Forumi Kuq E Zi
Dashuria ..Ndjenje apo Biznes. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria ..Ndjenje apo Biznes. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dashuria ..Ndjenje apo Biznes. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria ..Ndjenje apo Biznes. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Që nga kohërat e lashta e deri më sot janë dhënë me mijëra e mijëra mendime, definicione e hipoteza se q`është dashuria. Janë dhënë këto nga poetë, nga filozofë, psikologë , njerëz të fesë, njerëz të thjeshtë e deri edhe nga barinj delesh që nuk dinin shkrim as lexim. Do përqendrohemi këtu tek dashuria mes qiftit. Jemi dëshmitarë të lloj-lloj historirash dashurie të dëgjuara, që nga dashuria mes Penelopës dhe Odiseut, Romeos e Zhulietës, Talatit e Fitnetes e deri tek qindra e qindra historia tjera, kurrë të shkruara e papublikuara por që përbënin një poemë në vete. Secila e ngjashme dhe në të njejtën kohë secila e ndryshme nga tjetra.
Siç tregojnë faktet në kohrat e gjeneratave paraardhëse kur një i ri , femër apo mashkull, dashurohej dhe besatohej, ishin shumë të rralla rastet kur njëri nga qifti tërhiqej apo thjeshtë tradhtonte lidhjen. Dashuria e tyre nuk ftohej dhe vazhdonte deri në vdekje edhe para presioneve dhe kërcënimeve të rrethit, i cili në shumicën e këtyre rasteve nuk lejonte kurorëzimin me martesë të këtyre lidhjeve.
Por a mund të themi se të njëjtat gjëra ndodhin edhe sot .
Dyshoj shumë, për të mos thënë me siguri të plotë, absolutisht jo .
Dashuria sipas një filozofi është ajo ndjenjë kur njeriu e sheh lumturinë e tjetrit dhe moslëndimin e tij si gjënë më thelbësore në jetë. Por kjo fatkeqësisht është pakë e vështirë për tu arritur në kohërat tona dinamike dhe tepër moderne .
Një zotëri, djalë i ri, pakë mbi të njëzetat, më tregonte për të dashurën e tij të bukur , për fjalët e ëmbla që ajo ia kishte thënë , për orën që ia kishte dhuruar për ditëlindje etj. etj. por sipas tij martesa me të ishte e pamundur sepse ajo ishte vetëm një infermiere e thjeshtë, ndërsa vajza që ia kishin gjetur të afërmit e tij , e që ky kurrë se kishte pare , kishte status të rregulluar në një shtet të perëndimit. – Eh more shok më thoshte ai ,- po e siguroj jetën e jeta njëherë jetohet.- Pra për të , jeta më e mire peshonte më shumë se ndershmëria dhe fjala e dhënë. Për të dashuria ishte një urë që të qonte në perëndim .
Edhe zonjusha nga Prizreni që jetonte në perëndim, kishte hapur fjalën se donte të njihej me një djalë që jetonte në Kosovë. Erdhi u njoftua me një, e pëlqeu dhe shpallën fejesën. Por kur u kthye sërish në perëndim kishte gjetur atje një magnet që tërheq më shumë dhe pa një pa dy këtij ,,kosovarit” ia dha ,,rrausin”.
Çdo medalje ka dy anë, ndonëse njëra mund të jetë më e ilustruar se tjetra. Siç duket Zoti me ligjet e tij perfektë ka vendosur se kur s`do të ketë njerëz të mire toka s`do t`i mbajë më ata. Prandaj njerëz të mire dhe dashuri të mirëfillta ekzistojnë edhe sot. Goni miku im 21 vjeçar deri sapo shëtiste me veturë rrugëve të Gjermanisë, përpara i doli një drenushë, zemra e tij e bardhë duke mos dashur që ta shtypte tentoi t`i shmangej dhe vetura e tij u përplas për bregu si pasojë e të cilës ai mbeti i paralizuar . E dashura e tij me një bukuri përrallore për asnjë moment nuk e braktisi dhe për here, tash e dy vjet i gjendet afër dhe i premton se ai do të jetë mashkulli i vetëm në jetën e saj. Ajo pra thjeshtë dashuron me zemër dhe i përmbahet asaj që thuhet në librat e shenjtë se qifti duhet ta duan njëri-tjetrin në kohërat e begatshme dhe të vështira, në pasuri dhe në varfëri në sëmundje dhe në shëndet.
Vërtet mirësia ekziston dhe lavdi Zotit për këtë . Por megjithatë ne shohim çdo ditë se si të rinjtë tanë harrojnë aq lehtë premtimet e bëra me aq zjarr e përkushtim. Sot më besa e dhënë nuk të ngjallë, ajo është veç një përrallë nga e kaluara e largët. Ne shohim sot se si djemtë tanë të rijnë martohen dhe jetojnë me plaka të huaja vetëm për të fituar të drejtë lejeqëndrimi në një vend perëndimor. Ne shohim sot vajzat tona se si shëtisin me burra të martuar e të shtyrë në moshë e pranojnë prej këtyre ,,babalokëve “ biznesmen rroba e parfume të shtrenjta.
Ndoshta është e vërtetë thënia se ,,aty ku nuk ka çmenduri nuk ka dashuri” por sidoqoftë secili nga ne duke i pare këto gjëra i lind e drejta të pyes: ç`është dashuria sot – ndjenjë apo biznes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
ndjenje dhe biznes ne te njejten kohe

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Vizitor

Anonymous
Vizitor
per mua ndjenje,,,pastaj varet si e kupton c dokush

Vizitor

Anonymous
Vizitor
per ata qe se kan paren por e per ata qe e kan paren biznes sepse njera pale merr dike per paret e tjetra pale ofron paret qe te kete ate me shume ndodh kjo sot pra anon nga biznesi se kohe te tilla kan erdh fatkeqesisht sesa si ndjenje

Vizitor

Anonymous
Vizitor
ndjenje

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ca e kan ndjenj ca e kan biznes

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
te besh biznes me dashurine, nuk te zgjidh shume gjera ne jete, imagjino pastaj me te falimentu dhe ky lloj biznesi...

luani

luani
Administrator
Administrator
Dashuria eshte ndjenje.
Sapo ajo te kthehet ne bisnes nuk eshte me dashuri, quhet tregti...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons