Ka nisur numërimi mbrapsht drejt arritjes së 50 miliardë aplikacioneve të shkarkuara nga App Store i “Apple”.
“Nuk do të kishte ndodhur kurrë pa ju. Për këtë arsye ju falenderojmë”, shkruan kolosi i teknologjisë në faqen zyrtare të internetit, me rastin e rekordit historik.
Për momenti matësi i ndërmarrjes po ecën me ritme të shpejta përpara, por duhen ende 500 mijë aplikacione për të arritur rekordin.
Rekordi i mëparshëm i arritur nga dyqani online i kompanisë së themeluar nga Steve Jobs me 40 miliardë aplikacione të shkarkuara ishte vetëm pak muaj më parë, ndërsa në fillim të janarit regjistri elektronik arriti kuotën e 500 milionëve.
Dyqani është i pranishëm në 155 vende të botës. Përveç kartës dhuratë prej 10 mijë dollarë, kush shkarkon një nga 50 aplikacionet e mëtejshme pas download-it “historik” do të mund të fitojë një tjetër kartë dhuratë prej 500 dollarësh.