Partia neonaziste e “Agimit të Artë” në Greqi, ka frikësuar jo vetëm një pjesë të madhe të politikës dhe popullit grek, por edhe të mbarë botës!
Ditët e fundit agjencia e lajmeve australiane me anë të emisionit të saj Dateline dhe në bashkëpunim me kolosin e mediave në rang botërorë SBS, i dedikuan një emision të posaçëm kësaj force naziste e cila po rritet dita-ditës me rimte të shpejta dhe alarmante.
Në analizimin e situatës dhe të shkaqeve që çuan dhe vijojnë të rrisin mbështetësit e kësaj force ekstremiste, specialistët dhe gazetari i njohur Evan Williams theksuan shqetësimin e tyre dhe devijimin që mund të marrë kjo forcë politike ekstremiste nga mungesa e përvojës dhe agresivitetit që ata kultivojnë duke u implikuar direkt në antisemitizëm, racizëm dh në vrasjet e dhjetëra emigrantëve muajt e fundit.
Nga ana tjetër, njëri nga deputete më të “rrezikshëm” të kësaj partie Panagiotaros, shprehet hapur se misioni i “Agimit të Artë” është të plotësoj boshllëqet e “duhura” për shkak të rrënimit të shtetit dhe të institucioneve të tij!
Ndërkohë i prononcuar në emisionin Dateline të gazetarit Evans Williams deputeti neonazist Ilias Panagiotaros u shpreh: “Partia e “Agimit të Artë”, aspiron të kthehet në Hezbullah, ashtu siç ajo funksionon në Liban. Duhet të kthehemi në qeveri të dytë, për në interes të “popullit” grek”.