Turqi- Prototipe të anijeve zbarkuese, të cilat janë disa herë më të shpejta se ato që janë prodhuar deri më sot, duke arritur një shpejtësi deri në 18 milje, ka mundur të ndërtojë inxhinieria ushtarake turke.
Por, një gazetari i kanalit televiziv CNN Turk, i cili po realizonte këtë reportazh, kur anija që po bënte provën gjenerale të saj, e ngarkuar me tanke, ishte gati për aksion, tha: ndaj kujt do të përdoret gjithë ky investim ushtarak?.
Siç prononcohet kapiteni turk, anija “disponon sisteme të sofistikuara mbrojtjeje, me të cilat mund të diktojë dhe të përballojë gjithçka që përbën rrezik për të”.
“Nuk përjashtohen këtu aeroplanët, helikopterët dhe anije të tjera. Që të jetë e pranueshme si e suksesshme, një anije zbarkuese duhet të ketë aftësi dhe rezultat që të zbarkojë në të njëjtën kohë një numër të madh ushtarësh, autoblindash, tankesh dhe municionesh”, transmeton SHO.
Një nga karakteristikat e këtyre anijeve të prodhuara në Turqi, është se përveç peshës orej 1150 ton, ajo mund të arrijë shumë pranë në breg, gjë që më herët ishte e vështirë për t’u arritur.
Anija është e gjatë gati 300 metra dhe mund të mbajë deri në 7 tanke dhe 270 marinsa. Madje, mund të lundrojë në breg deri në një metër ujë thellësi.