emigrantët shqiptarë, por jo ata të Greqisë, që e bëjnë tatuazhin-simbol në trup, si një shenjë e qartë lidhjeje dhe krenarie të munguar për shumë vjet në lidhje me kombin të cilit i përkasin.

Tatuazhet, sa patriote ne shqiptaret

Tendencat e botes moderne kane hyre ne menyre te njekohshme dhe ne Shqiperi, sidomos ne ato qe jane me lehtesisht te arritshme. Tatuazhet dhe piercing-et, jane nder gjerat qe shihen si te pelqyeshme dhe lehtesisht te realizueshme, sidomos ne metropolin shqiptar.

“Balcani” nje agjenci italiane ne internet, publikon vezhgimin e saj mbi tatuazhet dhe shtimin e tyre sidomos ne Tirane. Vezhguesit kane dalluar se motivet patriotike dominojne ne perzgjedhjet e shqiptareve, qofshin ne moshe te re apo me te avancuar.

Raportimi italian ve ne dukje se gjate viteve te dekades se fundit, ka nje fluks “te papare” te njerezve qe i nenshtrohen dhimbjes fizike qe shkakton berja e tatuazheve ne pjese te ndryshme te trupit. “Ata qe njihen si body art kane mberritur edhe ne Shqiperi, kryesisht ne Tirane, me tendencen per te realizuar tatuazhe kryesisht atdhetare”, komenton “Balcani”.

“Nuk kerkojne ato tribale, as emrin e te dashurit apo te dashures si rendom ne Evrope, por ate qe eshte me e rendesishme per ta dhe kombin e tyre, shqiponjen me dy krere, qe eshte dhe simboli i Shqiperise”.

Agjencia italiane, duke kujtuar se ky simbol eshte i njejte si per qytetaret e Shqiperise ashtu dhe per Kosovaret, thekson se shtimi i berjes se tatuazheve ne Shqiperi, erdhi sidomos pas “surprizes Dushku”.

Behet fjale per tatuazhin qe aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku realizoi para pak kohesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ajo vendosi ne pjesen e pasme te qafes nje shqiponje duke demonstruar se e beri si simbol te atdhetarizmit dhe origjines se saj shqiptare. Nderkohe, edhe me tej shkojne kosovaret me fantazine e tyre ne “tatu”. Ata preferojne dhe helmeten e Skenderbeut ose kalin e tij dhe ne disa raste vete imazhin e heroit kombetar shqiptar.

Ato që duhet të dini rreth tatuazheve

Nëse po mendoni të bëni një tatuazh, mos harroni që ato janë një pjesë e përhershme e lëkurës tuaj. Për shkak se tatuazhet krijohen me bojë të përhershme që vendoset nën lëkurën tuaj, ato zgjasin gjithë jetën, ku mund ti hiqni vetëm nëse vendosni për një gjë të tillë më vonë.

Të heqësh një tatuazh përfshin operacionin plastik I cili është I shtrenjtë dhe sigurisht cfarë është më e rëndësishme ka rreziqet e veta. Sic mund të ndodhë me cfarëdolloj operacioni, ka gjithmonë mundësi komplikacionesh.

Pra nëse dëshironi të bëni një tatuazh, do të ishte shumë mirë të siguroheni mirë në mënyrë që të shmangni operacione më vonë për ti hequr ato.

Tatuazhet mund të jenë shumë të shtrenjta në varësi të madhësisë së vizatimit. Ato variojnë nga simbole të vogla në imazhe të mëdha me detaje të ndryshme.

Në varësi të dizajnit dhe vështirësisë së tatuazhit që ju zgjidhni, procesi mund të jetë I shkurtër ose dhe të zgjasë.

Përpara se të bëni një tatuazh është shumë e rëndësishme të bëni kërkime rreth personit që do t’jua bëjë atë. Sa kohë ka ai/ajo që merret me këtë biznes? Nëse keni miq të cilët kanë tatuazh, cfarë ju rekomandojnë ato dhe si ka qenë eksperienca e tyre? Pra është mjaft e rëndësishme të merrni një lloj baze ekperiencash dhe informacionesh që mund t’ju vijnë në ndihmë përpara se të krijoni tatuazhin.

Në kërkimin tuaj,mundohuni të gjeni se cili është ai që ka historinë më të mirë dhë sigurohuni që mjetet të jenë të pastra. Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u konsideruar pasi nuk keni garanci nëse mjetet janë te pastra ose të mbajtura me kujdes. Shëndeti është ai që duhet ti kushtoni më shumë kujdes nëse dëshironi të bëni një tatuazh.

Tatuazhet janë shumëngjyrëshe dhe janë një formë e shprehur arti nëse bëhen saktë. Ato ndonjëherë tregojnë stilin e jetesës së një njeriu,emrin e bashkëshortit/bashkëshortes ose lloj tjetër ndjenje.

Por mos harroni që në të njëjtën kohë mund t’ju shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj si përshembull infeksione

Tattoo dhe Prising , deshira per t'u dukur

Pak për modë dhe pak për të krijuar një imazh ndryshe, tatuazhet dhe pirsing janë gjithmonë e më shumë të përhapur. Quhen ndryshe dhe "body-art", ose "arti i trupit", një mënyrë për të shprehur kreativitetin që na karakterizon.

Por jo gjithmonë, vizatimet dhe unazat nëpër trup, që dalin akoma më në pah gjatë stinës së verës, janë shprehje e këtij lloj koncepti për jetën, ose artin.

Vendet dhe motivet e zgjedhura janë të ndryshme, ndonjëherë kolektive nën ndikimin e modës dhe ndonjherë indiviluale për të qenë unik. Dhe pse janë një element për t'u dukur sa më shumë i veçantë dhe për t'u dalluar nga të tjerët, duhet të mbani mirë mend, se si për një pirsing ashtu dhe për një tatuazh kthimi mbrapa është i vështirë.

Për pirsing ajo që mund të mbetet është një vrimë (ndonjherë dhe asgjë, në rastin e hundës) aspak e këndshme, ndërsa për tatuazhet çështja ndryshon paksa. Ato janë të përhershëm dhe heqja me lazer është e vetmja mundësi, e cila mund të lërë shenja të dukshme.

Dhe në rastet e tatuazheve të përkohshëm, ku nuk praktikohet teknika e shpimit me age, por pikturimi me bojë ekziston rreziku i alerigjve të shkaktuara nga ajo. Pra nëse keni vendosur t'i bëni ato, duhet të jeni shumë i vendosur.

Vendet më të kërkuara

Për "shpimet" në verë, pjesa më e parapëlyer sidomos nga femrat është natyrisht ajo e kërthizë, mëse sensuale dhe e dukshme. Ndërsa për tatuazhet në zonat më të zgjedhura për meshkuj janë ato të krahëve, në shpatull dhe në kavilje dhe për femrat fundshpina, fundbarku, gjoksi dhe kavilja. Vende të tjera për pirsing janë: hunda, gjuha, buza, vetulla, etj.

Motivet e preferuara

Dizenjot për tattoo-të janë një shumëllojshmëri e vërtetë. Duke filluar që nga shenjat qiellore, natyra, motivet tribale dhe ato aziatike.

Qielli

Elementët kozmikë që lidhen me qenien tonë, një zgjedhje sa individuale aq dhe gjithëpërfshirëse. Ndër shenjat qiellore mund të zgjidhni, yjet, hënën, diellin, si dhe shjenjat e horoskopit.

Natyra

Flutura, kafshë, lule (më së shumti trëndafila dhe luledielli), nusepashke, zogj, inskekte dhe ndonjëherë zvarranikë… Gjithçka natyrore për t'u shprehur lirshëm për të dhënë një mesazh të qartë të tjerëve se me kë nga elementët natyror identifikoheni ju.

Tribale

Motive pa ndonjë kuptim të caktuar, me forma paksa abstrakte, por shumë të bukura për t'u parë. Nëse e dëshiron vërtet një tatuazh, por nuk di çfarë të zgjedhësh dhe nuk ke një mesazh të qartë për të përcjellë, atëherë motivet tribale janë zgjedhja e duhur. Mund t'i realizoni ato të forma të ndryshme. Shumë të preferuara ato që qarkohen rreth gjymtarëve tuaj, si rreth krahut ose kyçit, ose dhe rreth këmbës.

Aziatiket

Vijnë nga një botë e largët plot mister dhe enigmë. Gati si kode të fshehura, që përcjellin diçka që vetëm për atë që zotëron mbishkrimin, merr kuptim. Shumë të përhapura janë shkronjat kineze ose japoneze, që përmbledhin në shenja emrin tuaj.

Mosha

Gjithnjë më në ulje është mosha e atyre që kërkojnë të bëjnë një tatuazh, ose një pirsing. Në ndonjë rast ajo nuk arrin as në 18 vjeç.

Mund të jemi të sigurt?

Në të vërtetë "vathët" dhe "shkrimet" nëpër turp nuk janë aspak të dëmshëm. Janë thjesht elemente estetike dhe pse ndonjëherë demonizohen si simbole të devijimeve. Por ajo që duhet të mbajtur gjithmonë parasysh rrezik i infeksionit.

E sigurt është, se kjo shprehje "trasgresive" mund krijojë vërtet probleme serioze, nëse nuk respektohen normat e higjenës. Kështu që kur shkoni "të dekoroheni" dhe të "shpoheni" duhet të siguroheni, që aget të jenë vetëm për një përdorim dhe instrumentat të jenë plotësisht të sterilizuara.

Gjithashtu dhe vendi ku shkoni duhet të jetë i pastër dhe ata që punojnë aty duhet të jenë prefesionistë të vërtetë. Mos shkoni kurrë t'i bëni ato tek miqtë tuaj, në kushte shtëpie dhe pse ata mund të jenë shumë të aftë dhe më pak të kushtueshëm.

Nëse nuk ndiqni këto rregulla elementare të higjenës rrezikoni të merrni sëmundje të gjakut si hepatiti, ose AIDS. Tregohuni mëse të kujdeshëm, sepse është në diskutim vlera e shëndetit tuaj.





Tatuazhet (sipas Bibles)

Çfarë thote Bibla në lidhje me tatuazhet dhe shpimet në trup?

Ligji i Testamentit të Vjetër i urdhëronte Izraelitët: “Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti” (Levitiku 19:28).

Por, edhe pse besimtarët sot nuk janë nën ligjin e Testamentit të Vjetër (Romakëve 10:4; Galatasve 3:23-25; Efesianëve 2:15), fakti që ekziston një urdhër kundër tatuazheve, duhet të na bëjë të dyshojmë. Në Testamentin e Ri nuk shkruhet në lidhje me këtë çështje, nëse një besimtar mund të bëjë tatuazh ose jo.

Në lidhje me tatuazhet dhe shpimet e trupit, një test i mirë është të pyesim veten nëse mund t’i kërkojmë Zotit, në mënyrë të sinqertë dhe me ndërgjegje te pastër, që të na bekojë dhe ta përdorë këtë gjë specifike për qëllimet e Tij të mira. “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korintasve 10:31).

Bibla nuk na thotë të mos bëjmë tatuazhe ose shpime në trup, por gjithashtu nuk na jep asnjë arsye për të besuar se Zoti do të na lejonte të bënim tatuazhe ose shpime në trup.

Një çështje tjetër për t’u marrë parasysh është modestia. Bibla na mëson të vishemi në mënyrë modeste (1 Timoteut 2:9). Një aspekt i të veshurit në mënyrë modeste është të sigurohemi që të gjitha zonat që duhen mbuluar me rroba, të jenë mbuluar aq sa’ç duhet.

Megjithatë, kuptimi kryesor i modestisë nuk është të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve. Njerëzit që vishen në mënyrë modeste, vishen në një mënyrë të tillë që nuk u tërheq vëmendjen e të tjerëve. Tatuazhet dhe shpimet në trup në shumicën e rasteve tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Në këtë kuptim, tatuazhet dhe shpimet në trup nuk janë diçka modeste.

Një princip i rëndësishëm i Shkrimeve që ka të bëjë me çështjet për të cilat Bibla nuk flet në mënyrë specifike, është të shqyrtojme nëse Zoti do të kënaqej me atë gjë apo jo. Nëse kemi dyshime në lidhje me këtë, atëhere do të ishte më mirë të mos përziheshim në atë lloj akriviteti.

“... dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat” (Romakëve 14:23). Ne duhet të mos harrojnë se trupat tanë, ashtu si edhe shpirtrat tanë, janë shpëtuar dhe i përkasin Perëndisë. Edhe pse 1 Korintasve 6:19-20 nuk flet në mënyrë direkte për tatuazhet dhe shpimet në trup, aty gjejme një prinicp: “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë”.

Kjo e vërtetë e madhe duhet të manifestohet edhe në atë që bëjmë dhe se ku shkojmë me trupat tanë.

Nëse trupat tanë i përkasin Perëndisë, duhet të jemi të sigurt se kemi “lejën” e Tij para se “të lemë shënja” në të, më tatuazhe dhe shpime.


Tatuazhet dhe Pircing-u

Tatuazhet dhe Piercing-u dhe , janë përdorur vazhdimisht nga kultura të ndryshme. Në kohët e lashta, për disa popuj tatuazhet shërbenin si hajmali kundër shpirtrave të këqinj dhe rreziqeve. Disa të tjerë i përdornin për kurimin e sëmundjeve.

Në shoqëritë tribale, piercing dhe tatuazhet përdoreshin si shenjë hierarkie, për të përcaktuar rangun në të cilin bënin pjesë anëtarë të ndryshëm të një tribuje.

Shenjat, materiali dhe pozicionimi i tatuazheve, janë karakteristika të cilat identifikojnë secilin klan. Madje dhe martesat midis të rinjve duhet të kryheshin vetëm me anëtarët, të cilët mbanin shenjat e klanit tjetër.

Egjiptianët e kanë filluar këtë traditë që nga vitet 4000-2000 para erës sonë. Detarët europianë, të cilët udhëtonin drejt Ishujve të Polinezisë, janë impresionuar nga tatuazhet që mbanin gratë dhe burrat.

Duke filluar nga viti 400 para erës sonë, japonezët i përdornin tatuazhet jo vetëm si ornamente dhe objekte që lidheshin me besimin fetar, por dhe si mjete për identifikimin dhe ndëshkimin e kriminelëve. Në fund të shekullit të XIX, tatuazhi u përhap gjerësisht në familjen mbretërore në Angli dhe në shtete të tjera.

Ashtu si tatuazhi edhe piercing ka një histori më vete. Ai është përdorur shpesh në radhët e familjeve mbretërore, nga ushtarët romakë dhe faraonët egjiptianë, si shenjë guximi dhe burrërie.

Në kulturën orientale, koncepti i tatuazheve pothuajse nuk pranohej, për shkak të kristianizmit. Ndërsa para disa viteve, tatuazhet konsideroheshin si forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore, dhe ishin karakteristikë e një kategorie të caktuar njerëzish si ushtarë, kriminelë, anëtarë bandash, ditët e sotme ato po përdoren nga të gjithë njerëzit, dhe shihen si një fenomen modern, që po përhapet me ritme të shpejta sidomos në radhët e të rinjve.

Vite më parë, për pikturimin e tatuazheve përdorej kënaja, e cila konsiderohej nga specialistët si mjeti më i sigurtë. Ditët e sotme përveç kënasë kanë hyrë në përdorim dhe materiale të tjera. Përsa i përket kohëzgjatjes së tatuazheve ende ekzistojnë probleme.

Dëshirat momentale, i detyrojnë shpesh të rinjtë të bëjnë tatuazhe të përkohshme, por ka patur raste që efekti i këtyre tatuazheve ka zgjatur më tepër se disa muaj, ndryshe nga ç’mund të kenë premtuar tatuatorët. Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, numri i të rinjve, të cilët kanë dëshirë të ndërmarrin inisiativa të tilla me trupin e tyre, sa vjen dhe rritet.

Dhe kjo për faktin se tatuazhi tashmë është kthyer në kulturë, e cila ka shpërthyer sidomos pasi personazhe të njohur të Hollivudit kanë eksperimentuar këto praktika. Ashtu si tendencat e veshjeve, parfumeve dhe flokëve, të cilat ndryshojnë çdo vit, tatuazhet dhe piercing përbëjnë tendencën e radhës, ku çdo sezon shfaqen modelet e reja që duhen ndjekur.

Tendencat në Shqipëri

Në Shqipëri moda e tatuazheve dhe piercing është përhapur në masë kryesisht pas viteve 90’. Disa zona të vendit, kanë patur traditë t’i vinin vath fëmijëve të porsalindur, në mënyrë që ata të kishin jetë të gjatë. Nga ana tjetër, djemtë kur shkonin ushtarë bënin tatuazhe. Kjo ishte shenjë e burrërisë së tyre.

Tashmë vathët dhe tatuazhet nuk përdoren më për të treguar burrëri dhe jetëgjatësi. Fillimisht, në vendin tonë, kjo tendencë e re shihej me sy të keq dhe shpesh paragjykohej, por me kalimin e kohës, ajo u kthye në një modë, e cila nuk i bën më përshtypje askujt. Një pjesë e të rinjve shprehen se nëpërmjet tatuazheve përcjellin pjesë të karakterit të tyre: butësi, patriotizëm, romanticitet.

Të pyetur rreth grupmoshave që preferojnë tatuazhet dhe piercing, tatuatorët shprehen se pjesa më e madhe i përkasin moshave nga 18 deri në 28 vjeç. Fillimisht, tatuazhet që zgjidheshin më tepër ishin gjarpërinjtë, shpatat, luanët që tregonin agresivitetin dhe shpërthimin e rinisë shqiptare.

Sot gjithçka ka ndryshuar. Ndërsa më parë, ishin kryesisht djemtë rebelë ata që bënin më tepër tatuazhe, sot po rritet përherë e më tepër numri i femrave, të cilat kanë dëshirë të eksperimentojnë me trupin e tyre, duke ndjekur tendencat e fundit të tatuazheve dhe piercing.

I pyetur nëse ishte penduar për tatuazhin që kishte bërë në trup kur ishte i ri, Arditi u përgjigj: “Të them të drejtën po. Kur vendosa të bëja tatuazhin isha 20 vjeç. Sapo kishte shpërthyer moda e tatuazhit dhe si shumë të rinj dhe unë u tundova nga kjo risi. Ishte një vendim që e mora sa hap e mbyll sytë dhe kur e mendoj tani, më vjen të qesh. Kur je i ri dëshiron të provosh gjithçka që të ofron koha, po me kalimin e viteve fillon të kuptosh rëndësinë e dëshirave rinore.

Ai tatuazh që dukej aq i bukur atëherë tani duket si një njollë e zbehur në lëkurë, të cilën mundohem ta fsheh në çdo moment. Sot shoh të rinjtë që entuziazmohen nga ideja e të pasurit një tatuazh. Sikur të kthehesha mbrapa në kohë, nuk do të bëja të njëjtin gabim, sepse për mua realisht është një gabim, sidomos kur bëhet në vend të dukshëm.

Ka patur raste që tatuazhi më ka vështirësuar dhe gjetjen e një vendi pune, sepse më shihnin me sy tjetër, sidomos në vende, ku duhet të paraqitesh sa më serioz. Përveç kësaj ekziston dhe rreziku i infektimit të tatuazhit, kështu që çdo i ri ose e re duhet të mendohet mirë përpara se të marr një vendim të tillë”.

Evropa e shqetësuar për “modën” e tatuazheve

Në Europë, moda e tatuazheve dhe piercing sa vjen dhe rritet dhe bashkë me të dhe shqetësimi lidhur me rreziqet që lindin si rezultat i këtyre praktikave. Megjithatë, informacionet mbi strukturën kimike, natyrën dhe profilin toksikologjik të një game të gjerë pigmentesh që përdoren për tatuazhet, janë akoma të pamjaftueshme. Si rezultat, Komisioni Europian po angazhohet përherë e më tepër në mbledhjen dhe analizën e të dhënave të nevojshme, për të krijuar një ide më të qartë mbi “panoramën e rreziqeve”.

Kur kushtet higjenike lihen pas dore, tatuazhet dhe piercing mund të kthehen në shkaktarët kryesorë të një sërë sëmundjeve si hepatiti, infeksionet bakteriale dhe mykotike, alergji të ndryshme si urtikaria dhe irritimet e lëkurës, plagë të dëmshme si lebra dhe sëmundje më të rënda.

Përsa i përket rreziqeve që lidhen me piercing, hetimet e fundit të ndërmarra në Bruksel kanë evidentuar, shkatërrimin e kërcit të hundës dhe veshit. Edhe në rastin kur pajisjet që përdoren janë sterile, shpimi mbetet një plagë e vogël, e cila nëse nuk mbahet pastër, mund të infektohet dhe skuqet.

Studimi i Komisionit Europian, ka identifikuar substanca dhe materiale, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme, dhe rekomandon përdorimin e paisjeve të pastra, të sigurta dhe sterile. Objektivi i këtij studimi, është paralajmërimi i të rinjve mbi rreziqet që kanosen nga kjo modë. “Nëse njerëzit dëshirojnë të bëjnë tatuazhe ose piercing, duhet të kërkojnë nga tatuatorët kushte të përshtatshme higjenike”.

Rreziqet e tatuazhit dhe piercing-ut

Të gjithë e dimë se për të bërë një tatuazh ose piercing mjaftojnë vetëm pak minuta. Tatuazhi nuk është gjë tjetër veçse një shenjë e përhershme ose skicim, me pigmente të cilat injektohen mbi shtresën sipërfaqësore të lëkurës suaj. Arti i tatuazhit, përfshin çarjen e një prej barrierave kryesore mbrojtëse të trupit tuaj lëkurës.

Kjo nënkupton se prirjet për infektimin dhe reaksionet e lëkurës, rriten përherë e më shumë. Ndër rreziqet specifike mund të përmendim:
Sëmundjet që transmetohen me anë të gjakut

Nëse pajisja që përdoret për tatuazh është e ndotur me gjakun e një personi të infektuar, ju mund të prekeni nga disa sëmundje midis të cilave hepatiti C, hepatiti B, tuberkulozi dhe

SIDA

Çrregullime dhe infeksione të lëkurës
Ekzistojnë infeksione, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve dhe mund të shkaktojnë pneumoni, infeksione në sistemin e qarkullimit të gjakut, si dhe nekrozën e indeve lidhëse të muskujve.

Alergjitë

Tatuazhet me ngjyrë, veçanërisht ngjyra e kuqe mund të shkaktojë alergji të lëkurës, si dhe të kruajtura në zonën e tatuazhit. Madje kjo mund të ndodhë dhe shumë vite pasi keni bërë tatuazhin.

Ndërlikimi i rezonancës magnetike të imazhit

Gjatë ekzaminimit të rezonancës magnetike të imazhit, mund të shkaktohet djegia e zonës së tatuazhit. Kjo është karakteristike kryesisht për tatuazhet që bëhen në vetull, ose afër syrit. Pigmentet që përdoren mund të ndikojnë në cilësinë e shikimit.

Heqja e tatuazhit

Problemi me tatuazhet, ndryshe nga veshjet, qëndron në faktin se tatuazhet nuk mund të hiqen dhe të flaken kur mërziteni me to. Ato dizenjohen për të qënë të përhershëm, dhe nëse vendosni të shpëtoni njëherë e mirë prej tyre, duhet të mendoheni mirë pasi shpenzimet dhe dhimbjet nuk janë të pakta.

Problemi kryesor me tatuazhet qëndron te pakënaqësia. Disa tatuazhe zbehen nëse tatuatori e injekton ngjyrën shumë thellë në lëkurë. Në shumicën e rasteve, njerëzit mërziten pas disa viteve dhe fillojnë të mendojnë se tatuazhi nuk përshtatet me imazhin e tyre. Me piercing-un ndodh ndryshe pasi shenjat mund të zhduken më lehtë.

Disa nga metodat që përdoren për heqjen e tatuazheve janë: Rrezet lazer

Kjo është metoda më efektive për të reduktuar pamjen e tatuazhit. Gjatë një viti mund të nevojiten rreth 12 seanca me rreze lazer megjithatë ndodh që ky trajtim nuk e eliminon plotësisht tatuazhin.

Operacionet kirurgjikale

Kirurgu mund të presë zonën në të cilën ndodhet tatuazhi dhe më pas të bëjë qepjen e lëkurës. Rreziku i kësaj metode është shenja qe ngelet në trup.

Trego tatuazhin që ke, të të them ç’karakter ke

Gjarpri
Simbol mbrojtjeje. Shpreh dëshirën për përjetësi dhe rinovim

Trëndafili
Simbol i dashurisë dhe shprehjes së personalitetit. Shpreh dëshirë romantike.

Dielli
Simbol i ngrohtësisë dhe progresit. Shpreh dëshirën për të vërtetën.

Zemra
Simbol i dashurisë dhe pasionit.

Sirena
Simbolizon altruizmin dhe sakrificën për dashurinë.

Spiranca
Simbol i stabilitetit, sigurisë dhe traditës.

Hëna
Ylli i të dashuruarve dhe poetëve. Shpreh feminilitet, mister.

Lulet
Mishërimi i natyrës dhe simbol i ciklit të lindjes, jetës, vdekjes dhe rilindjes.

Ngjyrat

Tatuazhi i zi nënkupton nevojën për t’u afirmuar dhe për të shprehur me ngulm dëshirat dhe personalitetin tënd.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Simbolika ne Tatuazh Empty Re: Simbolika ne Tatuazh 1/8/2011, 21:38

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
booooooooooooo sa i gjat ky shkrimi mo eeeeeeeeeee

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

3Simbolika ne Tatuazh Empty Re: Simbolika ne Tatuazh 1/8/2011, 21:39

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ahhaha he u lodhe duke e lexuar ti?

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Simbolika ne Tatuazh Empty Re: Simbolika ne Tatuazh 7/4/2013, 12:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
o zot tatuazhet sa i adhuroj do e bej nje vdes ta bej nje tatuazh

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons