Tre vajzat e mbajtura peng për 10 vjet kanë mundur të shpëtojnë, pasi njëra prej tyre arriti më në fund të arratiset.
Shtëpia ku mbaheshin peng tre femrat është bërë publike për mediat menjherë pasi u bë edhe arrestimi i 3 burrave rrëmbyes.
Makthi për tre femrat ka mbaruar kur njëra prej tyre, Amanda Berry, e rrëmbyer 10 vjet më parë. kur ishte vetëm 16 vjeç, ka arritur të arratiset nga shtëpia, me ndihmën e një kalimtari dhe ka lajmëruar policinë.