Numri 13 është në qendër të shumë supersticioneve.
Termi teknik për të përshkruar frikën nga numri 13 është triskaidekafobi, dhe për frikën e së premtes së 13 paraskevidekatriafobi. Për disa njerëz numri 13 mund të sjellin lumturinë.
Shumë efekteve të ndryshme në numri 13 e rrethojnë boten, fetare, historike ose matematikore.
Në religjionin e krishterë , shifra 13 është një simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar që solli Jezusin para vdekjes me kryqëzim, shifra 13 u shoqëruar me dhimbje dhe vuajtje e Jezusit. Për të krishterët, 13 i referohet Judas në darkë.
Fobia nga numri 13 mund të vij nga antikitetit.
Në shekullin e katërt para Krishtit Philip II i Maqedonisë, kishte idenë që në statujën e tij të i shtoi 12 zotat. Për fat të keq të tij, ai u vra menjëherë pas kësaj.
Shkronja e trembëdhjetë e alfabetit hebre, lidhet me vdekjen.
Në tarot, e nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur.Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindje.
Kalendarët maja dhe aztekë përmbanin njëzet muaj dhe trembëdhjetë ditë.
Në Babiloni në muajin e 13-të të vitit të brishtë shaqej një korb kobsjellës.
Trembëdhjeta vjen pas numrit dymbëdhjetë, numri simbolizon arritje dhe përfundimin e ciklit në mitologjinë e krishterë, ku ai është një numër i "shenjtë".
Ka 12 muaj në vit, 12 orë në ditë dhe 12 në natë, ka 12 shenja të zodiakut, 12 zotat në Olimp, 12 punimet e Herculesit, 12 fiset e Izraelit dhe 12 Apostujt e Jezusit.
Numri është i ndashëm me 2, 3, 4 ose 6 ndërsa 13 është i ndashëm me vetëm 1 ose vetëm nga vetë ai.
Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon një evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.
13 E Premte
Zanafilla e paragjykimit mund të vijë nga një legjendë nordike.
Të Premten ishte emri i Frigga-se, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë.
Kur nordiket dhe fiset gjermanike janë konvertuar në krishtërimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrigë.
Që atëherë, çdo të premte, perëndesha plotë pakënaqësi mbledh njëmbëdhjetë shtriganët dhe djallin (pra, ata janë trembëdhjetë!) për bërë komplote keqadashëse gjatë javës në vijim.
Dihet që në antikitet, e premtja ishte një ditë kushtuar perëndeshë së dashurisë, që ajo është quajtur Afërditë, Venus apo Frigga.
Kjo ditë janë konsideruar më të gëzueshmet e javës. Për më tepër, edhe sot, e premtja duket të jetë një ditë me fat për disa popuj dhe komunitete fetare.
Sipas disa studiues biblik, një të premte Adami dhe Eva kanë kafshuar mollën e ndaluar.
Të jesh i 13 në tryezë njofton zhdukjen një prej të ftuarve të pranishëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të gjeni dhomë hoteli nr 13, sepse ajo nuk ekziston.
Indianët e Meksikë e shohin në numrin 13 shenjën e kohës .
Në traditën çifute, 13 është i lidhur me metamorfozë, si simbol i fatit. Kështu, shpesh është konsideruar si një numër fatsjellës
Misteri i numrit 13 !
Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit.
E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”.
Edhe në Rusi, numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.
Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit. Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.
Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.
Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.
Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.
Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes.
Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.
Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.
Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale, të cilat përsëriteshin 13 herë rresht.
Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14 i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë.
Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera.
Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre.
Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta, William Fowler vendosi që të krijonte një klub, anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.
Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.
Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.
Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.
Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.
Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza. Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.
Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd.
Frika dhe mallkimi i 13-ës
Zanafilla e kësaj fobie që vazhdon ende sot, i ka rrënjët shumë të hershme
Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit. E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë.
Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është "e mallkuar". Edhe në Rusi, numri mendohet se ka lidhje me djallin.
Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13. Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.
Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave. Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.
Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga. Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë.
Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913, 700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.
Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari. Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si "të mbrapshtë" është se letra e 13 e Taroteve është letra e vdekjes.
Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.
Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: "Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive" dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18, numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.
Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë, kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale, të cilat përsëriteshin 13 herë rresht. Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.
Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë. Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera. Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik.
Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre. Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë.
Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta, William Fowler vendosi që të krijonte një klub, anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.
Darka e tyre e parë u organizua në hotelin "Knickerbocker", të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të besëtytnive e supersticioneve të kohës.
Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm. Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.
Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: "Nos Morituri Te Salutamus" ("Ne të vdekshmit të përshëndesim"). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.
Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.
Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza. Në vitin 1887, klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.
Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit.
Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavend.