I shokuar opinioni francez nga fundi tragjik i një gruaje e cila po kryente marshim në këmbë në Pyrenees në Francën jugore në kufi me Spanjën.
Gruaja 52-vjeçare ra nga një lartësi prej 30 m në një greminë ku dhe humbi jetën, por më e keqja e historisë ishte pikërisht pasi ajo humbi jetën dhe dergjej e vdekur në greminë. Një tufë korbash, praktikuan planin e tyre, ku brenda 45 minutash “shkrinë” trupin e gruas së pafat duke lënë vetëm kockat, rrobat dhe këpucët e saj. Koha ishte as e kufizuar, saqë korbat nuk lanë hapësirë për ekipet e shpëtimit të cilët ishin njoftuar dhe po mbërrinin aty me helikopter.
Ngjarja tragjike e 52-vjeçares, përbëri shkas që të gjithë banorët e zonës të ngrihen në revoltë për shkak të shtimit alarmantë të korbave që janë shpallur specie të mbrojtura.
Ngjarja u pasqyra nga mediat më të mëdha të botës, siç Daily Mail, Independent, BBC, CNN, Reuters etj.
Por të dhënat më shokuese i solli agjencia franceze Nouvel Observatuer, ku njoftoi se shpendët në fjalë, sipas specialistëve të fushës kanë filluar të tregojnë shenja agresiviteti ku janë shënuar dhe disa denoncime se janë vënë re fluturime të këtyre shpendëve mbi fëmijë të vegjël, me krahët e tyre të arrijnë në 2.5 metra.