Mauritius është një ndër ishujt më të largët të Afrikës në Oqeanin Indian. Ky ishull gjendet në anën lindore të ishullit afrikanë Madagaskar. Sipërfaqja e përgjithshme e ishullit Mauritius është 2.040 km2 duke llogaritur Ishujt Agalega, Kargados Karajos Shoals-in dhe Rodrigezin prej së cilës sipërfaqe 10 km2 janë ujë.
Ishulli Mauritius shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 17 J, 57 33 L. Ishulli Mauritius ka një vijë bregdetare 177 km dhe nuk ka ndonjë fqinjë për të ndarë kufirin tokësor. Klima në Mauritius është tropikale e ndikuar nga fryma kalimtare juglindore. Sezoni i thatësisë në dimër fillon në muajin maj dhe përfundon në nëntor nga ku fillojnë reshjet që zgjasin gjatë sezonit veror deri në maj.
Relievi i Mauritius-it, rripi i ngushtë bregdetarë vazhdon në male të parregullta që e rrethojnë rrafshnaltën në pjesën qendrore. Pika më e ultë e relievit 0 metra është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 828 metrave në majën Piton