Forumi Kuq E Zi
A mësohet vërtet nga gabimet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A mësohet vërtet nga gabimet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A mësohet vërtet nga gabimet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A mësohet vërtet nga gabimet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Angel

Angel
Princeshe
Princeshe
A mësohet vërtet nga gabimet Miqesia1-1369405016

Fjala e urtë popullore thotë: “Mësohet nga gabimet”. A është kjo vërtet kështu? A keni mësuar nga secili gabim diçka apo i keni përsëritur gabimet e njëjta?
Po ashtu është edhe një fjalë e urtë popullore e cila thotë: “Budallenjtë mësojnë nga gabimet e veta, ndërsa të mençurit nga gabimet e të tjerëve”. Por, t’i lëmë anash këto fjalë popullore dhe të merremi me çështjen, se a mëson njeriu vërtet nga gabimet, pa marrë parasysh a janë ato të tijat apo gabime të huaja?
- Si të mësoni nga gabimet?: Askush nuk dëshiron të bëjë gabime, por është e sigurt se herë pas here e bëjmë ndonjë të tillë, edhe përkundër që mundohemi të jemi perfekt. Gabimet duhet t’i merrni si njërën nga mënyrat që ndikojnë që të bëhemi person më i mirë, që të ndryshojmë dhe të rritemi. Pas gabimit është e rëndësishme që t’u brejë ndërgjegjja dhe pendimi. Ja çka duhet të bëni nëse keni bërë ndonjë gabim:
- Flisni: Nëse keni bërë gabim me ndonjë person të caktuar më së miri është që të rrëfeheni. Në kohët e sotme shumë njerëz rrallë flasin, dhe gjithnjë e më shumë sillen si “të mëdhenj” dhe që veprimet e tyre duhet t’i tolerojmë. Por, kërkim-falja është shumë e rëndësishme. Nëse pala tjetër nuk e pranon, së paku e dini se jeni përpjekur ta përmirësoni gabimin dhe kështu më lehtë do të vazhdoni tutje. Por, mos e lëshoni shumë poshtë veten me rastin e kërkim-faljes, ruani dinjitetin tuaj.
- Mos jeni perfeksionist: Nëse shumë mendoni për atë se nuk gaboni dhe frikësoheni nga gabimet, shumicën e jetës nuk do të bëni asgjë, dhe jeta do të kalojë pa u hetuar. Sa më shumë e jetojmë jetën aq më të mëdha janë mundësitë që të bëjmë gabime, por çka ka gjë më të bukur se sa të jetuarit e jetës si duhet? Nëse mbylleni në “guacën” tuaj, nuk do të gaboni, por nuk do të jetoni.
- Mos u justifikoni: Kur gabojmë jemi të prirë që të flasim shumë dhe të kërkojmë falje. Po ashtu, jemi të prirë t’i akuzojmë të tjerët për diçka që vetë kemi gabuar. Për shembull: “Po, e kam marrë njësh, pasi nuk kam arritur të mësoj pasi që një shok më ka thirrur tërë ditën që të shkojmë të luajmë futboll!” Kur të gabojmë më së miri është që thjesht ta pranojmë: “Po, kam gabuar!” Aq pak, aq e thjeshtë, aq e sinqertë dhe aq njerëzore. Asgjë tjetër nuk është e nevojshme.
- Kuptojeni se pse keni gabuar: Që të mos i përsërisim vazhdimisht gabimet e njëjta, më së miri është ta kuptojmë se pse i përsërisim. Për shembull, nëse e keni shprehi t’i lëndoni me fjalë njerëzit dhe për këtë shpesh jeni vetëm, herën tjetër mendoni para se të thoni diçka. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta thoni të vërtetë, por ekziston mënyra e mirë dhe e keqe për këtë gjë, përkatësisht diçka që quhet “të kesh takt”.
- Gabimet na rrisin: Gabimet janë të lidhura ngushtë me rrezikun dhe me përgjegjësinë dhe për këtë janë shumë të rëndësishme nëse dëshirojmë të arrijmë diçka. Në gabime duhet të shikojmë si në shkallë, pra të ecim mbi to derisa mos ta arrijmë qëllimin e përcaktuar. Ndonjëherë notat më të mira në shkollë, ndërsa ndonjëherë raporti më i mirë ndaj rrethinës, ndikojnë në krijimin e optimizmit dhe miqësisë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kam Diqka Tmir Qe Tnjejtin Gabim Se Bej Dy Her..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons