Një biznesmen arriti të shpëtonte gjallë nga një zjarr që kishte përfshirë banesën e tij, vetëm pasi macja shtëpiake e zgjoi nga gjumi në momentin vendimtar.
Siç dëshmoi për “Daily Mail”, Victor Bywater ndodhej duke fjetur në banesën e tij në Mançester, kur një qark i shkurtër ndezi një zjarr, i cili përfshiu menjëherë katin e parë të vilës së tij.
Në gjumë, Bywater nuk e kishte kuptuar se po i digjej shtëpia dhe ndërkohë kishte thithur një sasi të konsiderueshme tymi toksik.
Në këtë moment, macja e tij iu ngjit në shtrat dhe e çorri, duke e zgjuar.
50-vjeçari kuptoi në këtë moment se çfarë po ndodhte dhe arriti të largohej në kohë nga flakët. Në spital, ai u kurua për tymin e thithur, por arriti të mbijetonte.
Nuk pati të njëjtën fat "heroina" e vertete e kesaj ngjarje, macja, e cila pasi lajmëroi të zotin, nuk pati me kohe të shpëtonte për veten e saj.